Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zgjedhjet i fitoi regjimi kleoptokratiko-mediatik. Zgjedhjet i fitoi Toma i Doshëve i shpallur “non grata” në Amerikë e Australi për korrupsion dhe trafik droge, që pa bërë asnjë ditë fushatë, gdhihet me tre mandate. Zgjedhjet i fitoi Klement Xhaferri, që me paratë e trafikut blen zgjedhjet dhe pasi përplaset me armë më “policinë” e demokratëve, ikën në drejtim të paditur në sy të dy nëndrejtorëve të Policisë së Shtetit. Zgjedhjet i fituan oligarkët e PPP-ve pa garë. Oligarkët e mediave Tv Klan, Top-channel, Vizion Plus & Co që u vunë në dispozicion të pushtetit deri në neveri.
15% më shumë kohë televizive për qeverinë, thotë raporti i vëshguesve ndërkombëtar gjatë fushatës. Po para fushates? Open, ku regjinë e bën Taulanti duke e detyruar gazetarin Andi Bushatin ndoshta i vetmi i pavarur, ta braktisë. Opinion, që i bën reklamë K/ministrit duke anashkalur skandale si ai i të dhënave personale, e shumë të tjerë. Zgjedhjet i fitoi Policia e Shtetit që nuk luftoi bandat në tetë vite, duke i lënë dorë të lirë banditëve të ndikonin procesin zgjedhor. Kryepolici Veliu, që gënjen dhe manipulon opinionin publik siç bëri në krimin zgjedhor në Elbasan. Prokuroria, që si rrufe arreston me urdhër qeverie kontrollorët e Rinasit, por që mbyll sytë para krimeve zgjedhore. SPAK-u, që mbyll sytë para megaskandalit të vjedhjes së të dhënave personale duke intimiduar gazetaret. Zgjedhjet i fituan patronazhistët me në krye kryepatronazhistin Rama, vëzhgojnë jetën personale të gjithsecilit, duke krijuar policinë sekrete paralele. Klima revolucionare e armiqësore me të cilën Rama intimidon opozitën, gazetarët dhe intelektualët e lirë. Zgjedhjet i fitoi Ambasadorja Guvernatore Kim, që bën avokaten e qeverisë për çdo skandal, siç ishte ai i të dhënave personale. Madje edhe për marrëveshjen e 5 qershorit që vet e inicoi, e braktisi opozitën kur Rama e hodhi marrëveshjen në kosh.
Zgjedhjet i humbi:
Lulzim Basha për braktisjen e parlamentit dhe zgjedhjeve lokale. Për dështimin e rrugës radikale duke pranuar të futet në zgjedhje, pa asnjë garanci. Për mos garantimin e votës, që u deformua në sy të komisionerëve edhe gjatë numërimit. Për mos hapje sa duhet të partisë duke ruajtur gardën e vjetër. Sali Berisha, që edhe pse ka dhënë dorëheqjen, vazhdon ta drejtojë PD-në me protagonizmin e vet. Lideri historik Berisha, megjithë meritat e padiskutueshme, duhet të bëjë mënjanë për ti lënë vendin të rinjve.
A mund ti fitoj opozita zdhjedhjet?
Pa ndryshuar rregullat për një garë të barabartë, fitorja do të ishte utopi. Pse? Sepse ndarja administrative e territorit është bërë sipas votave që PS merr. Kodi zjedhor i ndryshuar me votat e klounëve të opozitës që në këto zgjedhje morrën një grusht vota, e ndalon opozitën të bëjë koalicione parazgjedhore. Opozita duhet të reflektojë duke bërë një analizë të thellë të humbjes. Lideri Basha duhet të dorëhiqet edhe pse zgjedhjet u vodhën. Opozita ka nevojë jetike për një líder të fortë, të pakonsumuar në pushtet. Opozita duhet të evidentojë të gjitha manipulimet dhe grabitjet e votave dhe të ketë një marrëdhënie të kondicionuar me parlamentin, vetëm në funksion të ligjit zgjedhor ku lejohen koalicionet dhe listat 100% të hapura. Do të ishte në të mirën e demokracisë që këto zgjedhje të shpalleshin të pavlefshme dhe të mos njiheshin nga opozita.
p.s 7×7=42 sipas Lulit
7 x non grata x Y = 3 mandate sipas Tomës
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Sot Lulzim Basha gjendet i ulur në bankën e të akuzuarve, i sulmuar paradoksalisht nga dy kampe, krejt të kundërt me njëri tjetrin. Të parët, kryesisht afër pus...
Zgjedhjet e 25 Prillit prodhuan një shumicë qeverisëse për K/ministrin Rama duke vendosur një rekord të paparë në 30 vite të ashtëquajtura demokraci, me tre man...
Partia Socialiste fitoi një mandat të tretë dhe të paprecedent në zgjedhjet e së dielës duke marrë afërsisht të njëjtën sasi votash me vitin 2017 ndërsa garimi ...
TIRANË– Dy reagimet e para nga Bundestagu për zgjedhjet në Shqipëri vijnë nga opozita. Deputetja liberale, Renata Alt, nuk pret ndonjë ndryshim të madh në ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shkuar në selinë e Partisë Socialiste, menjëherë pasi ka votuar në shkollën “Ymer Lala”. Siç duke...
Në një nga rrugët më të bukura të Tiranës, shumëçka të kap syri mban emrin Gremi. Dy klinika, dy hotele, laboratorë mjekësorë, një bar-restorant, një pic...
Në orët e numërimit mbrapsht deri kur të marrim në duar fletën e votimit, arsyet pro dhe kundër ose ankthi për të ardhmen mundojnë secilin prej nesh. Shumë të l...
Duket se tërmeti dhe pandemia i kanë ardhur për shtat qeverisë njësoj si Hirushes këpuca prej qelqi. Jam e bindur se ne ende nuk e kemi kuptuar se sa serioze ës...
Zgjedhjet e sotme në Shqipëri janë të denja për një roman të ri policor të shkrimtares Agatha Christie, apo një serial holliwood-an vrasjesh politike të paralaj...
Mundësia e ndryshimit të pushtetit, apo e vazhdimit të pushtetit, është vazhdimisht ngjarje interesante, por shpeshherë i tejkalon kornizat e një ngjarjeje thje...