LIVE UPDATES
Politike

Berisha publikon denoncimin/ "Arrestonte kundërshtarët e bandës që mblidhnin vota për të", kryedemokrati: Ja si e shpërbleu Balla kryeprokurorin Kreshnik Ajazi

Berisha thekson se në denoncim tregohet qartë lidhje e ngushtë me prokurorin Ajazi, ky i fundit është vëllai i këshilltarit të Taulant Ballës.

8 Janar 2025, 12:54 Nga ZH.LL
Berisha publikon denoncimin/ "Arrestonte kundërshtarët e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj Ministrit Taulant Balla, që sipas tij ka lidhje me organizatat kriminale. Pas publikimit të një denoncimi, Berisha ka kërkuar të tregojë ndikimin dhe lidhjen e Ballës me prokurorin, Kreshnik Ajazi.

Berisha thekson se në denoncim tregohet qartë lidhje e ngushtë me prokurorin Ajazi, ky i fundit është vëllai i këshilltarit të Taulant Ballës. Kryedemokrati thekson se posti i Ajazit në krye të Prokurorisë së Elbasanit, ishte një shpërblim nga ana e Ballës. Kjo pasi, sipas Berishës, kryeprokurori arrestonte kundështarët e Ballës.

POSTIMI I PLOTË

Ja si shpërbleu Tao (Taulant Bego Jaris) prokurorin e bandave, Kreshnik Ajazi. Lexoni më poshtë denoncimin.

Përshëndetje Doktor, ato që lexove nga dosja e bashkëpunimit të Taos me krimin janë vetëm një pjesë e saj, sepse është e vërtetë  se Tao i arrestoi kundërshtaret e Çelajve, por jo në dhjetor, por në mars nga data 24 -25 mars 2021 dhe arrestimin e tyre e bëri nëpërmjet prokurorit Kreshnik Ajazi, të cilit Tao i vendosi në vend te katërt kandidat për deputet vëllain e tij, Besjan Ajazi. Nga deputet kaloi në kryetar të Bashkisë së Gramshit.

Edvin Mafia i beson mafies, drogës, drejtimin e prokurorisë së Elbasanit. Kryeprokurori i ri i Elbasani akuzohet se vetë ai, i dehur, ka shtypur për vdekje një njeri. Por me manipulime e dosjes, me ndihmën e të atit ka marrë pafajësinë. Ai është vëllai i këshilltarit të Taulant Ballës! Lexoni denoncimin e avokatit dixhital!

I nderuar Doktor. Jam një avokat në Elbasan. Doja t’ju vija në dijeni se si Gent Ibrahimi me urdhër të Ramës emëroi drejtues prokurorie Kreshnik Ajazin, i cili është vëllai i Besian Ajazit, këshilltari i Taulant Ballës. Kreshniku ka punuar fillimisht në Vlorë ku aksidentoi me vdekje një person pasi ishte në gjendje të dehur, por i ati i vet është ekspert autoteknik dhe bashkë me shokët e tij, që u caktuan ekspertë të çështjes, e nxorën pa faj. Pas kësaj ngjarje u emërua prokuror në Elbasan. Pas ndërhyrjeve të shumta u caktua përkohësisht në Tiranë dhe aktualisht u zgjodh drejtues prokurorie. Kunati i KLP, Gent Ibrahimi nuk ka marrë parasysh në përzgjedhje as karrierën, punën, integritetin. Gjithashtu Besian Ajazi, eksponent i PS, është mik me zv/kryeministrin Erion Braçe, i cili dihet botërisht se është miku i Mimi Kodhelit, kunata e Gent Ibrahimit. Prandaj ka dalë dhe shprehja kunat-KLP. Bashkëlidhur po ju çoj disa foto që pasqyrojnë sa me sipër si dhe çfarë lidhjesh ka personi që u zgjodh drejtues prokurorie në Elbasan. Dhe nuk është çudi pse Gent Ibrahimi i dha votën atij. Rroftë reforma me kunat-KLP. Ta gëzojë Elbasani prokurorin qe zgjodhi çifti Taulant Balla-Qazim Sejdini.

A e dini ju kur them organizatë kriminale, pse e them?

Sepse aty është një prokuror që quhet Kreshnik Ajazi, nuk e njoh nuk e kam takuar kurrë. Por Taulant Ballës pas kësaj ngjarjes së famshme, ata kishin vënë telefona në përgjim dhe dilte Taulanti eksponent kryesor në biseda. Dilte Taulanti porositësh vrasësish. Avokati Ravik Gurra, duke mbrojtur klientët e vet merr dosjen dhe sheh që ky ishte një me vrasësit. Avokati pse e mësoi këtë ekzekutohet një natë, vritet, kurse këto regjistrimet, është me dokumente zyrtare, regjistrimet Kreshnik Ajazi vendos t’i asgjësojë.

Jo të hapë padi kundër porositësit të vrasësit, vendos t’i asgjësojë/ A e dini ju ç’ndodh me Kreshnik Ajazin, ua them unë ju. Kriminelit Kreshnik Ajazi i bëhet vetingu më 5 gusht në atë kohë kur nuk kishte as të huaj, as vendorë, asgjë, po vetëm firmë që të kalonte. Pra, ajo është një organizatë e rrezikshme kriminale, por ne do heqim të keqen më të madhe dhe natyrisht do iu kthejmë shqiptarëve drejtësinë që meritojnë. Po sot koha është e aksionit, është e veprimit. Faleminderit!

sali berisha taulant balla kreshnik ajazi

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron