LIVE UPDATES
Editorial

Prometeu ynë i zgjidhur dhe pa zjarr

20 Prill 2021, 08:45 Nga DOSJA
Prometeu ynë i zgjidhur dhe pa zjarr

Sot në Shqipëri, duket shumë e lehtë të shkatërrosh, krijosh institucione … ose dhe të eleminosh institucione. Luajtja e lojës se kryeministri është Prometeu, dora vetë, është gjëja më e mirë që po bën kjo qeveri. Ajo po përpiqet të na krijojë iluzionin se kryeministri ynë është pikërisht ai që e krijoi zjarrin dhe se ne kemi fatin e madh, dhe jemi të vetmit të cilëve po iu ofrohet ta kenë këtë zjarr.

Deliri që ka pushtuar partinë në pushtet dhe deliri që ka pushtuar liderin e saj, se ai është Prometeu ynë është duke na kushtuar shtrenjtë.

Përballë gazetarit Ilir Babaramo, që sipas kryeministrit e kishte votues të sigurt të partisë së tij, kryministri nuk dha asnjë përgjigje në lidhje me korrupsionin e qeverisë së tij por, as për premtimet e pambajtura në këto tetë vjetë.

Duhet ta pranojmë se Iliri nuk ishte shumë “agresiv”, madje nëse “Prometeu” nuk donte të përgjigjej, Iliri arrinte në një moment që e braktiste pyetjen por, edhe pse i qetë, gazetari e nxorri nga kafazi i egërsirës së zbutur, atë që nuk qenkërka i zakonshëm si ne, atë që është specie e veçantë, atë që bën pjesë tek ai grusht njerëzish që kanë ndryshuar dhe po ndryshojnë botën, atë që është më shumë se sa i bindur se historia nuk do ketë më asnjë rresht për të shkruar as para por as pas tij.
“Prometeu ynë”, është në delirin e plotë se, para tij por dhe pas tij nuk ka ekzistuar dhe nuk ka për të ekzistuar më asgjë.

Në këto tetë vjetë kemi parë tundimin e madh që kryeministri ynë ka pasur dhe vazhdon të ketë për të mohuar dhe zhbërë gjithçka që është krijuar apo që edhe thjesht ka ekzistuar përpara ardhjes së tij në pushtet.

Çdo akt korrupsioni, shkatërrimi apo eleminimi institucionesh, paraqitet si revolucioni rilindas për popullin tonë. Mbushja me mbështetësit e tij kriminelë dhe të korruptuar të gjithë sistemit të drejtësisë, ekzekutivit, por dhe legjislativit, e ka çuar në një çoroditje totale shoqërinë tonë, duke e trajtuar vendin si nën një spastrim total.
Reforma në drejtësi, mua, më jep idenë e një hekurpunesi i cili e fut hekurin në zjarr për ta rrahur të nxehtë por në fakt nis ta rrahë kur hekuri është ftohur plotësisht.

Asnjë shqiptar nuk ka përfituar të mira apo jetë të përmirësuar, nga reformat rilindase, përveç sekserëve qeveritar, kriminelëve dhe pushtetarucëve servil.

Debati kryesor sot në Shqipëri ka të bëjë me një shtet shumë të varfër dhe shumë të vogël ku problemi nuk është si të zgjidhen problemet dhe t’i shërbehet qytetarit por, a kanë në dorë pushtetarët tanë, shumë Shtet apo pak Shtet.

Për “Prometeun” tonë nuk është aspak problem, madje është fare e lehtë, që të eleminojë me një të rënë të lapsit çdo institucion që atij i duket se i ndërpret rrugën, madje edhe të krijojë institucione sipas dëshirës si si SPAK apo OFL apo ministria e Elisa Spiropalit, për të zhytur vetëdijen tonë të humbur në idenë imagjinare se ky është i vetmi që po na mbron me të gjitha forcat.

Sigurisht që institucionet duhet të përmirësohen dhe rruga për përmirësim e tyre mund të përfshijë reformim, bashkim, zvogëlim ose zgjerim të tyre, por gjithmonë duke studiuar rolin dhe ndikimin pozitiv që do të kenë këto tek ne qytetarët.

Shteti i fortë nuk është ai që ka më shumë të punësuar në sektorin publik se sa në sektorin privat por, është ai që ofron qëndrueshmëri institucionale, parashikueshmëri dhe dobishmëri për qytetarët e tij, pavarësisht nga ideologjia e sundimtarit. Është ai shtet që ka zyrtarë të karrierës, të specializuar në fushën e tyre dhe që kanë efikasitet. Është ai që nuk delirizohet nga një kryeministër  të cilit i ka hipur në kokë të vetëquhet “Promete”.

Të luash me Lego duke bërë dhe zhbërë Shtetin, sipas dëshirës, nuk ndihmon në sundimin e ligjit, në krijimin e stabilitetit për investimet e huaja por dhe të brendshme.

“Prometeu ynë i zgjidhur” duke kërkuar mandatin e tretë vetëm me suksese imagjinare, është duke dashur të na lidh të gjithëve./ Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

editorial editorial edi rama ilir babaramo meri lika sherri rama-babaramo edi rama ilir babaramo meri lika sherri rama-babaramo

Sondazh

Poll
Editorial 19 Prill 2021, 23:04

SPAK, një qen roje i PS

Që prej fillimit të javës që shkoi, pasi Lapsi.al botoi skandalin e grabitjes të të dhënave personale të qytetarëve të Tiranës, unë dhe kolegu im Armand Shkulla...

Editorial 19 Prill 2021, 15:15

Lapsi dhe SPAK si gome e krimeve te pushtetit

“Patronazhistet”, fatkeqesisht e kthyen daljen e te dhenave personale per publikun e thjeshte nga nje Megaskandal, ne nje Komedi. Dhe teksa Komedia vazhdon perd...

Editorial 14 Prill 2021, 07:39

Letër e hapur për patronazhisten time

E dashur patronazhistja imë A.SH.!Po të them që në fillim se, në momentin kur mora vesh për ekzistencën tënde dhe për më tepër se sa pranë më kishe qendruar gji...

Editorial 13 Prill 2021, 15:23

SPAK-u Patronazhist si Sopatë pa Bisht

Trinomi revolucionar “Shtet-Patronazhist-Pushtet”. Për herë të parë fjalën patronazhist, e dëgjova në Lukovë në shtatorin e vitit 1986. Isha student dhe gjithë ...

Editorial 13 Prill 2021, 15:03

Të githë fajin patronazhistëve

Që prej të dielës, Lapsi.al po i kushton vëmendjen që meriton skandalit të përmasave jo të zakonshme, të vjedhjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë për qëll...

Editorial 13 Prill 2021, 12:51

Kapitalizmi nuk do të na shpëtojë nga Covid-19

Kur një qeveri drejtohet nga filozofia e lakmisë, aparteidi i vaksinave është i garantuar. 56 përqind e më shumë se 455 milion dozave të vaksinave anti-Covid ka...

Editorial 11 Prill 2021, 16:07

Grupi “puçist” i Rinasit

Në vitin e largët 1974, rrufetë e Zeus-it Enver nga Olimpi i marksizëm-leninizmit, do të binin pa mëshirë mbi ministrin e Mbrojtjes Beqir Balluku dhe gjeralët d...

Editorial 9 Prill 2021, 12:15

Dështimi në Rinas ka emrin Edi Rama

Skandali i bllokimit të hapësirës ajrore shqiptare, tregoi se nuk ka asgjë që mund ta detyrojë Edi Ramën të sillet si Kryeministër dhe kabinetin e tij të sillen...

Editorial 8 Prill 2021, 17:31

Shqiptarë, rrëzojeni Ramën!

Edi Rama aq shumë është plakur në dy vitet e fundit, sa të duket pothuajse edhe e pandershme që t’ia kushtosh një shkrim të plotë. Nuk po flas për plakjen e nje...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend