Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai ka shtuar se ky shtet duhet të përmbyset një minutë e më parë.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë sot se me 180 mln euro të deklaruara për ndërtimin e tunelit të Llogarasë mund të rindërtohej i gjithë rrjeti i furnizimit me ujë, i gjithë rrjeti i furnizimit me energji elektrike, të gjitha rrugët dhe jo vetëm të hapësirës Palasë-Qeparo, por nga Semani në Konispol. Berisha tha se tuneli i Llogarasë u ndërtua për 10-15 hotelet e atyre, që sipas tij, mbajnë Ramën me euro. Ai ka shtuar se ky shtet duhet të përmbyset një minutë e më parë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miqtë e mi, 180 milionë mund të rindërtoje të gjithë rrjetin ujor dhe furnizimin me ujor, të gjithë rrjetin e furnizimit me energji elektrike, të gjitha rrugët jo vetëm të hapësirës Palasë-Qeparo, por nga Semani në Konispol. Propagandë e çmendur, media të blera, mashtronin gjithë ditën shqiptarët. 180 milionë deklaronte Ballukja. 140 milionë raportone Tele-Tuneli. Nuk ndodh kund në botë si këtu.
Ja ku është tuneli i Elbasanit, i takon investimi 32 euro për banorë, po të kemi parasysh banorët e Shqipërisë së Mesme dhe Juglindore, banorët e Maqedonisë që mësyjnë Durrësin, Tiranën dhe plazhet e vendit. Krahasoni pak 32 euro investim për qytetarët nga paratë tuaja me 12 mijë euro në kulmin e turizmit. 45 mijë euro në tetë muajt e vitit. Të sillesh në këtë mënyrë ndaj shqiptarëve do të thotë se nuk ke asnjë normë morale.
Ata, të cilët pretendojnë se u afrua jugu, u them se nuk keni nocionet elementare të gjeografisë së Shqipërisë. Jugu i Shqipërisë është Saranda, Delvina, Gjirokastra. Ato e kanë zgjidhur aksin. Kanë bregun e Vjosës, Kardhiq-Delvinën. Dhe kush do të ndihmojë më shumë, korridori i jugut, por jo tuneli i 180 milionë eurove për 10-15 hotele që ndodhen në breg. Për 10-15 zengjinë që peshojnë Ramën me euro. Ky është shteti pra. A mbahet ky shtet? Duhet të përmbyset një minutë e më parë.
Sali Berisha TIRANË- Krei i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve&n...
Fredi Beleri dhe Edi Rama SARANDA- Bashkimi Demokratik i minoritetit grek, OMONOIA, ka dalë në një deklaratë për shtyp pasdit...
Enkelejd Alibeaj TIRANA- Deputeti Enkelejd Alibeaj shprehet se tashmë pa logon dhe vulën, grupi i Lulzim Bashës do duhet të krijoj...
Foto ilustruese TIRANA- Në një njoftim për mediat, Presidenca bën me dije se data 4 gusht është zgjedhur &ldqu...
Fredi Beleri TIRANA- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka caktuar 4 gushtin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin ...
Fredi Beleri në mbledhjen e Komisionit të zgjedhjeve TIRANA- Në Shqipëri, Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi de...
Spitali "Shefqet Ndroqi" TIRANA- Teksa ka folur për pajisjen e re për sëmundjet respiratore që gjendet në spitalin "Shefqet N...
Fredi Beleri GREQIA- Ministria e Jashtme greke ka reaguar në lidhje me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandati...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pasi presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 4 gushtin p&eu...
Presidenca TIRANA- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot datën 4 gusht 2024 për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie të ...