LIVE UPDATES
Editorial

Pikëpyetjet në rishkrimin e historisë

3 Qershor 2021, 10:50 Nga DOSJA
Pikëpyetjet në rishkrimin e historisë

Një nismë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për rishkrimin e Historisë së Shqipërisë që nga antikitetit e deri në ditët e sotme, ka ngjallur një debat të madh publik. Një pjesë e madhe e opinionit publik është dyshues për këtë projekt, pasi po financohet nga qeveria dhe Akademia nuk ka hapur një konkurim mes historianëve për ta fituar këtë projekt, por ka emëruar një grup pune.

Akademiku Artan Fuga ka qenë mjaf i ashpër ndaj këtij projekti. “Pa u çliruar mendimi historik nga dogmat botëkuptimore staliniste të rrënjosura në dekada, pa një ballafaqim me kuptimin postmodernist të historisë, historia do të mbetet një përrallë nacionaliste, e veshur me propagandë ideologjike për pushtetin dhe e mbushur me paragjykimet e atyre që shkruajnë”- shprehet akademiku Fuga.

Ky projekt ambicioz i Akademisë së Shkencave, ka filluar të shikohet me dyshim ende pa nisur nga puna komisioni nismëtar prej 16 studiuesish e historianësh. Mjaftoi një deklarim i historianit Paskal Milo, për një dokument të zbuluar prej tij në lidhje me një marrëveshje që kreu i Ballit Bombëtar Mit’hat Frashëri tentoi të bënte me të djathtën nacionaliste greke, ku i pranishëm ishte edhe Napolon Zerva, që debatet të ndizeshin fuqishëm.

Studiuesi Uran Butka e kundërshtoi si të pavërtetë kontekstin e kësaj rrethane historike. Ndërsa studiuesi Kastriot Dervishi në një postim në rrjetet sociale, e shikon këtë dokument “si një qime që bëhet tra”; ndërkohë që “trau” sipas tij duhet parë te marrëveshja e 46 -ës, që Enver Hoxha lidhi me Jugosllavinë e Titos për shkrirjen e doganave dhe njehësimin e monedhës.

Sipas studiuesit Dervishi, flitet për një gjë të mundshme, të pandodhur, pa asnjë pasojë dhe nga një person që nuk kishte asnjë lloj pushteti. Pjesa më sensitive në shkrimin e historisë, është periudha e Luftës së Dytë Botërore dhe vitet e regjimit komunist. Historiani Paskal Milo që do të shkruajë këtë periudhë historike, është dhe më i paragjykuari, pasi ka qenë kryetar i një partie të majtë që ka bashkëqeverisur me socialistët, si dhe për disa deklarime të tij mbi figurën e Enver Hoxhës.

“Enver Hoxha është një personalitet politik që ka anët e tij të errëta, por ka edhe ato povitive gjatë luftës”- u shpreh Milo, në një debat televiziv disa muaj më parë. Deklaratë kjo, që shkaktoi një reagim të menjëhershëm të Fatos Lubonjës, që i kujtoi Milos se diktatorët, nuk mund të quhen personalitete. Gjithashtu Milo në qëndrimet e tij publike, ka mohuar egzistencën e luftës c

ivile për pushtet midis Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste gjatë viteve të luftës. Pikëpyetjet për periudhën e luftës, që kërkojnë përgjigjen e historianëve, janë të shumta: Cili ishte roli i emisarëve jugosllavë në qëndrimin e Partisë Komuniste ndaj Legalitetit dhe Ballit Kombëtar? A u prish Marrëveshja e Mukjes nga ndikimi që emisarët jugosllav e në veçanti Miladin Popoviç, ushtroi te Enver Hoxha? A u goditën çetat e Ballit Kombëtar nga repartet partizane, para se një pjesë e tyre të bashkëpunonin me gjermanët? A kreu krime gjatë luftës, Partia Komuniste?

Vetë ish udhëheqësi i lartë komunist Sejfulla Malëshova, do ta cilësonte udhëheqjen e Partisë Komuniste në Pleniumin e Beratit, një bandë terroriste!

Veprimet terroriste të eksponentëve të lartë komunist, që u evidentuan fuqishëm pas çlirimit, kanë filluar që gjatë viteve të luftës. Këto krime kanë ndodhur jo vetëm ndaj kundërshtarëve, armiqve, por edhe brenda radhëve të komunistëve.

Vetë historiani Kristo Frashri që morri pjesë me armë bë dorë në lëvizjen nacional-çlirimtare, u përcoll në çetën Pezës me një zarf të mbyllur ku orientoheshin “shokët partizanë”, t’i jepej një plumb pas koke në rast se “përdridhte bishtin”!

Komandanti i Brigadës së Parë Mehmet Shehu, ka kryer krime jo vetëm ndaj robërve të luftës, por edhe ndaj vetë partizanëve që drejtonte. Madje sadizmi i tij, shkonte deri në ekstrem. Për një automatik special që partizani Sejfedin Korca nuk pranoi t’ia jepte Mehmetit, i mori jetën.

Këtë automatik dhe një palë çizme lëkure me ngjyrë të verdhë, Sejfedin Korca ia morri një oficeri gjerman të vrarë. Pas refuzimit që Sejfedini i bëri Mehmetit, ky i fundit urdhëroi partizanët A.P dhe K. Gusho, ta “qërronin”.

Pasi A.P e vrau S.Korcën, K. Gusho që bënte edhe rolin e varrmirësit të brigadës hapi një gropë për ta varrosur. Para se ta hidhnin në gropë Gusho i morri çizmet prej lëkure, por A.P i tha: “nëse i vesh çizmet, të gjithë do ta kuptojmë që ti e vrave Sejfedinin”. Ngaqë gropa e hapur nuk e nxinte kufomën, Gusho i theu me lopatë pjesën e poshtme të gjymtyrëve. A.P do ta vuante deri në fund të jetës, këtë krim të kryer me urdhër të Mehmet Shehut.

Historiani Milo, duhet të ketë parasysh se megjithëse “historia shkruhet nga fitimtarët”, vjen një ditë që edhe këta të fundit nën dritën e fakteve të reja, e humbasin lavdinë e dikurshme!/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial ilir gjini rishkrimi i historise ilir gjini rishkrimi i historise

Sondazh

Poll
Editorial 2 Qershor 2021, 10:43

Përralla e udhëheqësit të domosdoshëm në PD

Në garën për kryetarin e PD-së Basha, edhe mbështetësit e tij po artikulojnë idenë se ai është një lider i domosdoshëm për PD-në, i vetmi që mund ta bashkojë dh...

Editorial 1 Qershor 2021, 18:28

Sfilata e Drejtësisë

Drejtësia, madje edhe e vjetra e paventiguar ende, po “sfilon” para shoqërisë me arritjet, dështimet, lidhjet me botën e krimit, e së fundi edhe me elegancën e ...

Editorial 31 Maj 2021, 18:23

Pastrim me themel

Për ne gratë, pastrimi i shtëpisë është një shprehje e njohur dhe shumë familjare të cilën e përdorim shpesh dhe që në fakt edhe pse na sjell lodhje na jep një ...

Editorial 30 Maj 2021, 10:38

Më të keqen e lamë pas, por me çfarë kosto!

Pas një periudhe të vështirë, që zgjati më shumë se 14 muaj, pranvera është kthyer sërish. Të dhënat e para flasin për rigjallërim të ndjeshëm të ekonomisë në v...

Editorial 25 Maj 2021, 12:54

Sfida e pamundur e kandidatëve të PD

Pavarësisht se Basha nuk e dha dorëheqjen për të hapur një garë të barabartë, duket se Partia Demokratike do të ketë një garë. Tre sfidantët e Bashës, megjithës...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj