LIVE UPDATES
Politike

‘Po pengon Bashkimin Kombëtar me Kosovën, Hysamedin Feraj sulmon Ramën për “Open Balkan”

26 Gusht 2021, 11:30 Nga DOSJA
‘Po pengon Bashkimin Kombëtar me Kosovën, Hysamedin Feraj sulmon

TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje ka sulmuar ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama me anë të përfaqësuesit të saj, Hysamedin Feraj.

Në një intervistë për MCN TV, Feraj ka thënë se kreu i qeverisë shqiptare është grekofil dhe serbofil, që po pengon bashkimin kombëtar me Kosovën.

Bashkimi kombëtar ka qenë le të themi, vazhdimisht është i mundur sot, por e bëjnë të pamundur pikërisht këto rryma politike që ne kemi brenda vetes dhe janë të hershme. Dhe këto janë para së gjithash grekofilët dhe serbofilët shqiptarë”,- ka thënë Feraj.

Ai gjithashtu ka folur rreth idesë së ‘Open Ballkan’ ku vshtë shprehur se Rama vazhdon të shohë Europën përmes ‘dritares’ së Beogradit dhe jo Tiranës apo Prishtinës.

‘Open Balkans, në fund të fundit është vetëm mënyra sesi është artikuluar sot politika e vjetër cariste-ruse, përvetësuar pastaj nga qeveria e Serbisë nën parullën ‘Ballkani-ballkanasve’. E nga gjithë fjalori të cilin kryeministri i Shqipërisë e përdor për të përshkruar veten e vetë, provohet se është i vendosur në atë lloj ideologjie.’-– u shpreh Feraj.

Pjesë nga intervista e Hysamedin Feraj:

-Z. Feraj, çfarë e bën kaq të vështirë dhe të themi konfliktuale marrëdhënien mes të dyja qeverive, asaj në Tiranë dhe në Prishtinë?

Marrëdhënia është kthyer në problematike nga vendosja e qeverisë së Shqipërisë në ideologjinë pansllaviste të shekullit të 19-të, e cila sigurisht është krejt e papranueshme për qeverinë e Kosovës që ka ardhur fill në pushtet bashkë me pavarësinë e Kosovës si rezultat i luftës kundër këtij revanshi gjjenocidal pansllaviste kundër shqiptarëve.

Prandaj, duke u vendosur në një ideologji kaq regressive, kaq reaksionare e qeverisë së Shqipërisë siç është ideologjia nacional-shoviniste pansllaviste e shekullit të 18-të, kuptohet që kjo do t’i acaronte marrëdhëniet jo vetëm me qeverinë e Kosovës, por do të duhej në parim me gjithë shqiptarët që kanë vuajtur shumë tragjedi nga kjo lloj ideologjie që u formulua në shekullin e 18-të nga ministri i jashtëm rus, e cila u përqafua më pas nga qeveritë serbe, veçanërisht përfshirë Nikolla Pashiqin e deri te Vuçiçi.

-Ku qëndron problemi sipas jush me nismën Open Balkans?

Konflikti nuk është ndërmjet vendeve, madje as ndërmjet qeverive, konflikti është vetëm shfaqja e sotme e një konflikti të vjetër që i ka përshkuar shqiptarët brenda tyre, domethënë të atyre shqiptarëve që janë vendosur gjithmonë në njëfarë serbofilie, grekofilie, pansllavismi e kështu me radhë, dhe shqiptarët nacionalistë që janë vendosur në programin e rilindjes tonë kombëtare. Për realizimin e vetes, përballë këtij agresioni të fqinjëve, kështu që ai ishte një saktësim i duhur.

Open Balkans, në fund të fundit është vetëm mënyra sesi është artikuluar sot politika e vjetër cariste-ruse, përvetësuar pastaj nga qeveria e Serbisë nën parullën ‘Ballkani-ballkanasve’. E nga gjithë fjalori të cilin kryeministri i Shqipërisë e përdor për të përshkruar veten e vetë, provohet se është i vendosur në atë lloj ideologjie. Ashtu siç është formuluar nga Xhatorvski, parulla “Ballkani , popujt të Ballkanit” e cila u mor nga Pashiqi e deri më sot. Vuçiçi e ka përsëritur këtë në OKB para dy vitesh, ku e ka përfunduar fjalimin “Ballkani i ballkanasve” dhe “Rroftë Serbia”. Në intervistën e dhënë në Euroneus, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, po ashtu thotë se Ballkani na takon ne, popujve të Ballkanit dhe Europa nuk duhet të na mësojë se çfarë duhet të bëjmë.

Njëlloj siç ka deklaruar për veten se çfarë duhet të bëjë në dritaren, nëpërmjet të cilës ai në periudhën e izolimit të Shqipërisë, dritarja nëpërmjet ai ka shikuar botën ka qenë televizioni i Beogradit dhe prandaj është e kuptueshme që e gjithë dritarja nga e cila Kryeministri i Shqipërisë e shikon botën sot, vazhdon të jetë ajo dritare. Pra, e sheh botën nga Beogradi dhe jo nga Tirana dhe as nga Prishtina.

– Z. Rama, kryeministri i Shqipërisë, duket se ka vendosur të ecë përpara me këtë bashkëpunim duke mos konsideruar- të paktën në dukje – shqetësimet e Kosovës. Mendoni se, kryeministri i Shqipërisë në fakt po tenton ta izolojë qeverinë e Kosovës?

Kam përshtypjen se si rezultat, kryeministri i Shqipërisë më shumë do ta izolojë Shqipërinë sesa Kosovën. Meqenëse i është bashkuar një nisme, siç e thash të konfigurimit arkitektonik të rajonit, ku duket se konflikti është për sferën mes Perëndimit dhe Rusisë dhe në këtë situatë, po krijohet një farë vije e qartë që shtrihet nga Rusia-Ukraina-Rumania-Serbia-Maqedonia-Shqipëria. Dhe Kosova në këtë rast lihet në anën e Perëndimit, të Bashkimit Europian, ndërsa Shqipëria mund të izolohet në këtë vijë shtetesh që janë renditur si sferë e influencës ruse.

Kur fola për ideologjinë e shekullit të 19-të, ajo ka qenë formuluar për të ndaluar avancimin e perandorisë austro-hungareze dhe ekzistencën e perandorisë osmane në Ballkan. Pra, ishte politika ruse kundër një perandorie perëndimore kundër një preandorie sllave, për të depërtuar veprat, duke shfrytëzuar origjinën sllave disa popujve në këtë rajon. E në këtë kuptim, rreziku që të izolohet është shumë më i madh për Shqipërinë sesa për Kosovën, e cila, sigurisht mund të izolohet nga Rusia dhe të ndodhet e hapur për Bashkimin Europian për Perëndimin.

-Nisur nga kjo që kemi parë, shihni më mundësinë e ndonjë roli të Shqipërisë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë?

Shqipëria nuk mund të jetë në rolin ndërmjetësues midis Serbisë dhe Kosovës, sepse është bërë palë me Serbinë kundër Kosovës. Ndërmjetësuesit supozohet të jenë të paanshëm dhe jo të jenë palë me njërën anë. Mendoj se Shqipëria nuk ka asnjë gjasë që të marrë ndonjë rol ndërmjetësues në këtë konflikt.

-Z. Feraj, sa i mundshëm është projekti i bashkimit kombëtar në dritën e një zhvillimi gjeopolitik të themi si Minishengeni?

Bashkimi kombëtar ka qenë le të themi, vazhdimisht është i mundur sot, por e bëjnë të pamundur pikërisht këto rryma politike që ne kemi brenda vetes dhe janë të hershme. Dhe këto janë para së gjithash grekofilët dhe serbofilët shqiptarë.

Vijmë në Shqipëri. Vetëvendosja ka nisur veprimtarinë në Tiranë, ajo kandidoi në zgjedhjet e fundit. Si e shihni të ardhmen e Lëvizjes në vendin tonë?

E shoh me optimizëm, sepse është e vendosur në drejtësi dhe drejtësia siç thuhet mund të vonojë, por në fund të fundit fiton. Prandaj, në këtë kuptim, Vetëvendosja si një lëvizje e drejtë, do të fitojë. 

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama hysamedin feraj open ballkan edi rama hysamedin feraj open ballkan

Sondazh

Poll
Politike 25 Gusht 2021, 20:40

TIRANË– Në Tiranë, kryeministri Edi Rama, bëri të ditur sot se do të shpallë javën tjetër qeverinë e re socialiste, pasi fitoi një mandat të tretë qe...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj