Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Enton Abilekaj
Ata që e shohin shpalljen non grata të Sali Berishës, si një mbështetje për Edi Ramën, stabilokracinë dhe regjimin, i kërkojnë Partisë Demokratike të mbajë një qëndrim më të fortë në mbështetje të liderit historik.
Deklarata e Lulzim Bashës, që kujdesej të mos lëndonte SHBA, u pa si një mungesë guximi për të reaguar ndaj një padrejtësie që i bëhej opozitës në përgjithësi dhe babait të tij politik në veçanti.
Në këtë linjë logjike, duket sikur opozita është e sulmuar nga jashtë dhe duhet të bashkohet në një front kundër regjimit dhe ndërkombëtarëve, që po punojnë për të. Sikur shoqëria civile gjithashtu duhet të mbrojë me çdo kusht demokracinë nga një koalicion Qeveri – SHBA apo Qeveri – SHBA – BE.
Pyetja që nuk merr dot përgjigje nga ky arsyetim është: Pse SHBA duhet të godiste Sali Berishën pas zgjedhjeve?
Edi Rama i mori zgjedhjet kur Sali Berisha ishte në lista dhe bënte fushatë aktive. Pas njohjes së rezultatit nga ndërkombëtarët, edhe Basha me eksponentë të tjerë të PD deklaruan disa herë publikisht se PD do të futet në parlament, pavarësisht se nuk do i njohë zgjedhjet. Berisha nuk doli kundër këtij vendimi.
Procesi i kontestimit ligjor të zgjedhjeve, po shkon siç dëshiron Edi Rama dhe nuk ka asnjë shans të ndryshojë rezultatin qoftë edhe në një zonë të vetme, ku KAS dhe Kolegji Zgjedhor kanë zgjedhur t’i shërbejnë pushtetit përpara ligjit.
Në këto kushte, pushteti absolut i Edi Ramës nuk kërcënohej nga askush, as nga Sali Berisha me Facebook-un e tij. Pse atëherë duhet ta bënin Shtetet e Bashkuara një favor të panevojshëm për Edi Ramën? Nuk ka asnjë përgjigje racionale në këtë linjë arsyetimi.
Shpallja non grata e Berishës, është një akt i parë kundër Edi Ramës, por jo drejtpërdrejt i lidhur me të. Ai është një qëndrim politik, që tenton të influencojë politikën shqiptare, për largimin e Sali Berishës nga skena, pas 30 vitesh si deputet, 5 vitesh President dhe 8 vitesh Kryeministër.
Është një qëndrim që lidhet me domosdoshmërinë që ka Shqipëria për qarkullimin e elitave politike, si i vetmi vend që drejtohet ende, nga figurat e viteve ’90. Shpreh paaftësinë tonë për të larguar me votë, apo me drejtësi, ata që janë përgjegjës për situatën e mjerë dhe, jo vetëm që nuk largohen, por e kanë kapur për fyti vendin dhe nuk e lënë të bëjë asnjë zgjedhje tjetër.
Në këtë këndvështrim, qëndrimi ndaj Sali Berishës, që është një akt politik, jo juridik, ndihmon kryesisht për Partinë Demokratike. Largimi i Berishës, i heq barrën e trashëgimisë politike që politikisht u gjykua në 2013, ndërsa historikisht do të gjykohet nga brezat e ardhshëm.
Qëndrimi i tij ndaj investimit kryesor të SHBA, Reformës në Drejtësi, penalizonte gjithë Partinë Demokratike, ndaj vendimi i DASH, ishte lehtësues, pasi ia hoqi barrën PD dhe ia ngarkoi Berishës. Nuk lidhet vetëm me SHBA, as vetëm me BE.
Edi Rama me posterin e Berishës dhe Metës, tentoi të trembte votuesit në 25 prill, pasi argumentet politikë kundër sfidantit të vërtetë ishin të pamjaftueshëm. I thirri kujtesës së 2013, kur 1 milion shqiptarë u derdhën në kuti për ta larguar nga Kryeministria.
Në këtë kontekst, kur zgjedhjet mbaruan dhe Sali Berisha me kontributin e tij ishte i pamjaftueshëm për të rrëzuar Edi Ramën dhe kur ndërkombëtarët, edhe për shkak të tij, nxituan të njohin zgjedhjet, nxitja që vjen për të larguar Berishën, nuk është pro, por kundër Ramës, e bën partinë më të madhe të opozitës shumë më të pranueshme, brenda dhe jashtë vendit.
E ekspozon Edi Ramën si politikanin më të vjetër dhe më konfliktual, ia heq alibinë që gjente tek lideri historik i PD-së. I heq Edi Ramës licencën ndërkombëtare për të masakruar zgjedhjet. Krijon premisën për një epokë të re, për rifreskimin e politikës.
Pavarësisht pozitës së vështirë, pavarësisht detyrimit për të mbrojtur liderin historik, PD nuk mund të dalë kundër një akti politik që e favorizon. Largimi i politikanëve që dominuan tranzicionin, është një fillim i mirë për vendin dhe lajm i keq për të gjithë kategorinë, ku bën pjesë edhe Edi Rama./Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Shumë teza janë hedhur për vendimin e SHBA ndaj Sali Berishës. Përveç faktit që shumë e shohin si fundin politik të tij, disa si dënim apo si thirrje për...
Një zhurmë e fortë, si shpërthim u dëgjua sot në Tiranë dhe jo vetëm. Interesit të madh të publikut dhe mediave, nuk mundi t’u përgjigjej dot as policia. Disa j...
Të gjithë idhtarët e teorive konspirative që besojnë se Lulzim Basha është një vegël e Ramës, prej sot e kanë edhe një argument më shumë. Mënyra si u soll me an...
Më shumë se kurrë më parë, pas 25 prillit, janë krijuar dy botë me dy realitete, sigurisht të kundërta, në të njëjtin truall. Në botën e “fitimtarëve“, zgjedhj...
Llogaritë e Radios Evropa e Lirë në Rusi u bllokuan të premten, pas një vizite që bënë përmbaruesit në byronë e REL-it në Moskë. Vendimi u mor pasi agjentët e s...
Shumica e qytetarëve të Tiranës duket se e kanë braktisur maskën gjatë frekuentimit të ambienteve të jashtme publike. Pamjet e filmuara në disa rrugë të Tiranës...
Seancat publike të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kanë fituar interesin e një telenovele të re. E veçanta është se, megjithëse përfundimi...
Ditët e para pas zgjedhjeve të përgjithshme, janë specifikisht të rënda për humbësin e tyre. Edhe kur humbëse është Partia që ka qeverisur- ka shumë dramë, lëre...
Pastaj një lojë për pushtetit të Hamasit për të marrë drejtimin e kauzës palestineze? Dhe së fundmi, një vakum politik, në të cilin Autoriteti Palestinez është ...
TIRANE– Pas spektaklit lotsjellës së dorëzimit të kutive në KAS, Lulzim Basha ka nisur një tur po kaq lotsjellës. Atë që lejuan të ndodhë në 25 prill, atë që nu...