LIVE UPDATES
Editorial

Pyetja që nxorri nga “skenari” Ilir Rusmajlin dhe zbuloi farsën e KAS

14 Maj 2021, 12:35 Nga DOSJA
Pyetja që nxorri nga “skenari” Ilir Rusmajlin dhe zbuloi

Seancat publike të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kanë fituar interesin e një telenovele të re. E veçanta është se, megjithëse përfundimi dihet, disa personazhe pretendojnë që do dalin nga skenari dhe do e shndërrojnë viktimën në fitimtar.

Kjo i ka rritur shikueshmërinë telenovelës dhe po i bën të famshëm personazhet. Mbi të gjithë spikat Ilirjan Rusmajli, ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Berisha, por i zgjedhur në KAS prej Partisë Socialiste, pasi nuk mundi ta zgjidhte Kryekomisioner. Një jurist shumë i zoti, ish-ministri demokrat, është bërë ferri i avokatëve të Partisë Demokratike, në përpjekjen e dëshpëruar për të marrë përgjigje pozitive nga një komision me shumicën e zgjedhur nga PS.

Vazhdimisht Rusmajli evidenton se provat e PD janë të pamjaftueshme, se ato prova që janë paraqitur në KAS, nuk janë të gatshme, por duhen kërkuar nga institucionet.

Pastaj me heshtje nënkuptuese, që kërkon të thotë se padia është e pabazuar në prova konkrete, Rusmajli e mbyll pyetësorin e tij, që duket se ndikon më shumë te publiku sesa tek anëtarët e tjerë të komisionit, të cilët e kanë paravendosur votën, në bazë të partive që i kanë zgjedhur.

Derisa njëri prej avokatëve të Partisë Demokratike e pyeti: Cila është arsyeja që refuzoni të merrni prova nga SPAK?

Një pyetje e thjeshtë që nuk humbiste dot nëpër nenet e shumta të Kodit Zgjedhor, e detyroi Rusmajlin të harronte linjën ligjore të ligjërimit dhe të sillej si përfaqësues i partisë që e ka zgjedhur. Edhe pse në Berat, demokratët rreshtojnë argumentet sesi u shpërndanë 10 milionë lekë për tërmetin në prag të zgjedhjeve, sesi furgoni i rezervave të shtetit u ndalua nga mbështetësit e PD, sesi në Durrës paratë e tërmetit u dhanë brenda tri javësh, apo sesi në Tiranë, shefja e Belinda Ballukut premtonte legalizime në këmbim të votës, për përfaqësuesin e PS në KQZ, këto nuk ishin prova për shitblerjen e votës. 

Pyetja e avokatit Marash Logu, është në fakt thelbi i këtij procesi që duket pa kuptim për shumë njerëz që nuk kanë pse ta dinë përmendësh Kodin Zgjedhor. Ajo lind nga detyrimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve “për organizmin dhe administrimin e zgjedhjeve”, siç parashikohet në nenin 12, pika 1 të Kodit Zgjedhor.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucioni përgjegjës për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve dhe referendumeve, i cili drejton dhe mbikëqyr veprimtarinë e administratës zgjedhore, monitoron veprimtarinë e subjekteve zgjedhore, organeve dhe institucioneve shtetërore dhe të medias në raport me zgjedhjet, si dhe zgjidh në rrugë administrative kërkesat apo ankesat që kanë lidhje me procesin zgjedhor”

Kjo e detyron edhe Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, që po shqyrton ankimimet e opozitës, të jetë pjesë e hetimit. Neni 137, e detyron KQZ, pra edhe KAS, të kërkojë provat, kur një palë ankuese nuk mund t’i marrë vetë ato.

Neni 137

Detyrimi i organeve të tjera për të vënë në dispozicion prova

1. KQZ-ja u kërkon organeve të administratës publike të vënë në dispozicion informacione, dokumente ose çdo provë tjetër që kërkohet ose çmohet e nevojshme për hetimin administrativ.

2. Organet e administratës publike janë të detyruara të vënë në dispozicion provat, sipas pikës 1 të këtij neni, me marrjen e kërkesës së KQZ-së dhe brenda afatit të përcaktuar në të.

3. Në qoftë se organi i administratës publike, pa shkaqe të ligjshme, refuzon plotësimin e kërkesës ose nuk e plotëson atë në afat, KQZ-ja, në përputhje me nenin 172 të këtij Kodi, gjobit ose, sipas rastit, kallëzon për ndjekje penale personat përgjegjës të përcaktuar në nenin 4 të këtij Kodi.

Kaq është e mjaftueshme që Rusmajli të mos e vërë në pozitën e fajtorit palën ankimuese, kur nuk ka provat nga SPAK, nga Gjendja Civile, apo nga gjithë institucionet publike, që nuk kanë detyrimin të japin informacion tek një parti politike.

Kodi Zgjedhor i detyron këto institucione që informacionin t’ia japin KQZ dhe KAS, si organi i përcaktuar nga ligji për të shqyrtuar ankimimet, është i detyruar të bëjë procedurën e mbledhjes së provave që klasifikohen nga insistucionet publike.

Nëse KAS nuk i mbledh këto prova, por refuzon kërkesat e opozitës për mungesë provash, nuk kemi të bëjmë thjesht me një votë politike, nga një organ të zgjedhurish partiakë. Ky është rasti i shkeljes së Kodit Zgjedhor pikërisht nga ata që janë zgjedhur për të mos e lejuar shkeljen nga të tjerët. Ky është rasti që tregon se askush nga shërbëtorët e regjimit nuk i trembet ligjit, as kur shkelja bëhet në sy të publikut./Dosja.al

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

editorial editorial ankimimi ne kas humbja e opozites ilir rusmajli marash logu ankimimi ne kas humbja e opozites ilir rusmajli marash logu

Sondazh

Poll
Editorial 14 Maj 2021, 12:23

Përtej besnikërisë për Lulzim Bashën

Ditët e para pas zgjedhjeve të përgjithshme, janë specifikisht të rënda për humbësin e tyre. Edhe kur humbëse është Partia që ka qeverisur- ka shumë dramë, lëre...

Editorial 11 Maj 2021, 08:40

E dinit? … Po zhdukemi!

Nga Meri LikaSot mëngjesi më nisi i trishtuar. Duke lundruar në internet, më doli përpara një libër i vitit 2002 me titull “IQ and the Wealth of Nations” (IQ dh...

Editorial 10 Maj 2021, 08:19

Guri shqiptar i Sizifit

Nga Meri Lika26 prilli 2021 ishte fundi i linjës në procesin e gjatë dhe shumë të vështirë në të cilën po bënte sikur po ecte demokratizimi i vendit. Fuqia pol...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj