LIVE UPDATES
Politike

DEBATI/ “S’ke tagër për hetime”, Xhafaj nuk kursehet ndaj Manjës, ministri pranon shkeljen

Manja tha se shkelja e afateve ka ndodhur pasi në të njëjtën mënyrë është vepruar edhe nga qeveria e kaluar. Ai shtoi se ka një ngërç mes prokurorive e ministries. Sipas ministrit Manja, mungon databaza për këtë gjë.

13 Maj 2022, 14:08 Nga DOSJA
DEBATI/ “S’ke tagër për hetime”, Xhafaj nuk kursehet
Fatmir Xhafaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj nuk i ka kursyer vërejtjet ndaj ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, në lidhje me konpetencat dhe me shkeljen e afateve nga Këshilli i Ministrave për dhënien e rekomandimeve për Prokurorinë e Përgjithshme në lidhje me luftën ndaj krimit. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, Xhafaj tha se procesi do të duhet të përmbyllet brenda datës 31 Mars, siç e parashikon edhe ligji, ndërkohë që shtoi se qeveria nuk ka tagër që të reagojë për nisjen e procedimeve specifike. Në përgjigje, Manja tha se shkelja e afateve ka ndodhur pasi në të njëjtën mënyrë është vepruar edhe nga qeveria e kaluar. Ai shtoi se ka një ngërç mes prokurorive e ministries. Sipas ministrit Manja, mungon databaza për këtë gjë.

Pjesë nga biseda:

Fatmir Xhafaj: Është me rëndësi që të kuptojmë të gjithë se nga rrjedh fakti që ne jemi në këtë tavolinë për të dëgjuar ministrin, është dispozita që parashikon qartë disa momente. E drejta e Këshillit të Ministrave për të rekomanduar, në luftën kundër kriminalitetit, që këto rekomandime janë të këshillit të ministrave dhe jo kryeministrit apo ministrave. Është ministri ai që e prezanton këtë dhe tjetra, që këto fokusohen vetëm te kriminaliteti dhe jo te çështje konkrete se kush duhet hetuar apo jo, dhe detyrimin e Këshillit të Minsitrave për të ndjekur zbatimin e këtyre rekomandimeve. Ky ushtrim parlamentar, zhvillohet në disa realitete konkrete, ky është viti i tretë i institucioneve të drejtësisë, reforma në drejtësi është qartësuar, dhe së treti ka qenë dhe është momenti për një analizë më të thelluar, për të reflektuar, ndoshta edhe për ta modifikuar qasjen tonë në këtë proces. Në këtë kontekst të situatës por edhe të vetë ligjit, do të doja t’i bëja ministrit disa pyetje, bazuar në rekomandimet që ai ka paraqitur: Së pari ligji ju detyron ju që rekomandimet t’i paraqisni deri në 31 Mars, pyetja ime është a janë miratuar këto rekomandime në Këshillin e Minsistrave? U janë bërë prezente prokurorëve? Cila është problematika e re dalluese në krahasim me një vit më parë? Ju keni ardhur këtu që të paraqisni këndvështrimet tuaja, në lidhje me zbatimin e rekomandimeve, a përputhen këto rekomandime të dhëna në atë kohë, me zhvillimet reale të kriminalitetit në vend? Në rekomandimet e 2021 dhe 2022, ju, pra qeveria, keni vendosur prioritet numër 1 pavarësinë e prokurorëve, cila është lidhja që bëni ju me kriminalitetin? Në përgjigjet tuaja ju folët për kërkesa të reja për Oficerë të Policisë Gjyqësore, megjithëse kryetarja e Komisionit tha se u është dhënë më shumë sesa duhet. A ka një analizë sot për problematikat? Apo ne do të vazhdojmë të ecim me kërkesa të rastit, gjykime të rastit dhe reagime të rastit.

Ulsi Manja: Është e vërtetë që ligji përcakton që çdo 31 Mars, Këshilli i Ministrave duhet të prezantojë te prokurorët rekomandimet për vitin e ardhshëm, afati nuk është zbatuar asnjëherë. Nga asnjë qeveri, kështu është vepruar edhe nga qeveritë e kaluara.  Për këtë vit janë miratuar në këshillin e ministrave, në datën 11/5/2022, shumë shpejt ne do të kemi një prezantim me të gjithë drejtuesit e prokurorive siç e kërkon edhe ligji. Është një pyetje që ka të bëjë me korrespodencën me prokurorinë e përgjithshme dhe SPAK. Më lejoni që në krye të herës t’ju them që ky problem dhe metodologjia që përdoret sot, meriton një analizë të posaçme. Mënyra e transmetimit të të dhënave të kriminalitetit, nga prokuroritë e shkallëve të parë, te prokuroria e përgjithshme, dhe më pas te ministria e drejtësisë ka një ngërç. Është mungesa e një sistemi të integruar, nuk ka një database të saktë me të dhëna.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi