LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Synimet gjeostrategjike të Rusisë

11 Janar 2022, 10:01 Nga DOSJA
Analiza e VOA: Synimet gjeostrategjike të Rusisë

RUSI- Hartuesit e politikave perëndimore mbeten po aq të paqartë për synimet gjeopolitike të Rusisë sot, sa ç’ishin homologët e tyre në prag të Luftës së Ftohtë dyzet vjet më parë.

A po përgatitet Kremlini të ndërmarrë një ndërhyrje në territorin e fqinjit të tij Ukrainës, e cila gjithnjë e më shumë e sheh veten si pjesë e Perëndimit, nëse refuzohen garancitë gjithëpërfshirëse të sigurisë që ka kërkuar Rusia? Apo është grumbullimi i trupave ruse përgjatë kufijve të Ukrainës një mënyrë për të treguar forcë, një manovër e Presidentit Vladimir Putin për të siguruar sa më shumë lëshime nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë në tryezën e bisedimeve?

Këto pikëpyetje mund të fillojnë të marrin përgjigje duke filluar nga e hëna që shënoi fillimin e bisedimeve mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë në Gjenevë, ku do të diskutohen kërkesat e Kremlinit që NATO-ja të tërheqë pranitë ushtarake nga vendet ish-sovjetike të Evropës Qendrore, si edhe mënyrat për të ulur tensionet mbi Ukrainën.

Edhe rreth tetë dekada më parë, hartuesit e politikave perëndimorë po përpiqeshin të deshifronin synimet e diktatorit të atëhershëm komunist sovjetik Josif Stalin, trashëgiminë e të cilit presidenti Putin është përpjekur ta rehabilitojë në Rusi.

Guy Liddell, një zyrtar i lartë i zbulimit britanik, shkruante në ditarin e tij në shkurt 1948 se sa e vështirë ishte të kuptohej nëse Rusia Sovjetike po planifikonte ndonjë agresion ushtarak.

Megjithëse Kremlini kishte këmbëngulur se synimet e tij ishin paqësore dhe tha se manovrat e Moskës ishin “për mbrojtje strategjike”, zoti Liddell komentonte në ditarin e tij se veprimet ruse – që nga përgatitjet ushtarake tek fushatat propagandistike, nga ndërhyrjet tek “përpjekjet për përçarje” – dukeshin si një “politikë e planifikuar për agresion” dhe fuqitë perëndimore nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të përgatiteshin për skenarin më të keqen dhe të qëndronin vigjilentë.

Vetëm dy javë më pas komunistët e drejtuar nga Kremlini morën kontrollin përfundimtar të qeverisë së Çekosllovakisë. Përmbysja e e demokracisë së fundit që kishte mbetur në Evropën Lindore, kompletoi ndarjen e Evropës, duke ngrirë dy gjysmat e kontinentit në një Luftë të Ftohtë prej katër dekadash.

Hartuesit e politikave janë të ndarë tani në lidhje me synimet e Presidentit Putini me grumbullimin e më shumë se 100,000 trupave në kufijtë e Ukrainës dhe lidhur me pyetjen nëse konsolidimi ushtarak është e nxitur nga ndonjë kapriço apo ndonjë ndjenjë pasigurie, pavarësisht nëse është e justifikuar ose jo.

Evropa

Disa diplomatë perëndimorë druhen se qëllimi i presidentit rus mund të jetë që bisedimet të dështojnë, në mënyrë që ta përdorë si pretekst për të depërtuar më thellë në Ukrainë, një përsëritje e skenarit të vitit 2014, kur Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë dhe pushtoi një pjesë të madhe të rajonit të Donbasit në Ukrainën lindore.

Ata gjithashtu po peshojnë se çfarë opsionesh kanë në dispozicion për ta penguar zotin Putin të bëjë ndonjë lëvizje dramatike ushtarake në Ukrainë.

Dhe megjithëse të gjithë anëtarët e NATO-s, dhe disa vende evropiane që nuk janë anëtare të saj, i janë bashkuar Shteteve të Bashkuara duke paralajmëruar për pasoja të rënda dhe sanksione ekonomike ndëshkuese në rast të një ndërhyrjeje ruse në Ukrainë, qëndrimet e aleatëve kanë disa dallime të rëndësishme në tonin e tyre. Disa udhëheqës perëndimorë janë shprehur më ashpër se të tjerët.

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö, ka qenë shumë më i ashpër s në komentet e tij publike, duke përsëritur të drejtën e vendit të tij për t’u anëtarësuar në NATO-n, nëse finlandezët vendosin për një gjë të tillë, dhe duke hedhur poshtë kategorikisht kërkesat ruse që NATO-ja të mos pranojë anëtarë të rinj.

Suedia, e cila nuk është anëtare e NATO-s, por ka intensifikuar bashkëpunimin ushtarak me aleancën, po reagon gjithashtu ashpër ndaj kërkesave të Moskës për moszgjerim të mëtejshëm të NATO-s. Ministrja e jashtme, Ann Linde, ka nënvizuar se Moska nuk ka të drejtë të diktojë se cilat vende mund të bashkohen me aleancën ushtarake transatlantike.

“Nuk duhet të varet nga Rusia nëse ne anëtarësohemi ose jo në NATO,” tha ajo të premten.

Zyrtarët e NATO-s i kanë hedhur poshtë kërkesat e sigurisë nga ana e Rusisë duke thënë se është e pamundur të plotësohen. Kërkesat përfshijnë ndalimin e zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s dhe tërheqjen e çdo pranie ushtarake të aleancës në shtatë nga tetë shtetet ish-sovjetike të Evropës Qendrore, të cilat i janë bashkuar aleancës perëndimore që nga viti 1999. Kremlini ka kërkuar gjithashtu tërheqjen e armëve taktike bërthamore amerikane nga Evropa, por nuk ka ofruar asnjë kufizim reciprok në arsenalin e saj të raketave taktike.

Bisedimet dypalëshe amerikano-ruse në Gjenevë, të cilat po udhëhiqen nga nga zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit për palën amerikane do të pasohen këtë javë nga negociatat e këshillit Rusi-NATO në Bruksel dhe një takim në Vjenë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ku përfshihen Rusia, Ukraina dhe të gjitha vendet e NATO-s.

Ato janë pjesë e një jave tdiplomacie intensive të një niveli të tillë që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë. Presidenti Putin duket i vendosur t’i kthejë bisedimet në një diskutim të të gjithë arkitekturës së sigurisë të Evropës, ndërsa fuqitë perëndimore duket se duan t’i kufizojnë diskutimet.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ka paralajmëruar kundër “diskutimeve të pafundme”. Presidenti Putin, ka thënë gjithashtu se ai nuk do që bisedimet të zvarriten për dekada me radhë. Disa diplomatë perëndimorë dyshojnë se Putini po përpiqet të nxitojë, sepse sfidat e tij mund të dobësojnë vendosmërinë perëndimore dhe të dëmtojnë unitetin e tij.

Por Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të dielën për CNN se qëllimi i Putinit mund të jetë “të rikthejë në sferën e ndikimit rus vendet që më parë ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik”.

Ai shtoi: “Ne nuk mund t’i rikthehemi një bote me sfera ndikimi. Ishte një formulë për destabilitet, për konflikt, një formulë që shkaktoi luftra botërore.”

Andrew Marshall i Këshillit Atlantik, thotë se zhvillimet gjeopolitike mund të sjellin ndryshime historike.

“Rezultati i kësaj mosmarrëveshjeje, mund të rishkruajë kushtet e sigurisë në kontinentin evropian për një brez të tërë – ashtu siç bënë vendimet e viteve 1990 pas përfundimit të Luftës së Ftohtë,” shprehet ai në një analizë të fundit.

Taktika perëndimore duket se është përpjekja për të tërhequr Putinin nga synimet e tij dhe për ta bindur të diskutojë për marrëveshje sigurie me interes për të dyja palët.

Analistë të tjerë besojnë se Putini është i fokusuar tek Ukraina dhe kthimi i saj në orbitën ruse dhe se kërkesat më të gjera mbi arkitekturën e sigurisë evropiane janë një rast i asaj që ish-diplomati amerikan Henry Kissinger dikur e përshkroi si tendencë ruse për të “shkelmuar të gjitha dyert për të parë se cilat prej tyre rrëzohen”.

Analisti rus Vladimir Frolov beson se Putini është i vendosur të garantojë që Ukraina të pranojë “përcaktimin e marrëdhënieve të saj me Rusinë sipas kushteve të Rusisë.”

Por ai mendon që edhe përparime më modeste në bisedime janë të pamundura. “Përshkallëzimi mbetet i mundshëm, për shkak të kërkesave jorealiste që paraqiten me afate artificialisht të kufizuara,” thotë ai.

Marrë nga: VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine vladimir putin konflikti rusi-ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend