LIVE UPDATES
Bota

Përplasje SHBA-Kinë-Rusi në Kombet e Bashkuara

25 Shtator 2020, 08:01 Nga DOSJA
Përplasje SHBA-Kinë-Rusi në Kombet e Bashkuara

Përplasjet në rritje midis Shteteve të Bashkuara nga njëra anë dhe Kinës e Rusisë nga ana tjetër u shfaqën hapur të enjten në periferitë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke kërcënuar të hedhin hije mbi bashkëpunimin ndërkombëtar lidhur me koronavirusin.

Asambleja e këtij viti është mbajtur në internet për shkak të pandemisë dhe fokusi i saj ka qenë përballja me COVID-19 përmes veprimeve të efektshme shumëpalëshe.

Në një aktivitet periferik në Këshillin e Sigurimit për këtë temë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shprehu shqetësimin se pandemia po shpaloset në një sfond “tensionesh të larta gjeopolitike”.

“Pandemia është një provë e qartë e bashkëpunimit ndërkombëtar, një provim që ne nuk e kemi kaluar në thelb,” tha zoti Guterres në videokonferencën e organit më të fuqishëm të OKB-së. Tensionet u shfaqën hapur në Këshillin e Sigurimit, ndërsa ministrat e jashtëm të Kinës dhe Rusisë folën për mosmarrëveshjet e tyre me Shtetet e Bashkuara.

“Në një moment kaq sfidues, vendet e mëdha kanë një detyrim akoma më të madh që të vendosin të ardhmen e njerëzimit në plan të parë, të hedhin poshtë mentalitetin e Luftës së Ftohtë dhe paragjykimin ideologjik si dhe të bashkohen në frymën e partneritetit për të kapërcyer vështirësitë”, tha ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.

Homologu i tij rus tha se diferencat midis disa vendeve janë ringjallur dhe rritur nga ndikimi i virusit.

“Një numër shtetesh tundohen gjithnjë e më shumë të kërkojnë jashtë vendit për të gjetur përgjegjësit për problemet e tyre të brendshme,” tha Sergej Lavrov. “Ka përpjekje të dukshme nga shtetet e veçanta për të përdorur situatën aktuale për të promovuar interesa të tyret kalimtare dhe për të larë hesape me qeveritë e padëshiruara ose rivalët gjeopolitikë,” tha ai.

Disa aleatë të SHBA ishin gjithashtu kritikë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe administratës Trump.

Potenciali për bashkëpunim

“Ne duhet të përqendrohemi në potencialin pozitiv të bashkëpunimit në vend që t’i vendosim vendet tona në plan të parë”, tha ministri gjerman i Shtetit Niels Annen. “Nëse dikush nga ne dështon, të gjithë dështojmë.”

Ambasadorja amerikane Kelly Craft u tregua e prerë në përgjigjen e saj, duke iu drejtuar të gjithë këshillit me fjalët: “Turp për secilin prej jush” që përqendroheni “te inatet politike”. Ajo vuri në shënjestër Kinën dhe përsëriti qëndrimin e fortë të Presidentit Donald Trump se Pekini duhet të mbajë përgjegjësi si burim i pandemisë.

“Veprimet e Partisë Komuniste Kineze provojnë se jo të gjitha vendet anëtare janë të përkushtuara në mënyrë të barabartë për shëndetin publik, transparencën dhe detyrimet e tyre ndërkombëtare,” tha ajo. “Ky fakt duhet të shqetësojë thellë të gjitha vendet e përgjegjshme të botës që po punojnë me mirëbesim për të mposhtur COVID-19 dhe për të parandaluar pandemitë në të ardhmen.”

Ambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara, Zhang Jun, u kundërpërgjigj, duke i thënë zonjës Craft: “Mjaft më”. Duke pranuar se vendi i tij ishte i pari “që u godit” nga virusi, ai tha se (Kina) kishte dhënë një kontribut të madh në përgjigjen globale.

Ai vuri në dukje se SHBA ka gati 7 milion nga pothuajse 32 milion rastet e konfirmuara të virusit në botë dhe 200,000 vdekje.

“Shtetet e Bashkuara duhet të kuptojnë se dështimi i tyre në trajtimin e COVID-19 është krejtësisht faji i tyre,” tha ambasadori kinez.

Tensionet në rritje midis Uashingtonit dhe Pekinit kanë qenë të dukshme këtë javë në fjalimet e udhëheqësve të tyre në Asamblenë e Përgjithshme dhe në aktivitetet periferike në OKB.

Kina, në shënjestër për virusin

Të martën, Presidenti Trump i tha Asamblesë se Pekini duhet të “mbajë përgjegjësi” për faktin që bëri bllokimin (e qyteteve) në ditët e para të virusit, por duke lejuar që udhëtimet ajrore nga Kina të vazhdonin “dhe të infektonin botën”.

Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo gjithashtu vuri në shënjestër Kinën këtë javë, duke thënë se administrata është në procesin e përcaktimit se si ta etiketojnë shtypjen e Pekinit ndaj muslimanëve ujgurë – si “krime kundër njerëzimit” apo si “gjenocid”. Terma të tillë kanë peshë të madhe në të drejtën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet mes vendeve.

Nndërkaq, në komentet drejtuar Uashingtonit, Presidenti i Kinës Xi Jinping dënoi përpjekjet për ta politizuar ose stigmatizuar virusin.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba-kinë-rusi shba-kinë-rusi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit