LIVE UPDATES
Politike

Përse e la BE në baltë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?

23 Qershor 2021, 09:00 Nga DOSJA
Përse e la BE në baltë Shqipërinë dhe Maqedoninë e

Bashkimi Europian duket sikur gjendej dy muajt e fundit në një betejë kundër kohës, për të bindur Bullgarinë të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila po mban peng hapjen e negociatave jo vetëm me Shkupin, por edhe me Tiranën.

Presidenca e Portugalisë e mbylli punën duke i ushtruar presion shtesë Sofjes për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Shkupin, me shpresën që në qershor do të mund të mbahej konferenca e parë ndërqeveritare, e cila bën praktikisht të mundur hapjen de facto të kapitujve të anëtarësimit. Por për të disatën herë radhazi, BE dështoi, duke e lënë Shkupin dhe Tiranën në të njëjtin stacion ku kanë ngecur prej vitesh.

Drita jeshile për hapjen e negociatat me dy vendet u dha marsin e kaluar pasi Franca bllokoi për dy vite radhazi bisedimet me Shqipërinë. Kjo do të thotë mes të tjerash se Bashkimi Europian pati më shumë se një vit kohë për të ndërhyrë për gjetjen e një zgjidhjeve mes Shkupit dhe Sofjes, por u hodh në veprim vetëm dy muaj përpara samitit të BE-së, edhe pse Bullgaria e bëri të qartë që verën e kaluar se do të vendoste veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Sofja e i ka madje të përcaktuara në kushtetutë shumë nga kushtet e vendosura ndaj Shkupit zyrtar, përfshirë edhe faktin gjuha maqedonase i ka rrënjët nga ajo bullgare. Pra vetoja bullgare nuk ishte surprizë dhe e papritur për askënd.

Megjithatë, misioni i Brukselit dështoi dhe ishte i destiniuar të dështonte pasi nisi vetëm disa javë përpara takimit të Luksemgurgut për përcaktimin e një date për konferencën e parë ndër-qeveritare. Të gjithë ekspertët paralajmëronin searritja e një marrëveshje në momentin e fundit do të ishte i vështirë dhe nëse qeveria e përkohshme bullgare nuk ndërmerrte ndonjë ndryshim të papritur, negociatat ka gjasa të shtyhen për në dhjetor.

Ashtu sic edhe pritej, sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane të Portugalisë, Ana Paula Zacarias ka konfirmuar se nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Ministrja portugeze thotë se u vendos që të shtyhet data për Konferencës e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ehe me presidencën portugeze në BE Shqipëria nuk arriti dot të çelte negociatat dhe nuk ka asnjë siguri se çfarë do të ndodhë në presidencën sllovene.

Gazeta “New Europe” shkruan se përpjekjet e minutës së fundit kanë vazhduar megjithatë shumë zyrtarë janë të bindur se nuk ka kohë të mjaftueshme për arritjen e një kompromisi përpara samitit të qershorit.

“Vetoja aktuale e Bullgarisë në pranimin e Maqedonisë së Veriut mbetet në fuqi, duke i lënë zyrtarët e BE-së dhe vendet anëtare përballë një pyetje të vështirë nëse është koha e duhur për të vazhduar përpara vetëm me Shqipërinë. “Pavarësisht nga zhurma pro-zgjerimit dhe fushatat optimiste mediatike të udhëhequra nga qeveria e Zoran Zaev, potenciali për përparim real mbi këtë çështje mbetet i kufizuar deri në gjysmën e dytë të 2021, kur Sllovenia të marrë presidencën e radhës të BE-së. Të gjithë e dinin se negociatat do të shtyheshin për në vjeshtë ose dhjetor”, thekson gazeta.

Ndërhyrje në momentin e fundit për të pajtuar Shkupin dhe Sofjen

Zyrtarë europianë i kanë dorëzuar Sofjes dhe Shkupit një propozim konkret për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dy-palëshe, duke i ulur të dyja vendet në tryezën e negociatave për herë të parë në shumë muaj. Por koha ishte e kufizuar dhe Bullgaria ka vendosur kushte të tjera shtesë ndaj Shkupit, të cilat nuk janë përfshirë në këtë propozim.

Vetë kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar vazhdimisht se pritjet duhet të jenë të ulëta, duke thëne se përveç qershorit, shtatori dhe dhjetori po përmendeshin po ashtu si opsione.

Zaev e ka bërë të qartë se ai është i gatshëm të lutet për gjetjen e një zgjidhjeje në Sofje, por nuk është i gatshëm të sakrifikojë identitetin dhe gjuhën maqedonase. Kryeministri u takua madje në Sofje me kryeministrin e përkohshëm të Bullgarisë Stefan Yanev për të gjetur një zgjidhje, por u kthye në Shkup duarbosh.

Por gazeta “New Europe” shkruan se përpjekjet e momentit të fundit për të zhbllokuar veton e Bullgarisë ndaj Maqedoninë e Veriut u ndërmorën thjesht për t’u provuar për skeptikëve të Bashkimit Europian në Europën Juglindore se tema ishte e prezente dhe gjithashtu për të gjeneruar diçka pozitive për të raportuar në samitin e qershorit. Sipas gazetës, zyrtarët e BE-së e kanë pasur të qartë se është e vështirë të arrijnë një përparim në një kohë kaq të shkurtër.

“Bullgaria e ka bërë të qartë disa herë se Shkupi duhet të jetë i vetëdijshëm se rruga e saj drejt BE-së kalon kryesisht përmes Sofjes, jo përmes kryeqyteteve të tjera të BE-së që duket se është taktika e saj e preferuar. Ditët e fundit zyrtarët në Sofje kanë lëshuar deklarata që tregojnë një gatishmëri për të ecur përpara në kushtet e duhura, madje edhe para zgjedhjeve të korrikut, por samiti në Luksemburg tregoi se kjo nuk ishte diçka më shumë sesa një taktikë vonuese”, shkruan gazeta.

Sofja ende pret që Maqedonia e Veriut të pranojë zyrtarisht se gjuha e saj ka rrënjë historike bullgare. Shkupi siç e ka bërë të qartë edhe kryeministri Zaev, thotë se identiteti dhe gjuha nuk janë të hapura për diskutim, një pozicion me të cilin pajtohen shumë shtete anëtare të BE-së pasi që ata nuk duan që këto çështje identiteti të lidhen në asnjë mënyrë me proceset e pranimit në BE.

“Shqipëria është vetëm një viktimë e kësaj përplasje, pasi ajo ka plotësuar të gjitha kriteret dhe nuk ka asnjë kontest apo kundërshtim të një vendi anëtarë. “Faji” i saj i vetëm është se ka qëlluar në kohën dhe vendin e gabuar e që kjo po e penalizon, pasi BE-ja synon që këto dy vende ti fusë në një pakete, ku në qoftë se njëra palë bllokohet automatikisht kjo vlen edhe për palën tjetër”, shkruan agjencia e lajmeve MIA.

Nëse “JO”-ja e Bullgarisë përsëritet, kjo do të shkaktonte pasoja të mëdha politike brenda vendit, ku do të çonte në paqëndrueshmëri politike e që mund të rezultojë me rrëzimin e qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të reja të parakohshme, të cilat edhe më shumë mund ta komplikonin gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për kontestin që po na mban të bllokuar.

Marrë nga Gazeta Si

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike integrimi i shqiperise ne be këshilli europian per shqiperine integrimi i shqiperise ne be këshilli europian per shqiperine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj