LIVE UPDATES
Bota

Përvjetori i pavarësisë së Republikës Srpska, Milorad Dodiku gjithnjë e më i vetmuar

11 Janar 2022, 10:26 Nga DOSJA
Përvjetori i pavarësisë së Republikës Srpska, Milorad

BOSNJË-HERCEGOVINËPrej 30 vjetësh, data e 9 janarit, përvjetori i pavarësisë së Republikës Srpska, është burim mosmarrëveshjesh në Bosnjë-Hercegovinë. Vazhdimi i festimit të saj krijon një mjedis të pasigurt, kritikojnë ekspertët.

Në festimin e ditës antikushtetuese të Republikës Srpska më 9 janar, këtë vit nuk u tha asgjë e re dhe e ndryshme në krahasim me të kaluarën, por përvjetori u shënua në kohën e një prej krizave më të thella politike në Bosnjë-Herecegovinë, prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit. Gjatë manifestimit u fol për pavarësinë e RS dhe për bashkimin me Serbinë. Ndërsa në këtë ditë jokushtetuese të RS ka pasur incidente në Gacko, Foçë, Prijedor dhe Janjë, ku ka pasur provokime dhe fyerje ndaj popullatës joserbe. E kjo ka përkeqësuar edhe më shumë gjendjen në këtë vend.

Incidentet i ka dënuar edhe vetë Milorad Dodiku, i cili tha se “RS nuk është një krijesë gjenocidale, siç po përpiqen ta paraqesin atë”. Dodik tha se brenda pesë vitesh ai e sheh RS si “të fuqishme, të fortë dhe të pavarur”.

“Unë e shoh atë si të fuqishme, të fortë, demokratike, si një faktor të rëndësishëm në rajon dhe e shoh si të pavarur. Mbetja në një B-H parakushtetuese është për ne sikur të mbetemi diku buzë rrugës. Ajo që nevojitet është që në B-H të gjendet një vullnet dhe mençuri për të respektuar tërësisht Kushtetutën e B-H. Përndryshe, B-H do të shkatërrohet,ndërsa Republika Srpska do të shkojë drejt daljes nga ajo”, tha Dodik në akademinë solemne me rastin e shënimit të ditës së RS.

Analistët nga Republika Srpska thonë se festimi i ditës së RS nuk është futje e gishtit në sy të fqinjit të një besimi tjetër. Kështu mendon edhe shumica e njerëzve në këtë entitet.

“E dhimbshme për njerëzit nga komunitetet e tjera”

Historia e 9 janarit ka nisur në ditën e miratimit të Deklaratës për Shpalljen e Republikës së Popullit Serb në Bosnjë dhe Hercegovinë në hotelin Holiday Inn, në Sarajevë në vitin 1992. Që nga ajo ditë e deri në vitin 2014, kjo ditë është festuar me pritje dhe një akademi ceremoniale. Por anëtari i atëhershëm boshnjak i Presidencës së B-H, Bakir Izetbegoviq kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese e B-H që të shqyrtojë kushtetutshmërinë e ligjit për festa në RS. Ndërsa në vitin 2017 në RS është futur edhe parada e njësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Srpska.

Disa muaj pas apelit të Izetbegoviqt, Komisioni i Venecias paralajmëroi se shënimi i Ditës së RS mund të jetë “i dhimbshëm për njerëzit që i përkasin komuniteteve të tjera”.

Në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e B-H e rrëzoi Ligjin e RS për Festat, me shpjegimin se 9 janari është i diskutueshëm tek dy popujt tjerë të B-H. Por pala serbe nuk e ka pranuar kurrë deri në fund këtë vendim.

Baza për miratimin e ligjit në RS ishte një referendum i mbajtur më herët (rezultatet e të cilit u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese e B-H), ku qytetarët janë përgjigjur në pyetjen: “A e mbështesni që 9 janari të shënohet dhe festohet si Dita e Republikës Srpska?”. Rreth 99 përqind e pjesëmarrësve në referendum janë shprehur pozitivisht. Profesori i të drejtës kushtetuese, Nurko Pobriq, thekson se vendimet duhet të respektohen, por për këtë nuk ka përgjegjësi.

Institucionet duhet të veprojnë

Kodi Penal i B-H parashikon që mosekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese trajtohet si vepër penale. E fakti që ende nuk është përgjigjur askush për shpalljen antikushtetuese të datës 9 janar, kjo nuk ka lidhje vetëm me çeshtjet juridike”, tha Pobriq. Gjykata Kushtetuese nuk e ka kontestuar të drejtën e Republikës Srpska që të shënojë ditën e saj, por thjesht se kjo ditë nuk mund të jetë 9 janari, sepse historikisht, secila palë e shikon këtë datë nga një këndvështrim tjetër. Ramiz Salkiq thotë se vazhdimi i festimit të Ditës jokushtetuese të RS k

Meqenëse Prokuroria nuk është përgjigjur deri më tani, shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje publike që të hetojnë se kush është përgjegjës për kundërshtimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, shkeljen e Marrëveshjes së Dejtonit, rrezikimin e paqes, diskriminimin, përhapjen e intolerancës fetare, kombëtare, sjelljen e paligjshme, shpërdorimin e pushtetit dhe shpenzime jo të duhura të mjeteve buxhetore të entitetit”, tha Salkiq.

Lidhur me këto zhvillime ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-së në B-H, e cila rikujton se festimi i Ditës së RS është antikushtetuese, ndërsa vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme.

Opozita

“Unë do të preferoja të mos irritojmë askënd me shënimin dhe festimin tonë, ndonëse kjo është një trashëgimi 30-vjeçare, pëer të cilën meritën më të madhe e kanë Ushtria e Republikës Srpska dhe SDS,” tha Saroviç, i cili rekomandon që në vend të policisë të kalojnë në paradë biznesmenët më të mirë.

Opozita në RS ka probleme, sepse çdo reagim tjetër nga qëndrimet e Dodikut do të thoshte se ata janë serbë më të vegjël apo tradhtarë,mendojnë analistët.

Analistja Tanja Topiç thotë: “Kaherë këtu po vendoset një shenjë barazie mes Dodikut dhe RS”, dhe shton se çdo interpretim i ndryshëm atje paraqet tradhti. Por ajo thekson se pas sanksioneve të fundit (amerikane) ndaj Dodikut, sigurisht që gjërat po ndryshojnë.

“Dodiku me siguri që nuk është i vetëm në politikën e inateve. Por ai po mbetet gjithnjë e më i vetmuar me këto qëndrime, e kjo do të shihet mirë në të ardhmen. Qëndrimet ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese do të ndryshojë në ditën kur të largohen strukturat e tanishme nga skena politike, sepse ato respektojnë vetëm gjërat që ju shkojnë në favor”, përfundon Topiç.

Marrë nga: DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bosnje e hercegovinë milorad dodik bosnje e hercegovinë milorad dodik

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj