LIVE UPDATES
Ekonomi

Po kthehet në mallkim! Gaforrja blu në ujërat shqiptare rrit dëmet për peshkatarët

20 Mars 2021, 22:05 Nga DOSJA
Po kthehet në mallkim! Gaforrja blu në ujërat shqiptare rrit

Përhapja e gaforreve blu në ujërat shqiptare po rrit dëmet për peshkatarët, të cilët shohin tashmë si zgjidhje të vetme konsumin e tyre. Gaforrja e ardhur vitet e fundit nga brigjet e Gjirit të Meksikës po bllokon rrjetat dhe po dëmton ekosistemin duke vënë në vështirësi mijëra familje që jetojnë me peshkimin.

Në brigjet e Adriatikut ajo shfaqet mbresëlënëse me këmbët dhe kthetrat që i kanë dhënë emrin “gaforrja blu”, por për peshkatarët po kthehet, sic thonë vetë ata, në një mallkim të vërtetë. “Ne ia kemi vënë emrin “alien” pasi ashtu ka ardhur dhe po na sjell pasoja të mëdha”, thotë Besmir Hoxha, një peshkatar në Divjakë që mban ekonominë e familjes me pesë anëtarë, duke peshkuar.

“Ka nja gjashtë a shtatë vjet që kjo gaforre është bërë shumë problematike, ka hyrë nëpër laguna, i është përshtatur dhe vendit këtu dhe nuk po mundemi ta largojmë. Në ia kemi vënë emrin “alien” pasi nuk të lë të bësh qetësi. Me këmbët që ajo ka e bën rrjetën copa”, thotë ai.

Teksa Stilian Kisha afrohet pas 6 orë qëndrimi në det në brigjet e Divjakës me varkën e tij, arka që ai zbret, flet për më shumë gaforre sesa peshk, në gjuetinë e ditës.

“E shikoni vetë këtë pushtuese, gaforrja krahas peshkut po na dëmton edhe rrjetat që kushtojnë shumë”, thotë Stiliani.

‘Krahas peshkut na dëmton materialet, rrjetat tona që janë të kushtueshme. Në një sezon tre mujor që gjuajmë sepie, duhet të bëjmë dy tre herë rrjetën që të arrijmë të gjuajmë”.

“Gaforrja blu është një lloj invazive që është përhapur me shpejtësi të madhe vitet e fundit në ujrat shqiptare”, thotë Ervin Allushi, biolog në Agjensinë e Zonave të Mbrojtura të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta.

“Gaforrja blu është një lloj invazive që e ka origjinën e saj nga Atlantiku Perëndimor dhe Gjiri i Meksikës. E shohim dhjetë vite e fundit në ujrat shqiptare dhe gjithë Mesdheun. Është një lloj invazive që prish ekuilibrat natyrore të gjallesave nënujore, por është një shqetësim dhe për peshkatarët pasi u dëmton rrjetat, por dëmton dhe sasinë e peshkut që ata peshkojnë gjatë gjuetisë”.

Ndërsa dëmet e shkaktuara nga gaforrja blu janë në rritje jo vetëm në zonat detare nga Shëngjini në Sarandë, por edhe në lumenj dhe laguna peshkatarët janë skeptikë për gjetjen e zgjidhjes. Peshkatari Besmir Hoxha thotë se nuk ka treg pasi e vetmja zgjidhje do ishte konsumi.

“Nga viti në vit po pakësohet peshku. Sepse ajo nuk e lë të bëjë qetësi, të vijë të kullosë në bregun e detit, të gjejë ushqimin dhe e ngacmon gjithë kohën. S`kemi gjetur zgjidhje sepse s`ka shitje. Po të kishte shitje, sic gjuajmë peshkun, do gjuanim gaforret“.

Edhe biologu Allushi e sheh përmirësimin e situatës tek rritja e konsumit.

“Peshkatarët janë skeptikë sepse numri i gaforreve rritet pasi ato shumohen me një ritëm të shpejtë. E vetmja gjë që mund të themi është konsumimi sa më i madh nga ana e njerëzve dhe mbledhja më e madhe e tyre në det apo laguna nga peshkatarët”.

Në Shqipëri gaforrja blu tërhiqet pak nga restorantet ku një kilogram peshkatarët arrijnë ta shesin rreth 1 dollarë. Peshkimi në përgjithësi është në mbijetesë, thotë Stiliani.

“Ne gjuajmë me mjete artizanale, varkat i bëjmë vetë , kush ka një motor të vogël edhe ai me defekte pasi s`ka mirëmbajtje. Bregun e detit e kemi të zhveshur dhe të pa mbrojtur dhe bën det i fortë. Janë kushte mbijetese”.

Ndërsa gaforret shtohen me shpejtësi pasi femrat shtrojnë miliona vezë specie të tilla të vlerësuara nga biologët si pushtuese në Mesdhe përbëjnë një problem madhor pasi ndikojnë faunën detare vendase.

Biologu Allushi flet për ndikimin e këtyre specieve në ekuilibrin e jetës nënujore në Shqipëri.

“Është një gaforre që ka ardhur me ngrohjen globale dhe me rritjen e temperaturës së detit. Janë krijuar një seri kushtesh të favorshme për këto lloj speciesh invazive që të shtohen në mënyrë të shpejtë në ujrat shqiptare duke prishur edhe ekuilibrin natyror dhe të kemi edhe një rënie të specieve vendase”.

Lufta e peshkatarëve me gaforren blu pritet të jetë e gjatë në ujrat shqiptare, pasi shumimi i shpejtë i saj nuk lë vend për optimizëm.

Marrë nga VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sociale sociale gaforrja blu gaforrja blu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj