Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shumë teza janë hedhur për vendimin e SHBA ndaj Sali Berishës. Përveç faktit që shumë e shohin si fundin politik të tij, disa si dënim apo si thirrje për drejtësinë, shpjegimet për shpalljen non grata, i lidhin me faktorë të tjerë nga ato që ka publikuar Departamenti i Shtetit.
Disa thonë që është shantazh ndaj opozitës, që, duke kontestuar zgjedhjet, mund të radikalizojë qëndrimet dhe të sjellë destabilitet. Kjo tezë do të ishte e vërtetë, nëse Lulzim Basha nuk do të kishte deklaruar disa herë se në shtator do të jetë në Kuvend për ta zhvilluar aty betejën e zgjedhjeve.
Jo vetëm Basha, por të gjithë në PD, edhe sfidantët e tij, nuk e kanë vënë në diskutim rrugën radikale. Kështu që ky shqetësim nuk ekziston, si rrjedhim as teza për shantazh nuk mund të qëndrojë.
Disa thonë që bëhet për të ndihmuar Edi Ramën, që të sundojë më lehtë. Pas fitores për herë të tretë, Edi Ramës i duhet vetëm të përfundojë procesi i kontestimit ligjor, për të bërë çfarë të dojë me pushtetin, ndërkohë që sherri ka kaluar tek opozita. Përderisa edhe KAS edhe Kolegji kontrollohen prej tij, nuk ka asnjë gjë që mund ta rrezikojë pushtetin e Ramës dhe si rrjedhim nuk i duhet asnjë ndihmë nga jashtë.
Disa thonë që u bë për shkak të kundërshtimit që i bëri ndarjes së Kosovës. Mjafton fakti që Albin Kurti, kundërshtari më i madh i projektit, që sakrifikoi edhe qeverinë e parë për ta bllokuar atë, është tani Kryeministër, për ta rrëzuar këtë tezë.
Disa thonë që e ka bërë George Soros, të cilit Berisha i ka shpallur luftë prej kohësh. Kjo edhe mund të jetë e vërtetë, por nëse shohim nëpër rajon që asnjë nga armiqtë e Sorosit, nuk është shpallur non grata nga SHBA, bëhet gjithashtu tezë e pabesueshme.
Mbetet të besohet ajo që thuhet në shpjegimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, që lidhet me veprimtarinë e tij gjatë kohës kur ka qenë Kryeministër dhe për kundërshtimet ndaj reformës në Drejtësi. Këto kundërshtime kanë sjellë edhe mosmarrëveshjet me Ilir Metën dhe qëndrimet dyshuese të SHBA ndaj opozitës.
Pyetja pse tani, duket sikur shpjegohet vakët nga DASH. Ata i thanë gazetës “Illyria” se tani i gjetën provat, por duket sikur nuk është vetëm kjo. Mesazhet për bashkëpunimin pozitë-opozitë, presioni për shuarjen e plotë të konfliktit politik në funksion të ecjes së vendit përpara, duket se kanë ndikuar në këtë vendim.
Largimi i politikanëve konfliktualë, pasi nuk u arrit me zgjedhje, as me veprimine drejtësisë, as me vendime politike, u nxit nga një faktor i jashtëm, aq i fortë sa SHBA. U nxit, por ende nuk është realizuar. Shpallja non grata nuk është asgjë më shumë se shprehja e mospëlqimit të SHBA për një person.
Argumentet shqetësuese të mospëlqimit, mbeten për tu verifikuar nga Drejtësia shqiptare. Deri atëherë, është në dorën e Sali Berishës nëse do të qëndrojë apo jo deputet.
Ata që sulmojnë SHBA pas vendimit, më parë duhet të kujtojnë që Shqipëria ka 30 vjet në tranzicion, nga të cilat 13 vjet është qeverisur nga Berisha. Kjo e bën atë përgjegjës, për situatën ku është vendi. Bashkë me Fatos Nanon, Ilir Metën dhe Edi Ramën. Madje edhe Pandeli Majkon që qëndroi në detyrën e Kryeministrit 1 vit e gjysmë. Ata që mendojnë se ky vend ka ngecur, i kapur peng nga një elitë politike abuzuese, duhet vetëm ta falenderojnë SHBA që e filloi spastrimin që vetë shoqëria nuk po e bënte dot. Radha ka filluar, do tu vijë të gjithëve./Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Një zhurmë e fortë, si shpërthim u dëgjua sot në Tiranë dhe jo vetëm. Interesit të madh të publikut dhe mediave, nuk mundi t’u përgjigjej dot as policia. Disa j...
Të gjithë idhtarët e teorive konspirative që besojnë se Lulzim Basha është një vegël e Ramës, prej sot e kanë edhe një argument më shumë. Mënyra si u soll me an...
Më shumë se kurrë më parë, pas 25 prillit, janë krijuar dy botë me dy realitete, sigurisht të kundërta, në të njëjtin truall. Në botën e “fitimtarëve“, zgjedhj...
Llogaritë e Radios Evropa e Lirë në Rusi u bllokuan të premten, pas një vizite që bënë përmbaruesit në byronë e REL-it në Moskë. Vendimi u mor pasi agjentët e s...
Shumica e qytetarëve të Tiranës duket se e kanë braktisur maskën gjatë frekuentimit të ambienteve të jashtme publike. Pamjet e filmuara në disa rrugë të Tiranës...
Seancat publike të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kanë fituar interesin e një telenovele të re. E veçanta është se, megjithëse përfundimi...
Ditët e para pas zgjedhjeve të përgjithshme, janë specifikisht të rënda për humbësin e tyre. Edhe kur humbëse është Partia që ka qeverisur- ka shumë dramë, lëre...
Pastaj një lojë për pushtetit të Hamasit për të marrë drejtimin e kauzës palestineze? Dhe së fundmi, një vakum politik, në të cilin Autoriteti Palestinez është ...
TIRANE– Pas spektaklit lotsjellës së dorëzimit të kutive në KAS, Lulzim Basha ka nisur një tur po kaq lotsjellës. Atë që lejuan të ndodhë në 25 prill, atë që nu...
IZRAEL– Po ndodh edhe një herë, kësaj here në Sheik Jarrah. Palestinezët që u larguan ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre në Jeruzalemin Perëndimor janë plan...