Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai thekson se Drejtoria e Antimafias thotë se është konfirmuar një takim në Aruba midis këtyre personave, Artur Shehut dhe shokëve të tij, me figura të pacaktuara të qeverisë në detyrë.
ITALI- Gazetari Italian Nello Trocchia Ka deklaruar se emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama është përmendur gjatë bisedave të përgjuara të organizatave kriminale. Trocchia tha se e ka pyetur Ramën për këtë gjë si dhe nëse ka qenë ndonjëherë në Aruba. Por Trocchia nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Kryeministri dhe sipas tij hetimi u konfirmua nga Drejtoria e Antimafias.
Ai thekson se Drejtoria e Antimafias thotë se është konfirmuar një takim në Aruba midis këtyre personave, Artur Shehut dhe shokëve të tij, me figura të pacaktuara të qeverisë në detyrë. Trocchia thotë se Shehu ka investime në Shqipëri dhe Itali, duke përfshirë sektorin e turizmit dhe ndërtimit, dhe vazhdon të ketë leje ndërtimi në Vlorë. Madje edhe pse disa ish-bashkëpunëtorë të tij janë hetuar dhe më pas janë liruar, Shehu vazhdon aktivitetet e tij biznesore dhe kriminale.
"Po, drejtuesit e lartë. Pra, ose ministrat ose nënsekretarët. Është e qartë që ata përmendin këtë lloj reference, por nuk ka ndonjë çertifikatë që e fotografon takimin në Aruba.
Ka edhe biseda të përgjuara, ku flitet për njerëz të nivelit të lartë të qeverisë së Edi Ramës, duke përmendur Edi Ramën si krye të qeverisë. Kush ishte aty duhet të sqarohet; për këto pyetje Rama nuk ka pranuar të përgjigjet, por duhet të tregojë nëse këta persona ekzistojnë apo janë vetëm trillime të të interceptuarve.
Në fakt, një fakt i njohur: Drejtoria e Antimafias thotë se është konfirmuar një takim në Aruba midis këtyre personave, Shehut dhe shokëve të tij, me figura të pacaktuara të qeverisë në detyrë, jo qeveri lokale. Ky ishte në 2019, e njëjti qeveri që sot qeveris Shqipërinë, pra Rama.
Lidhen fuqishëm politika dhe krimi. Unë rikonstruktoj, për shembull, raste ku janë hetuar edhe figura të tjera politike shqiptare, ish-presidenti, ministri i Brendshëm i qeverisë Rama, por edhe ministra të tjerë. Ka pasur hetime për ministrin e Brendshëm të qeverisë Rama, por edhe për ministra të tjerë, për shembull për ndërtimin e impianteve të mbetjeve. Pra, nuk është se nuk ka pasur hetime mbi figura të larta qeveritare.
Kjo kërkon një nivel transparence edhe më të madh. Kryeministri Rama ka vendosur kohët e fundit një ministër për inteligjencën artificiale për të parandaluar korrupsionin, që tregon që problemi ekziston.
Unë i shkrova Edi Ramës, si në WhatsApp, SMS, edhe përmes zëdhënësit të tij, për t'i bërë një pyetje shumë të thjeshtë: a e ke takuar ndonjëherë Artur Shehun? A ke qenë ndonjëherë në Aruba? A kanë ministrat e tu, në vitin 2019, zhvilluar udhëtime apo takime me të? A ekzistojne udhëtime të tyre në Aruba me Artur Shehun? Nuk mora asnjë përgjigje. Kur pyeta Drejtorinë Antimafia, u konfirmua se ai hetim, mbi të cilin bazoheshin informatorët dhe letrat sekrete që unë kam publikuar, ishte mbyllur, jo sepse mungonin elementët," tha Trocchia.
Nello Trocchia ITALI- Gazetari i njohur investigativ italian, Nello Trocchia ka folur për mafian shqiptare. Në një intervistë pë...
foto ilustruese Ivan Petroviq dhe Ivan Ristiq nga Ranillugu - një komunë me shumicë serbe pranë Gjilanit në Kosovë - po b&eum...
foto ilustruese DURRËS- Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi ka tentuar t&eu...
Në kuadër të projektit “Diaspora4Innovation”, një grup akademikësh shqiptarë, rezidentë dhe nga diaspora, po zh...
Nancy VanHorn TIRANË- E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me Kryetaren e Këshillit t...
Fatos Lubonja Dokumentari “Më i fortë se Ciklopët” i regjisorit italian Stefano Grossi, sjell jetën dhe kujtesën e Fat...
Safet Gjici KUKËS- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici për pafaj&...
Foto Ilustruese TIRANË- Administratori i një agjencie turistike në Tiranë është vënë në pranga bashkë me...
Foto Ilustruese SARANDË- Autori i rrëmbimit të 19-vjeçarit Françesko Mani është arrestuar ditën e sotme. ...
DURRËS- Dinamika e vrasjes së 51-vjeçarit Valbon Beqiraj është zbardhur ditën e sotme. Mësohet se autor i vrasjes &e...