LIVE UPDATES
Politike

"Diskutuam për planet konkrete të bashkëpunimit në sektorin energjetik", Rama pret në takim ministrin grek

Në një postim në Facebook Rama tha se diskutuan  për mundësinë që Shqipëria dhe Greqia të harmonizojnë burimet e tyre energjitike për të fituar reciprokisht nga njëri-tjetri.

13 Maj 2022, 16:20 Nga DOSJA
"Diskutuam për planet konkrete të bashkëpunimit në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim ditën e sotme së bashku me ministren Belinda Balluku ministrin grek të Energjisë dhe Mjedisit Kostas Skrekas.

Në një postim në Facebook Rama tha se diskutuan  për mundësinë që Shqipëria dhe Greqia të harmonizojnë burimet e tyre energjitike për të fituar reciprokisht nga njëri-tjetri.

"Me ministrin grek të Energjisë dhe Mjedisit, Kostas Skrekas, diskutuam gjerësisht për planet shumë konkrete të bashkëpunimit në sektorin energjetik, rritjen e sigurisë energjetike të dy vendeve përmes një harmonizimi të burimeve tona në këtë drejtim, duke përfituar reciprokisht nga njëri-tjetri"-shkroi Rama.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike