LIVE UPDATES
Politike

25 Gusht 2021, 20:40 Nga DOSJA

TIRANË– Në Tiranë, kryeministri Edi Rama, bëri të ditur sot se do të shpallë javën tjetër qeverinë e re socialiste, pasi fitoi një mandat të tretë qeverisës në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Zoti Rama theksoi në një deklaratë para kabinetit qeveritar se fitorja e zgjedhjeve ishte një vlerësim nga qytetarët për mënyrën si u përball kriza e tërmetit dhe pandemisë. Ndërsa në marrëdhëniet ndërkombëtare, krahas ambicjeve për integrim në Bashkimin Europian, zoti Rama shtoi se qeveria e re do të vazhdojë angazhimet me nismën e “Ballkanit të Hapur”.

Por, opozita reagoi pas fjalës së tij se krimi dhe korrupsioni po bashkëjetojnë me qeverisjen dhe se socialistët përsëritën sot arritjet imagjinare me mashtrime të vjetra. Sipas kryeministrit Rama, tërmeti i nëntorit 2019 dhe pandemia që nisi në pranverën e 2020 ndryshuan me forcë përparësitë e qeverisjes në mandatin e dytë, por ato u përballën me përkushtim dhe profesionalizëm.

Ai theksoi se për këto dy sfida ekstreme vazhdon puna e gjithë strukturave qeveritare, dhe një mandat i tretë qeverisës, që erdhi nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit si një vlerësim për socialistët, si dhe po i shtyn ata për më shumë rezultate me rindërtimin dhe vaksinimin, për të cilat javën e ardhshme do të shpallet një kabinet i ri qeveritar.

Qeveria e re dhe akuzat e Bashës, VOA shkruan për përplasjet dhe nismën “Ballkani i hapur”: Nuk ka mbështetjen e Kosovës

“Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju natyrisht do të vijoni të gjithë punën deri në minutën e kalimit të detyrës, pa lënë asnjë ditë të shkojë kot. Fatmirësisht kemi një skuadër kampione ku ka shumë zgjedhje për çdo rol dhe kampionati 4-vjeçar që ka nisur të nesërmen e zgjedhjeve të fundit kërkon jo vetëm një formacion të mirë qeverisës, një kryesi të mirë të grupit parlamentar, apo një kryesi efektive të vetë partisë, por edhe një stol rezervash të gjatë, siç i thonë në sportet kolektive, për të pasur në vijimësi mundësi energjizimi të skuadrës” – pohoi zoti Rama.

Por kryetari i opozitës Lulzim Basha, shkroi në Twitter menjëherë pas fjalës së kryeministrit Rama, se këto ishin mashtrimet e vjetra të një regjimi, që masakroi zgjedhjet për të vazhduar vjedhjen e Shqipërisë.

Zoti Basha theksoi se “mafia, krimi dhe korrupsioni po vazhdojnë ortakërinë me qeverinë socialiste, po varfërojnë dhe po largojnë shqiptarët nga atdheu, të braktisur edhe në kohë pandemie me numrin më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë në Europë dhe paketat më të vogla ekonomike në kontinent, integrimi në të cilin mbahet peng nga dështimet e njëpasnjëshme”.

Por kryeministri Rama pohoi se qeveria i përmbushi të gjithë kushtet për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian dhe hapi një kapitull të ri në politikën rajonale me “Ballkanin e Hapur”, që sipas tij, nuk është asgjë tjetër, përveçse Procesit të Berlinit me një shpejtësi të re dhe me një përgjegjësi të re.

“Polemikat për “Ballkanin e Hapur” dhe akuzat e hatashme ndaj kësaj qeverie dhe meje personalisht, qoftë nga Prishtina, qoftë nga Tirana, nuk më shqetësojnë fare dhe nuk duhet të na shqetësojnë aspak si forcë qeverisëse në mandatin e tretë. Ka shumë tym dhe shumë zjarr të ndezur për qëllime të politikës së ditës, por qeveria e re do të vazhdojë përpara edhe në këtë drejtim, pa humbur asnjë ditë të vetme, ndërkohë që ka besim se me qeverinë e Kosovës do të bëjmë plot punë të mira me interes të përbashkët, pavarësisht mosdakordësisë së kolegëve në Kosovë me Ballkanin e Hapur” – deklaroi zoti Rama.

Por qeveria e Kosovës ka vlerësuar se nisma “Ballkani i Hapur”, ku janë përfshirë vetëm Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, ngjan më shumë me një Ballkan të hapur për ndikimet nga Lindja.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se “Ballkani i Hapur” ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, sidomos nga Federata Ruse, por edhe nga Kina si dhe Ballkan i hapur për autokracinë, Ballkan i hapur për korrupsionin, Ballkan i hapur për kriminelët e luftës të cilët, vazhdojnë të jenë masivisht, jo vetëm të lirë në Serbi, por jo pak prej tyre edhe në pushtet”, duke shmangur ballafaqimin me të kaluarën.

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut synojnë të heqin kontrollet kufitare mes tyre për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave duke filluar nga 1 janari i vitit 2023. Kosova ka refuzuar të marrë pjesë në këtë nismë.

As ideja e “Mini-Shengenit” Ballkanik, që u paraqit në Novi Sad të Serbisë në tetor të vitit 2019, e as tani nisma “Ballkani i Hapur” asnjëherë nuk ka siguruar mbështetje të rëndësishme në Kosovë, por as në Mal të Zi e as në Bosnje, tri nga gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit që aspirojnë integrimet europiane.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ilirian agolli edi rama ilirian agolli

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen