LIVE UPDATES
Aktualitet

Përplasja mes banorëve të Kombinatit dhe Bashkisë Tiranë, avokatët hedhin poshtë lajmet: Nuk kanë fituar asnjë gjyq nda

19 Qershor 2021, 15:49 Nga DOSJA
Përplasja mes banorëve të Kombinatit dhe Bashkisë

TIRANË– Dorian Matlija dhe Irena Dule, dy avokatët e disa prej banorëve të Kombinatit që prej kohësh përplasen me Bashkinë Tiranë për shembjen e pallateve kanë mohuar lajmet se Bashkia ka fituar ndonjë gjyq ndaj banorëve. Në një deklaratë zyrtare për mediat, avokAtët theksojnë se ajo që ka fituar vërtet Bashkia Tiranë është vetëm rrëzimi i një mase sigurie për njërën nga familjen e njërit pallat, ndërkohë që procesi vijon në shkallët e tjera.

Dhe duke qenë se Bashkia Tiranë nuk ka fituar asnjë process gjyqësor, gjykata nuk i ka dhënë asaj të drejtën për të vazhduar projektin në Kombinat. Projekti prek me dhjetëra pallate dhe asnjëherë gjykata nuk është shprehur për të sepse jemi është ende shumë larg përfundimit të procesit në shkallë të pare.

DEKLARATA E PLOTË:

Me cilësinë e avokatëve të disa banorëve të zones së Kombinatit, të prekur nga tentative për shembjen e godinave të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019,nisur nga qarkullimi i një lajmi të rremë dhe dashakeq të publikuar në disa media për “gjyqin e fituar” nga Bashkia Tiranë për shembjen e pallateve të Kombinatit, kërkojmë të sqarojmë opinionin public si mëposhtë: Së pari, Bashkia Tiranë nuk ka fituar asnjë gjyq për pallatet e Kombinatit. Të gjithë proceset gjyqësore janë duke vijuar dhe janë në fazat e hershme të procesit. Së dyti, ajo që ka “fituar” Bashkia Tiranë është vetëm rrëzimi i një mase sigurie për njërën nga familjen e njërit pallat, ndërkohë që gjykata, me kërkesën tonë, ka dhënë këto ditë disa masa sigurie për familje të tjera dhe pallate të tjerë, që detyron Bashkinë të mos i prekë këto pallate. Në gjykatë janë duke u shqyrtuar edhe disa masa të tjera sigurie dhe një rast negative nuk ka peshë në krahasim me shumë raste kur gjykata ka marrë një vendim pozitiv. Edhe në rastin e rrëzimit të masës së sigurisë që ka ndodhur sot, gjyqi vazhdon, duke gjykuar cështjen pa masë sigurie.

Së treti, gjykata nuk ka publikuar arsyet pse e rrëzoi këtë masë sigurie, pra në këtë moment nuk përmendet askund në ndonjë vendim gjykate nëse ishte rreziku i jetës së banorëve apo nëse pallatet janë dëmtuar në masën mbi 70%. Ky është një spekulim që mbështetet thjesht mbi pretendimet që vetë Bashkia ka ngritur, por që është kundërshtuar nga mendimi i specializuar i ekspertëve që kanë dëshmuar në process deri tani. Së katërti, duke qenë se Bashkia Tiranë nuk ka fituar ndonjë gjyq, gjykata nuk i ka dhënë asaj të drejtën për të vazhduar projektin në Kombinat. Projekti prek me dhjetëra pallate dhe asnjëherë gjykata nuk është shprehur për të sepse jemi ende shumë larg përfundimit të procesit në shkallë të parë, pa folur fare për shkallët e tjera të gjykimit. Së pesti, asnjë objekt nuk po ngrihet në atë zone për të strehuar banorët, ndërkohë që këtyre të fundit u është bërë e qartë që vendi i strehimit do jetë diku tjetër dhe jo në atë zonë.

Së fundi, I bëjmë thirrje mediave që të publikojnë këtë deklaratë krahas lajmit të sipër përmendur, me qëllim që të balancohet ky informacion i prodhuar me porosi. E vërteta është që në shumicën dërrmuese të rasteve masat e sigurisë janë dhënë dhe se të gjithë gjyqet janë në vijim të gjykimit të themelit të padisë dhe asnjë gjyq deri tani nuk është fituar as nga banorët dhe as nga BashkiaTiranë. Kyproces do zgjasë përtej pushimeve verore dhe deri atëherë çdo lajm për “fitore” gjyqi nga Bashkia duhet të merret me reserve maksimale për të mosfabrikuar frikë të panevojshme të banorëve që janë në të drejtën e tyre dhe të vazhdojnë të kenë besim te drejtësia dhe pse jo, edhe te media.

Pak ditë më parë, Bashkia Tiranë bënte me dije se ka nisur punën për rindërtimin e pallateve të reja në Kombinat, ku do strehohen të gjitha familjet e prekura, në apartamente të reja. Sipas tyre, Gjykata kishte rrëzuar paditë që kërkonin pezullimin e prishjes së pallateve, duke lënë në fuqi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe lejuar vijimin e punës për transformimin e zonës.

Ndërsa avokatët pretendojnë të kundërtën. Nisja e shembjes së pallateve në Kombinat me argumentin se janë dëmtuar si pasojë e tërmetit të vitit 2019 ka krijuar përplasje. Banorët kanë bërë rezistencë pasi shprehen se nuk do të braktisin shtëpitë e tyre deri në momentin që të kenë marrë një dokument zyrtar se në cilën banesë dotë shpërngulen. Opozita e ka konsideruar një lëvizje mafioze nga ana e Bashkisë Tiranë. Ndërsa Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar antiKushtetuese ndërhyrjen e qeverisë dhe Bashkisë në shembjen e pallateve në zonën e Kombinatit, pas vendimit të Gjykatës. Më 25 maj, vetë Gjykata Administrative e Tiranes ka dalë me një tjetër vendim që kundërshton prishjen e ndërtimeve në Kombinat.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bashkia tirane shembja e pallateve ne kombinat bashkia tirane shembja e pallateve ne kombinat

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta