Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Po ashtu gjatë takimit Balluku theksoi se nuk do të ketë tolerancë për asnjë që abuzon me detyrën.
VLORË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi një takim me strukturat e Ujësjellës-Kanalizimeve të Vlorë, në prag të nisjes së sezonit turistik veror. Balluku solli në vëmendje reformën e ndërmarrë në ujësjellës-kanalizime pak kohë më parë, e cila tashmë ka nisur të japë rezultatet e para pozitive.
Duke u ndalur në këtë pikë, Balluku tha se ka një përmirësim të të gjithë treguesve duke nisur nga mbledhja e të ardhurave, ulja e humbjeve në rrjet, si dhe avancimi me projektet për zhvillimin e sektorit nga veriu deri në jug.
“Ky është viti i parë ku ne kemi arritur që të kemi rezultate të mirëfillta të kësaj reforme, sot që të gjitha ndërmarrjet e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë aksioner maxhoritar Qeverinë Shqiptare. Sot kemi një tjetër nivel të përmirësuar thellësisht të mbledhjes së të ardhurave. Kemi përmirësuar uljen e humbjeve të ujit të pijshëm në rrjet. Kemi të përmirësuar të gjitha afatet kohore të dorëzimit të kontratave të ndërtimit të të gjitha projekteve që janë nga veriu deri në jug”, tha Balluku teksa shprehu rezerva për drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve të Vlorës.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se në këtë drejtori është evidentuar një skemë abuzive për të përfituar të ardhura të pamerituara, duke paditur shoqërinë në gjykatë. Sipas Zv.Kryeministres tashmë dosja e këtyre abuzimeve do t’ju dërgohet organeve kompetente ligjzbatuese dhe personat që kanë abuzuar me detyrën do të mbajnë përgjegjësi.
“Të abuzohet në kurriz të qytetarëve të Vlorës, të jemi sot në risk që të mos kemi mundësi që të ofrohet shërbimi ashtu siç duhet, sepse një grup njerëzish këtu ka vendosur që të marrë paratë e kompanisë dhe t'i keqpërdorë për qëllimet e veta, kjo është diçka që do të mbetet nëpër dollapët dhe sirtarët e ministrisë, por është një çështje që do të ndiqet penalisht”, paralajmëroi Balluku.
Në drejtorinë e Vlorës janë konstatuar abuzime ku punonjës dhe ish-punonjës, tashmë në pension, kanë marrë përfitime të padrejta duke paditur kompaninë. Kjo skemë e ngjashme është përsëritur në disa raste, madje edhe nga juristët e shoqërisë që kanë pasur për detyrë të mbronin çështjet në gjykatë.
Ali Alimehmeti TIRANË- Kryetari i këshilltarëve Bashkiak të PD në Bashkinë Tiranë Ali Alimehmeti, ka folur në lidhj...
Jamarbër Malltezi TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit i Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka dalë me nj&e...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së lirisë Ilir Meta, në një konferencë për mediat, foli sot dhe në lidh...
Floriana Garo TIRANË- Zëdhënësia e Partisë Demokratike Floriana Garo ka dhënë një deklaratë në lidhj...
Përfaqësuesit nga vendet anëtare të NATO-s PRAGË- Në Pragë të Çekisë është mbajtur në da...
Igli Hasani PRAGË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në takimin informal të Ministr...
greta vangjeli TIRANË- Zëdhënësja për antikorrupsion në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli në një deklarat&e...
Majlinda Cara ITALI- Kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara, me tone patriotike rrëfen tek Piranjat se si ka marrë me vete gjithë La&ccedi...
Ina Zhupa TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar një ditë pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës ...
belind kellici TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi mbrëmjen e djeshme ka publikuar ...