LIVE UPDATES
Politike

Meta u del në krah gazetarëve: Boll censurës dhe demonizimit të medies

3 Dhjetor 2019, 21:33 Nga DOSJA
Meta u del në krah gazetarëve: Boll censurës dhe demonizimit

TIRANË-Presidenti Ilir Meta në një intervsitë për emisionin ‘Përballë” tha se është kundër demonizimit dhe çdo lloj censure ndaj medias, të cilën e ka falenderuar për punën e bërë veçanërisht për raportimin e pasojave të tërmetit me pasoja tragjike.

PJESË NGA INTERVISTA:

Gazetarja: Zoti Meta, për t’u kthyer sërish te situata e jashtëzakonshme e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Ju keni folur edhe për median, ju citoj ku shpreheni se vlerësoni punën e gazetarëve, por keni bërë thirrje që ky moment mos të përdoret për të shënjestruar median. Kujtoj se u ndaluan nga policia dy administratorë të një portali dhe një vajzë që shpërndau në rrjetin social një shkrim, që u konsiderua se përhapte panik. A keni një qëndrim për këtë?

Presidenti Ilir Meta: Mendoj se qëndrimi im ka qenë tepër korrekt. Nëse mediat nuk do të kishin raportuar që në fillim, mund t’ju them që edhe për mua si Presidenti i vendit, do të ishte e vështirë të isha ndërgjegjësuar për pasojat e tmerrshme të tërmetit.
Ka qenë raportimi i menjëhershëm i mediave për ndërtesat e shkatërruara, për njerëzit nën rrënoja, që ka ndikuar mjaft në sensibilizim. A ka pasur kjo një lloj paniku?

Padyshim, vetë tërmeti do të thotë panik në një farë mënyre, por pa raportimin e tyre të vazhdueshëm, të palodhshëm, kanë ndenjur me ditë, me net pafund, do të ishte e vështirë që edhe situata të ndiqej nga të gjithë me vëmendje dhe me shqetësim nga të gjithë.
Por edhe të gjithë institucionet të punonin me përgjegjësi, të ishin nën presionin e opinionit publik. A mund të ketë patur një teprim këtu apo aty? Kjo është gjë tjetër, por kjo nuk duhet të përdoret si pretekst për të demonizuar rolin e mediave që në tërësinë e vet për mendimin tim ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe më mirë të na mbajë media ne nën presion, që të bëjmë ne detyrat tona, sesa të mbajmë ne median nën presion në mënyrë që ato të mos raportojnë problemet apo shqetësimet që kanë qytetarët në terren.

Gazetarja: Ka patur komente se gjendja e jashtëzakonshme po përdoret për të goditur zëra kritikë ndaj qeverisë. A shikoni diçka të vërtetë në këtë drejtim?

Presidenti Ilir Meta: Unë mendoj se çdo zë kritik duhet dëgjuar me qëllim reflektimin dhe përmirësimin e gjithë këtij mekanizmi të funksionimit të përballimit të kësaj krize. Sepse është një krizë krejtësisht e re, me të cilën ne ndeshemi, sepse në 1979-n ka qenë një situatë tjetër, tjetër shtet, nuk ka patur media, ka patur vetëm një TVSH (Televizioni Publik Shqiptar), ndërsa tani jemi në një situatë krejtësisht të re.Nuk duhet të ecim në rrugën e censurës, por duhet të ecim në rrugën e bashkëpunimit me median dhe në rast se do të ketë informacione zyrtare periodike më të vazhdueshme, edhe për çdolloj media po themi dashakeqe, se do të ishte më e vështirë për të dhënë një lajm jo real, apo informacione jo të sakta. Pra, duhet ta shikojmë edhe nga transparenca nga pozicioni jonë. Sa më transparentë ne të jemi, aq edhe më mirë informohet opinioni dhe mediat detyrohet të gjitha të respektojnë këto standarde transparence.

Që prej goditjes nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 vetë, kryeministri Edi Rama ka nisur një ofensivë ndaj medias dhe gazetarëve. Rama sulmon mediat se po përhapin panik tek qytetarët për shkak të informacioneve të paverifikuara, duke kërkuar mbylljen e tyre. Deri më tani, AKEP mbylli domain-in e JOQ Albania, ndërkohë që jo më larg se dje, Dosja.al u bllokua nga kompania hostuese me kërkesë të Acromax Media. Edhe faqja kritike e meme-ve, Brryli Broadway është mbyllur, ndërkohë që nga policia u arrestua edhe Xhulja Aliaj, pasi publikoi një status të cilësuar ‘panikoz’ nga autoritetet.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta liria e medias rama sulmon mediat ilir meta liria e medias rama sulmon mediat

Sondazh

Poll
Politike 3 Dhjetor 2019, 13:37

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, i ka dërguar sot qeverisë një letërme katër kërkesa pas situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.Në një reagim në ...

Politike 3 Dhjetor 2019, 12:56

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkaur sot pranë banorëve të dëmtuar nga tërmeti në Gjuriçaj, Kërtushë të Ishmit dhe Armath, ku ...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë