Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Përshëndeti me gjest nazist para kampit të Auzhvicit, arrestohet turistja holandeze
23 Janar 2022, 21:40Nga DOSJA
POLONI – Një turiste holandeze përfundoi në burg pasi përshëndeti me gjest nazist përpara ish-kampit famëkeq të përqëndrimit në Auzhvic-Bikernau. Edhe pse ajo u përpoq të shfajësohej duke thënë se kishte bërë thjesht një shaka, prokuroria polake vendosi menjëherë që ajo të dërgohej në paraburgim. Emri i saj nuk është bërë publik deri tani. Fillimisht, ajo është gjobitur dhe më pas do t’i nënshtrohet procesit gjyqësor.
Gjermania naziste ndërtoi kampin e tmerrshëm të shfarosjes në Auzhvic-Bikernau në vitin 1939 pasi kishte pushtuar Poloninë. Në këtë kamp raportohet se kanë vdekur rreth 1.1 milionë njerëz, ku thuaje 1 milionë viktima konsiderohen si hebrenj.
Kampi famëkeq u çlirua nga forcat sovjetike në vitin 1945. Ai shërben si muze për çdo turist dhe qytetar që të solidarizohet për krimet dhe masakrat kundër njerëzimit të kryer nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore.
BRUKSEL – Kryeqyteti i Belgjikës u përfshi nga protestë masive kundër masave të ashpra të qeverisë për mbrojtjen nga COVID-i. Mediat e huaja shkruajnë se ...
NORVEGJI – Një delegacion i talibanëve po viziton për herë të parë Evropën, që prej se ky grup militant mori pushtetin në Afganistan, teksa përfaqësuesit ...
ARMENI – Presidenti i republikës së Armenisë, Armen Sarkisian ka dhënë sot dorëheqjen pas përplasjeve të shumta me kryeministrin e vendit Nikol Pashinian ...
TURQI – 3 viktima dhe 18 të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotën në rrethin Beykoz të Stambollit në Turqi. Autobusi me të c...
JEMEN – Rebelët Houthi në Jemen morën përgjegjësinë për një sulm në Emiratet e Bashkuara Arabe gjë që mund të shënojë një përshkallëzim të madh në rajon, ...
MAQEDONI E VERIUT – Masat kufizuese që Kosova ka vendosur për qytetarët që hyjnë në territorin e saj ka shkaktuar reagimin e zv/ministrit të Shëndetësisë ...
SPANJË– Spanja kërkon që Covid-19 të trajtohet si një grip sezonal. Pavarësisht kundërshtimeve të OBSH-së e paralajmërimeve, Spanja është vendi i dyt...