Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zgjedhjet e sotme në Shqipëri janë të denja për një roman të ri policor të shkrimtares Agatha Christie, apo një serial holliwood-an vrasjesh politike të paralajmëruara. Militantë që shpërndajnë tufa me para e pako me ndihma të Rezervave të Shtetit për të blerë vota, patronazhistë që kanë akses pë të vëzhguar jetën personale të gjithsecilit, gjuhë denigruese ndaj kundërshtarit politik nga K/ministri dhe polici paralele për mbrojtjene votës nga opozita.
Vrasja që ndodhi në Elbasan për motive të qarta politike, tregoi dështimin e Policisë së Shtetit në vendosjen e rendit në Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë. Elbasani është lënë në mëshirën e bandave që lajnë hesapet mes tyre, ndërsa i është lënë dorë e lirë nga policia për të intimiduar zgjedhësit. Pse e them këtë? Sepse pas përplasjes së dhunshme ku miltantë të Partisë Socialiste rrahën në mes të ditës militantët e opozitës, policia nuk bëri asnjë veprim të thjeshtë si shoqërimi i tyre, apo mbajtjen në vëzhgim policor edhe pse nga PD pati një denoncim publik me emra e video.
Si ka mundësi në një qytet të vogël si Elbasani, qarkullon një makinë pa targa që mund ta shohin e ndalojnë struktura të PD-së dhe jo policia? Elbasani mesa duket është i vetmi qytet ku mund të qarkullosh pa targa. Si ka mundësi që efektivë të policisë shtetit përfshi dhe nëndrejtorin, ndodhen në vendngjarje dhe nuk parandalojnë krimin, ndërsa protagonistët e ngjarjes largohen në drejtim të paditur? Ndërsa policia e prokuroria prangosin pa hezitim kontrollorët e Rinasit vetëm se bënë grevë, si ka mundësi që nuk prangosin kriminelët që blejnë vota, por duhet ta bëjë opozita?
Mosveprimi i Policisë së Shtetit ndaj denoncimeve të opozitës për blerje votash, solli edhe ngjarjen e rëndë ku humbi jetën i ndjeri Pjerin Xhuvani. Pingpongu i SPAK me dosjen e Dibrës duke mos e hetuar dhe duke e çuar në kalendat e Prokurorisë së Dibrës, trimëroi sërisht blerësit profesionist të votave. SPAK dështoi të na tregonte se është një organ i pavarur nga politika kur vrapoi në zyrat e Lapsit për të intimiduar gazetarët, kur duhej të zbarkonte në zyrat elektorale të partisë në pushtet. Vendimi i Gjykatës së Strasburgut në mbrojtje të lirisë së medias, i tregoi SPAK-ut se kish humbur orientimin duke ndjekur busullën e partisë shtet në vend të busullës së ligjit.
Heshtja e kryepolicit Veliu dhe e prokurorëve te Elbasanit ndaj pyetjeve të gazetarëve se kush qëlloi i pari, tregon qartë nënshtrimin e tyre ndaj pushtetit. Kamerat e sigurisë rezultojnë të fshira për të fshehur gjurmët e krimit. Të djelën shqiptarët do drejtohen tek kutitë e votimit për të bërë një formalitet, pasi zgjedhjet e ndershme janë vrarë nga strukturat e shtetit që kanë për detyrë të garantojnë votën e lirë. Shqipëria aderon ti bashkohet familjes Europiane, por me gjasa do marrë një karton të verdhë sikundër vendimi i Gjykatës së Strasburgut për mbrojtjen e lirisë së medias.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Mundësia e ndryshimit të pushtetit, apo e vazhdimit të pushtetit, është vazhdimisht ngjarje interesante, por shpeshherë i tejkalon kornizat e një ngjarjeje thje...
TIRANË- Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Elbasanit u bënë të dobishëm vetëm për të kuptuar se si politika dhe krimi i ka futur në thes dhe po i përdor pë...
Patronazhist, profesioni më i ri i “shpikur” nga ne shqiptarët, i vetmi më llojin e vet në botën e shteteve të qytetëruara ku edhe ne shqiptarët kërkojmë me ngu...
Ka pak kohë që një ligj goditi si rrufe punën e gjithë studiove të auditorëve ligjor, kontabilistëve të miratuar por dhe të vetë bizneseve, të cilët pikërisht n...
Sot në Shqipëri, duket shumë e lehtë të shkatërrosh, krijosh institucione … ose dhe të eleminosh institucione. Luajtja e lojës se kryeministri është Prome...
Që prej fillimit të javës që shkoi, pasi Lapsi.al botoi skandalin e grabitjes të të dhënave personale të qytetarëve të Tiranës, unë dhe kolegu im Armand Shkulla...
“Patronazhistet”, fatkeqesisht e kthyen daljen e te dhenave personale per publikun e thjeshte nga nje Megaskandal, ne nje Komedi. Dhe teksa Komedia vazhdon perd...
E dashur patronazhistja imë A.SH.!Po të them që në fillim se, në momentin kur mora vesh për ekzistencën tënde dhe për më tepër se sa pranë më kishe qendruar gji...
Trinomi revolucionar “Shtet-Patronazhist-Pushtet”. Për herë të parë fjalën patronazhist, e dëgjova në Lukovë në shtatorin e vitit 1986. Isha student dhe gjithë ...
Që prej të dielës, Lapsi.al po i kushton vëmendjen që meriton skandalit të përmasave jo të zakonshme, të vjedhjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë për qëll...