“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
Ndërtime pa leje në Kepin e Rodonit, arrestohet një persona, shpallet në kërkim një tjetër, 5 procedohen penalisht
19 Qershor 2021, 15:24Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
DURRËS– Një person është vënë në pranga, një tjetër është shpallur në kërkim dhe pesë të tjerë janë proceduar penalisht pas aksionit të shembjeve të ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit. Sipas njoftimit të policisë mësohet se të shtatë personat janë konstatuar duke kryer punime pa leje.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Policia e Durrësit aksion të përbashkët me IKMT, për prishjen e objekteve të cilat nuk disponojnë leje përkatëse. Arrestohet 1 shtetas, procedohen penalisht 5 të tjerë, 1 shpallet në kërkim, pasi u konstatuan duke kryer punime pa leje. Policia e Durrësit, në bashkëpunim me IKMT, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimet të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe prishjen e objekteve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë kontrollit të territorit në të gjithë vijën bregdetare të Durrësit, kanë konstatuar disa ndërtime pa leje të cilat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u proceduan penalisht shtetasit:
– A. Sh., 62 vjeç,
– N. M., 52 vjeç,
– M. K., 59 vjeç, banues në Durrës;
– A.Sh, 50 vjeçe, u shpall në kërkim.
Ata janë konstatuar tek Kepi Rodonit, Shetaj, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente. U procedua shtetasi R. H., 68 vjeç, banues në fshatin Bozanxhije, Durrës, pasi u konstatua në Rromanat, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.
U procedua shtetasi Dh. G., 66 vjeç, pasi u konstatua në lagjen nr. 10, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente. U arrestua në flagrancë shtetasi E. Th., 30 vjeç, banues në Karpen, Shijak, pasi u konstatua në fshatin Vlashaj, duke kryer punime pa lejen e organeve komentete. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Sot, u shembën katër objekte në zonën e Kepit të Rodonit. Objektet pa leje u shembën në vijim të operacionit “Bregdeti Ynë”. Më herët janë shembur ndërtesa pa leje në Ksamil, Velipojë dhe në Shëngjin.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– 2 mijë e 454 viktima, 124 raste aktive dhe 129 mijë e 910 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 që nga fillimi i pandemisë në vend. Në 24 o...
TIRANË– 22-vjeçari Endri Zaja, i cili ishte shpallur në kërkim është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, teksa bënte plazh. Mësohet se Zaja ndodh...
TIRANË– Data shënon 19 qershor dhe temperaturat janë 32 gradë celsius, por kjo është minimalja e tempraturave ‘të çmendura’ me të cilat do të keni t...
ELBASAN– Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur një prej personave që mbeti i plagosur në aksidentin e ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, është nxjerrë nga ...
ELBASAN– Fotoja që po shikoni vjen nga Elbasani, nga zona e Bradasheshit, aty ku u shënua një aksident i rëndë mesditën e sotme.Siç shihet edhe në pamje,...
VLORË– Ndonëse ditët e fundit ka nsiur një aksion për pastrimin e bregdetit shqiptar, në Karaburun, qeset me plehra janë harruar. Dosja.al ju sjell f...
ELBASAN– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar në aksin Elbasan-Bradashesh m...
LEZHË– Një person i identifikuar si Bledi Dushku është dhunuar në Lezhë dhe ka përfunduar në Urgjencën e spitalit të këtij qyteti. Mësohet se Dushku është ...
TIRANË– Një ngjarje e trishtë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Në një video të publikuar nga ‘JOQ’, shihen policët bashkiakë të cilët marrin nga treg...