LIVE UPDATES
Politike

"Lihet i lirë që të manipulojë provat, apo të sigurojë azilin politik me justifikim?" Këlliçi: SPAK asnjë masë ndaj "kolegut" Veliaj

Këlliçi tha se prokurorët e SPAK njoftojnë qytetarët shqiptarë se kanë dalë tashmë në konkluzion se Veliaj ka kryer 4 vepra penale, por ata nuk marrin masë ndaj Veliajt. 

8 Janar 2025, 13:47 Nga M.B
"Lihet i lirë që të manipulojë provat, apo të
Belind Këlliçi

TIRANA- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë sot një deklaratë për mediat ku tha se ditët e fundit të vitit 2024, Prokuroria e Posaçme për Luftën Kundër Krimit dhe Korrupsionit, njoftoi zyrtarisht se kishte nën hetim kreun e 5D kryebashkiakun Erion Veliajn. Këlliçi tha se prokurorët e SPAK njoftojnë qytetarët shqiptarë se kanë dalë tashmë në konkluzion se Veliaj ka kryer 4 vepra penale, por ata nuk marrin masë ndaj Veliajt. Ai shtoi se SPAK mbi të gjitha po i lë kohë të mjaftueshme Veliajt që ai të sigurojë azilin politik.

"Kolegët e Erionit në SPAK, njoftojnë qytetarët shqiptarë se kanë dalë tashmë në konkluzion se kreu i 5D, Erion Veliaj, ka kryer 4 vepra penale, por kolegët e tij sigurisht nuk marrin masë ndaj Veliajt, por e lënë atë të lirë në mënyrë që të shkatërrojë dhe manipulojë provat, e mbi të gjitha po i lënë kohë të mjaftueshme që ai të sigurojë azilin politik, me justifikim se Nesti Rama po e linçon, për shkak se ky ishte pasardhësi i dizenjuar i liderit global dhe mikut të ngushtë të Charles McGonigal, Edi Rama", tha Këlliçi.

Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Belind Këlliçi:

Të nderuar qytetarë,

Ditët e fundit të vitit 2024, Prokuroria e Posaçme për Luftën Kundër Krimit dhe Korrupsionit, njoftoi zyrtarisht se kishte nën hetim kreun e 5D dhe pronarin faktik të inceneratorit Tiranë, Erion Veliajn.

Prej pothuaj 2 vitesh, kam depozituar disa kallëzime të shoqëruara me mijra faqe dokumente autentike dhe prova të pakontestueshme, të cilat faktojnë korrupsionin e Erion Veliajt me tenderat në Bashkinë Tiranë, inceneratorin fantazmë të Tiranës dhe kompaninë famoze 5D, të 5 drejtorëve të bashkisë.

Emisioni investigativ “Plug” në SYRI TV, faktoi katërcipërisht lidhjet okulte se si Erion Veliaj me paratë e George Soros ka influencuar dhe kapur institucionet e drejtësisë së re.

Po në atë emision është faktuar se si OJF-ja BYLA, e cila në vitin 2002 themeloi lëvizjen Mjaft, merrte para publike nga Bashkia Tiranë në vitin 2023 dhe i kalonte ato për llogari të familjarëve të Erion Veliajt.

I rikthehemi edhe njëherë deklaratës zyrtare të SPAK të cilën e shihni në ekran.

Citoj: Deri në këtë fazë të hetimit paraprak, nga provat e grumbulluara, është arritur në konkluzionin, se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat lidhen jo vetëm me veprën penale të korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë, por edhe për veprat penale si: korrupsion aktiv, pastrim parash dhe fshehje e të ardhurave.

Të nderuar qytetarë,

Kolegët e Erionit në SPAK, njoftojnë qytetarët shqiptarë se kanë dalë tashmë në konkluzion se kreu i 5D, Erion Veliaj, ka kryer 4 vepra penale, por kolegët e tij sigurisht nuk marrin masë ndaj Veliajt, por e lënë atë të lirë në mënyrë që të shkatërrojë dhe manipulojë provat, e mbi të gjitha po i lënë kohë të mjaftueshme që ai të sigurojë azilin politik, me justifikim se Nesti Rama po e linçon, për shkak se ky ishte pasardhësi i dizenjuar i liderit global dhe mikut të ngushtë të Charles McGonigal, Edi Rama. 

Kjo është prova e radhës që i fakton shqiptarëve që kjo është një drejtësi me regji.   

Ndaj gjej rastin sërish të ftoj qytetarët e Tiranës t’i bashkohen thirrjes së PD për të protestuar para selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë, që sot formalisht duhet bashkia Tiranë, ditën e premte, datë 10 janar, ora 11:00.

"Lihet i lirë që të manipulojë provat, apo të

 

belind këlliçi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj