Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zgjedhjet përfunduan me rezultat katastrofik për opozitën dhe gjithë vëmendja e shoqërisë dhe faktorit ndërkombëtar, është drejtuar te lideri i opozitës Lulzim Basha. A do ta njohë opozita rezultatin e zgjedhjeve? Presioni i faktorit ndërkombëtar (kryesisht atij amerikan) për njohjen e rezultatit është rritur, ndërsa fituesi i zgjedhjeve të gëlltitura me ndihmën maksimale të shtetit, i afron me “dashamirësi” të kafshojë një copë të vogël nga karrota e madhe e pushtetit. Kundërshtarët e tij brenda PD-së që prej kohësh e kanë pritur këtë moment, po e “grushtojnë” egërsisht në qoshe të ringut, ndërsa “arbitri” Berisha me heshtjen e tij, sapo ka hedhur peshqirin për ta shpëtuar Bashën nga “knockdown”. Kundërshtarët e Bashës kanë të drejtë kur i kujtojnë atij gabimet e në vendimmarrje, por harojnë të ngrenë pyetjen: A u deformua rezultati i zgjedhjeve? Përgjigjen e kësaj pyetjeje na e jep PSD-ja e Tom Doshit.
Ambasadorja Kim e linçoi Tomën në sytë e gjithë opinionit publik, madje i ofroi prokurorve të SPAK, provat që organet ligjzbatuese amerikane disponojnë për të filluar çështjen penale. Por prokurorët e SPAK të patronazhizuar mjaft mirë nga pushteti, nuk e vunë “ujët në zjarr”. Ata i kishin gati “pompat e ujit”, për të shuar zjarrin që ndezën gazetarët e Lapsit me skandalin e të dhënave personale. Me këto “pompa”, ata shuan edhe denoncimet e Gazment Bardhit, duke ia lënë “dobçin në derë” Prokurorisë së Elbasanit që kishte konflikt interesi. Një mikja ime që punon prej 21 vitesh në Ministrinë e Brendshme, qe skandalizuar kur shkoi të votonte te Profarma, pasi makina me xhama të zinj kishin rrethuar qendren e votimit dhe po bënin pazaret e fundit me blerjen e votës. Politologu anglez Steven Lukes në veprën e tij “Power”, shpjegon “three face of the power”- tre mënyrat e ushtrimit të pushtetit: 1-Fuqia vendimmarrëse, që eshtë më publike se dy të tjerat dhe përqëndrohet në preferencat e politikave dhe zbulohet përmes veprimit politik. 2-Fuqia jovendimmarrëse, që përcakton axhendën e debateve për diskutim në forumet publike “legjitime” dhe i bën çështje të caktuara, të paparanueshme (p.sh., “meritat e socializmit” në USA).
Ndërsa në Shqipëri si axhendë e papranueshme mund të ishte: “pasurimi i oligarkëve mediatik”. 3-Fuqia ideologjike, që mund të lejojë dikë të ndikojë në dëshirat dhe mendimet e njerëzve, madje duke i bërë ata të duan gjëra që kundërshtojnë interesin e tyre personal (p.sh., duke shkaktuar që gratë të mbështesin një shoqëri patriarkale). Në realitetin tonë kjo përkthehet: paraja, “thesi me miell” në këmbim të votës dhe 4 vite “zoti të dhashtë”!
I dashur Lulëzim, ti je para një dileme ndoshta më e madhja e jetës tënde: Të njoh rezultatin dhe me bisht në shalë të hyj në parlamentin e “Rakip-Doshit”? Apo të zgjedh rrugën e Albinit të Kurtëve të Kosovës? I nderuar Lulëzim, ndryshe nga kundërshtari yt politik që është i rrahur “me vaj e me uthull”, ti je si një pemë që lulëzon dhe çel fryte të ëmbla, në një realitet euroatlatik. E ke të vështirë tw lulëzosh, në xhunglën e thepisur shqiptare. Je si një dre që udhëheq tufën në këtë xhungël, por, gënjehesh nga dhelpra që me “diplomaci” të tregon rrugen e shkurtër drejt “suksesit”, duke të çuar te sofra e 5 Qershorit. Ti nuk e dije që pas bakllavasë konsesuale të 5 Qershorit, ustai Rama dërgoi “qorrfermanin”.
Me këtë “qorrferman” ai e sakatoi Kushtetutën! Para teje ka tre rrugë: 1-Të vazhdosh vazhdosh “luftën” në Parlament dhe të mbash edhe postin e kryetarit të opozitës duke u bërë fasadë e regjimit? Kjo do të të bënte objekt barcoletash nga sofrat televizive të pushtetit, deri te emisionet humoristike. Nga Rama ik, në Rama aman ik. Ose Zaho ik! 2-Të japësh dorëheqjen duke e vazhduar kontributin tënd shumë të vlefshëm në PD? Apo të ndjekësh rrugën e së vërtetës duke mosnjohur rezultatin e zgjedhjeve? Nëse brenda ekipit tënd të ri nuk ke më Gjuz, Murriz e Jehnisherë, Moisi Golem e Hamza Kastriotë që shiten për pesë aspra pushtet, zgjidh rrugën e të vërtetës. Në këtë rrugë të vështirë pema juaj politike me siguri do të çelë. Do te çelë Lulëzim, se ne si popull aspirojmë ëndrrën europiane. Ëndrrën e LIRISË. Mbase e ke dëgjuar Lulëzim se brezi im u ngjirr duke brohoritur: E duam Shqipërinë si gjithë Europa!
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
LOS ANGELO– Prindërit e një vajzë tre vjeçare, Stormi Webster dyshja Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë kaluar shumë kohë së bashku kohët e fundit,...
Më në fund, një javë pas kasaphanës elektorale, Lulzim Basha ka nxjerrë nga goja një frazë të vërtetë : « viktima e 25 prillit nuk është PD, por qytetarët ».Nda...
Në shumë biseda për të ardhmen e vendit dhe demokracinë e tij, papritmas dikush thotë fraza të tilla si: “Harrojeni, këta do të qeverisin edhe 20 vjet të ...
Një hartë dyngjyrëshe, me pakicën blu në krye, ka pushtuar si kërcënim mediat dhe rrjetet sociale. Shfaqet si fortografi besnike e hartës elektorale të Shqipëri...
Zgjedhjet i fitoi regjimi kleoptokratiko-mediatik. Zgjedhjet i fitoi Toma i Doshëve i shpallur “non grata” në Amerikë e Australi për korrupsion dhe trafik droge...
Sot Lulzim Basha gjendet i ulur në bankën e të akuzuarve, i sulmuar paradoksalisht nga dy kampe, krejt të kundërt me njëri tjetrin. Të parët, kryesisht afër pus...
Zgjedhjet e 25 Prillit prodhuan një shumicë qeverisëse për K/ministrin Rama duke vendosur një rekord të paparë në 30 vite të ashtëquajtura demokraci, me tre man...
Partia Socialiste fitoi një mandat të tretë dhe të paprecedent në zgjedhjet e së dielës duke marrë afërsisht të njëjtën sasi votash me vitin 2017 ndërsa garimi ...
TIRANË– Dy reagimet e para nga Bundestagu për zgjedhjet në Shqipëri vijnë nga opozita. Deputetja liberale, Renata Alt, nuk pret ndonjë ndryshim të madh në ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shkuar në selinë e Partisë Socialiste, menjëherë pasi ka votuar në shkollën “Ymer Lala”. Siç duke...