Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
LEZHË– Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ka reaguar, lidhur me debatin e ashpër mes ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe inxhinierit, njëkohësisht drejtor i Urbanistikës në qarkun Lezhë, Nik Leka. Gjatë një interviste për Report Tv Ndreu tha se pallati për të cilin u zhvillua debate, është pikërisht pallati ku edhe vetë ai jeton dhe prej ditësh ka fjetur aty duke qenë se nuk mendon se është në gjendje të pabanueshme.
Ndreu deklaroi se deri më tani inxhinierët e bashkisë nuk e kanë nxjerrë të pabanueshëm pallatin në fjalë, ndërsa u shpreh se do të presë me gjakftohtësi rezultatet e vëzhgimit të inxhinierëve nga Tirana dhe nëse do jetë e nevojshme do të thërrasë edhe një grup ekspertësh të huaj.
“Jemi në një pallat që kemi që në mëngjes që e inspektojmë me një grup inxhienierësh nga Lezha. Kemi konstatuar disa probleme por duhet parë nga një grup i specializuar. Nuk ka vend për panik. Ka ardhur një ekip nga Tirana. Nesër do të vijë edhe një ekip i huaj. Po kontrollojmë të gjitha pallatet e Lezhës. Do kalojmë banesë për banesë. Jemi në një fazë teknike dhe po shikohet struktura e pallateve nëse ka nevojë për ndërhyrje. Nuk ka vend për panik tek pallati në fjalë por edhe në pallate të huaja. Duhet të jemi të rezervuar. Pallati ku jetoj unë. Unë këtu kam fjetur gjatë gjithë këtyre netëve. nuk ka vend për panik por ka nevojë për ekspertë më të specializuar. As edhe një banesë nuk do ngelet pa u inspektuar. Ne kemi filluar dhe do vazhdojmë deri në lagjen Besëlidhja ku dyshoj se ka probleme në pallatet e vjetra që nga tërmeti i ’79. Pallatet e reja nuk ka na kanë paraqitur probleme në konstrukt. Por janë probleme të riparueshme. Nuk është momenti i panikut. Një ekip më i specializuar duhet të vijë ta shohë. Nuk mund t’i themi banorëve që ky pallat është i pabanueshëm. Nëse do dikush të largohet mund t’i sigurojmë strehim që të qetësohet derisa ekipet e ekspertëve të japin një konkluzion. Janë 8 pallate që i kemi nxjerrë sot në Lezhë të pabanueshme që do mbikëqyren
Unë nuk kam pasur asnjë debat. Lleshaj ka ardhur. Ka qenë një komunikim i ministrit për të shuar panikun. Ai është përballur me grupin e banorëve në panik dhe në atë moment nuk e ka parë të arsyeshme të diskutohet ana teknike. Ministri ka pasur të drejtë. Nuk është momenti për të hapur panik. Nuk ka qenë momenti të bëhet panik. Edhe vetë do fle këtu dhe nuk mund të thuhet se sot duhet të dilni të gjithë. Ne i kemi thënë se nëse keni mundësi të shkoni tek të afërmit që të mos përfshiheni në panik. Frikë kam edhe unë, kanë edhe familjarët e mi por kjo nuk do të thotë se nuk do flemë nëpër shtëpia. Mes ankthit dhe gjykimeve duhet të ndahen gjërat. Duhet dhënë ai verdikt që duhet. Nuk është rasti të gjykojmë. Te pallati im jo, as te disa pallate të tjera. Ka qenë tërmet dhe duhet të jemi realistë se nuk janë hekura”, u shpreh Ndreu.
Ditën e sotme ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, ka pasur një debat me tone të ashpra me drejtorin e urbanistikës në Bashki, Nik Leka, sipas së cilit ka përhapur panik tek banorët pa qenë i sigurt për atë çka, flet lidhur me gjendjen e pallatit 12 katësh në Lezhë.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË-Presidenti Ilir Meta në një intervsitë për emisionin ‘Përballë” tha se është kundër demonizimit dhe çdo lloj censure ndaj medias, të cilën e ...
TIRANË– Kryetari i opozitës Lulzim Basha, dhe aleatët e koalicionit opozitar u takuan në mbrëmje për të diskutuar rreth situatës së rëndë të krijuar pas të...
TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta, në një moment kur vendi po vuan pasojat tragjike të tërmetit të 26 nëntorit ka vendosur ta shtyjë për një kohë të pa...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish ftesë kryeopozitarit Lulzim Basha për t’u ulur në dialog. Në një status në rrjetet sociale, Rama...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se dëshiron që kjo ‘qetësi politike’ të jetë e përhershme. Teksa është i ftuar në emisionon “Përballë” në R...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar, lidhur me përplasjen mes Lleshajt dhe inxhinierit Nik Leka gjatë inspektimit të një palla...
LEZHË– Një nga pallatet në qytetin e Lezhës ka pësuar dëmtime, por pas verifikimeve, ekspertët nuk kanë dalë në një përfundim konkret. Një pjesë thonë ësht...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se po nxitohet me shembjen e banesave dhe pallatave të dëmtuara.Në një intervistë për Report Tv, Basha bëri...
TIRANË– Lideri demokrat Lulzim Basha ishte sot për inspektim në zonën e Manzës, ku 5 pallate me nga 25 familje janë shpallur të pabanueshëm.Përmes një post...