Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nga Meri Lika
26 prilli 2021 ishte fundi i linjës në procesin e gjatë dhe shumë të vështirë në të cilën po bënte sikur po ecte demokratizimi i vendit.
Fuqia politike e vendit u betonua në duar, jo të një grupi, jo të një bashkimi, por të një personi të vetëm dhe hera e fundit në të cilën vendi ka qenë në një situatë të tillë, ishte ajo e diktaturës.
Që nga vitet 90 kur filloi rruga për demokratizimin e vendit, ne nuk kemi ecur në një rrugë të shtruar, të drejtë dhe pa pengesa. Në fakt, në ecejaket e tij, vendi ynë më tepër është dukur se ka imituar rrugën e figurës mitike greke, Sizifit.
Si pasojë e zemërimit të përsëritur të perëndive, Sizifi u dënua të kalonte përjetësinë e tij duke shtyrë një gur të madh për ta ngjitur në majë të një mali, dhe më pas ta shihte tek rrokullisej përsëri në luginë nga ku sërish duhet ta ngjiste në majë, në një cikël të përjetshëm të përpjekjeve pa kuptim.
Edhe Shqipëria për tridhjetë vjetë ka bërë dhe ka ribërë mitin e Sizifit.
Ngjitja e gurit është puna që bën çdo popull për të krijuar një shoqëri të drejtë dhe demokratike. Është një punë e cila nuk mbaron kurrë në asnjë vend, të zhvilluar apo në zhvillim. Ajo që i dallon vendet e zhvilluara nga vendet e pazhvilluara, si ky i yni, është se të parët asnjëherë nuk e kanë lënë gurin të bjerë. Ata mund të kenë pasur pengesa, mundime, guri mund të ketë ndaluar së ngituri, por asnjëherë nuk ka rënë. Sa herë që janë kthyer ta shtyjnë, e kanë ngritur nga niveli ku kanë ndaluar në një nivel më lart por, asnjëherë nga një nivel të cilin ta kishin kaluar më parë.
Këmbëngulja që të mos e lejojnë gurin të bjerë u ka sjellë përparësi të mëdha vendeve të zhvilluara, sepse kur guri kthehet nga pika ku është nisur, puna e ringritjes dhe e rindërtimit të shoqërisë së shkatërruar duhet të fillojë përsëri nga e para dhe gjithçka që mendohej se do të korrej, pas mundimit të madh, humbet. Ky është mallkimi i Sizifit, që vendet e zhvilluara nuk e kanë por vende të pazhvilluar, midis tyre dhe Shqipëria e kanë.
Pushteti rilindas, në tetë vjet qeverisje, i bëri keq e më keq ecejaket, sigurisht, sepse ato përcaktohen nga dëshirat arbitrare të një personi të vetëm.
Guri ynë sizifian asnjëherë nuk ka mbërritur në majë, por shumë shpesh është rrokullisur në pikën pika më të ulëta. Në këtë ngjitje të gurit nuk krijuam dot institucione të fortë, asnjëherë nuk kemi menaxhuar dot një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme, demokracia jonë ka funksionuar me hope më tepër e detyruar nga kushtet që shpesh vendoset bota (kjo e fundit kuptohet sipas interesave të saj) por asnjëherë nga vullneti dhe dëshira e politikanëve tanë.
Politikanët tanë sa herë kanë mundësi, shqyejnë dhe arnojnë demokracinë e brishtë duke ndryshuar Kushtetutë, kode dhe ligje si t’iu shkojë për shtat me të vetmin qëllim që përfituesit të jenë ata dhe vetëm ata.
Asnjëherë nuk është bërë e mundur ndarja dhe pavarësia e pushteteve. Gjithmonë politika ka synuar të verë nën zotërim të gjitha pushtetet madje edhe shtypin që në një shoqëri normale mendohet se duhet të jetë i lirë.
Sot me gurin tonë të Sizifit për herë të parë jemi në pikën zero, tani na duhet të luftojmë njëjtë si nga diktatura sepse, jemi kthyer në pushtetin e një njeriu të vetëm, i cili njëjtë si diktatori, “di ku ka edhe naftë madje di ku ka edhe ar”. Deri më sot guri ka rënë por asnjëherë kaq poshtë. Më parë, guri binte, ne e ngrinim dhe ndërkohë mësonim dhe fitonim diçka. Por, gjithçka që fituam e mësuam në këto 30 vjet i humbëm në 25 prill.
Pyetja e thjeshtë që sot të gjithë duhet t’i bëjmë vetes është: Kush do të paguajë për këtë?
Shumë tragjikisht, përgjigjja qëndron në një tjetër pyetje: Kush i zgjodhi politikanët që kemi nëse jo ne vetë? Mjerisht, drejtësia e pasojave do të bëjë që këtë rënie kaq poshtë të gurit, si gjithmonë, ta paguajmë ne, ne të cilët krijuan kushtet që kjo goditje të ndodhte. Dhe do të na kushtojë shumë shtrenjtë, do ta paguajmë me largimin e fëmijëve tanë nga vendi i tyre./Dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Kuvendi i cunguar e rimori fuqinë, për të nisur një proces të ri për Ilir Metën. Hera e dytë që 9 deputetë, 7 nga të cilët praktikisht të dalë në pension nga 25...
TIRANË– Në një kohë që në Kuvend pritet të votohet ngritja e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta është fotografuar sot n...
Apeli i Gjykatës së Posatçme i ka dhënë këtë të enjte të drejtë Lapsi.al në procesin kundër SPAK, që kërkonte të sekuestronte kompjuterat, serverat dhe c...
Ne jemi një popull i sëmurë nga alzaimeri. Po po, nga alzaimeri ose amnezia, ajo sëmundja që quhet sëmundje e shekullit të 21 e që shpesh në gjuhën popullore i ...
Ndërsa vula e votës mbi gisht po shuhet dhe prilli duket i largët, zymtësia e mandatit të tretë, duke u përzjerë më me optimizmin e pranverës së vonuar, po bëhe...
Zgjedhjet përfunduan me rezultat katastrofik për opozitën dhe gjithë vëmendja e shoqërisë dhe faktorit ndërkombëtar, është drejtuar te lideri i opozitës Lulzim ...
LOS ANGELO– Prindërit e një vajzë tre vjeçare, Stormi Webster dyshja Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë kaluar shumë kohë së bashku kohët e fundit,...
Më në fund, një javë pas kasaphanës elektorale, Lulzim Basha ka nxjerrë nga goja një frazë të vërtetë : « viktima e 25 prillit nuk është PD, por qytetarët ».Nda...
Në shumë biseda për të ardhmen e vendit dhe demokracinë e tij, papritmas dikush thotë fraza të tilla si: “Harrojeni, këta do të qeverisin edhe 20 vjet të ...
Një hartë dyngjyrëshe, me pakicën blu në krye, ka pushtuar si kërcënim mediat dhe rrjetet sociale. Shfaqet si fortografi besnike e hartës elektorale të Shqipëri...