LIVE UPDATES
Politike

300 ditët e para të Qeverisë “Rama 3”: 13% e premtimeve janë përmbushur, 68% në pritje, 19% u harruan

Matja e performancës ka vijuar të kryhet sipas metodologjisë së bërë edhe me programet e mëparshme qeverisëse dhe bazuar mbi krahasimin midis pikave të programit sipas sektorëve të qeverisjes me aktete ligjore të miratuara, vendimet dhe aktet rregullatore të Këshillit të Ministrave, si dhe të Ministrive dhe institucioneve qendrore është arritur të matet niveli i përmbushjes së programit sektorial i detajuar i Qeverisë.

14 Korrik 2022, 21:14 Nga I.A
300 ditët e para të Qeverisë “Rama 3”: 13% e
Performanca

TIRANË- Pas mbylljes së 300 ditë qeverisje, prej momentit të betimit të qeverisë te Presidenti i Republikës ekipi i ekspertëve të POLIFAKT ka vijuar përgjatë gjithë kohës me monitorimin e performancës së përmbushjes së Programit të Qeverisë Rama 3. Matja e performancës ka vijuar të kryhet sipas metodologjisë së bërë edhe me programet e mëparshme qeverisëse dhe bazuar mbi krahasimin midis pikave të programit sipas sektorëve të qeverisjes me aktete ligjore të miratuara, vendimet dhe aktet rregullatore të Këshillit të Ministrave, si dhe të Ministrive dhe institucioneve qendrore është arritur të matet niveli i përmbushjes së programit sektorial i detajuar i Qeverisë.

Në matjen e përmbushjes së programit sipas sektorëve rezulton se nga 79 programe:

Janë përmbushur 10 programe, apo 13% e programit qeverisës;

Janë në progres apo ka filluar përgatitja për 54 programe (21 programe më shumë se 100 ditë përpara), apo 68% e programit qeverisës;

Nuk kanë filluar ende, nuk janë përmbushur (për shkak të mbarimit të afatit) ose nuk ka asnjë info për fillimin e masave për 15 programe, apo 19% e programit qeverisës.

Duket se në 300 ditët e para të qeverisjes të krahasuara me nivelin e përmbushjes në 200 ditët e para ka një ndryshim të dukshëm pozitiv me 42% më shumë programe të përmbushura, 35% më shumë programe në progres zhvillimi dhe 66% më pak programe të papërmbushura.

Më poshtë janë të detajuara sipas sektorëve edhe nivelet e ndryshme të zbatimit të programit qeverisës “Rama 3”, 2021 – 2025.

Sektori i Edukimit, Gruas dhe Rinisë, nga 8 programe, janë përmbushur aktualisht 2 programe dhe janë në proces përmbushje apo kanë filluar të zbatohen 6 prej tyre. Programe të përmbushura janë “Gjuha angleze do të nisë të mësohet në të gjithë shkollat e vendit që nga klasa e pare”, si dhe “Edukimi fizik do të zërë një vend më të rëndësishëm në sistemin arsimor, nga klasa e parë deri në universitet”.

Sektori i shëndetësisë, nga 9 programe është përmbushur 1 program. Në proces përmbushje apo kanë filluar të zbatohen 6 programe dhe nuk kanë filluar ende 2 programe. Ndër programet që nuk kanë ende një fillim apo nuk ka info për to janë “I japim përparësi parandalimit të sëmundjeve të transmetueshme dhe jo të transmetueshme”, apo “Vaksinimi i popullatës kritike, personat në moshë mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese do të ketë përfunduar brenda shtator 2021”, si dhe të tjerë programe në progres ju mund ti shikoni direkt vetë.

Sektori i ekonomisë, nga 7 programe nuk është përmbushur asnjë. Kanë filluar dhe janë në progres 4 programe dhe nuk kanë filluar apo nuk ka info për 3 programe. Ndër programet që nuk ka info apo nuk ka tendencë për përmbushje në 3 vitet e ardhme janë “Rrisim të ardhurat e disponueshme me 20% deri në fund të mandatit”, “Nxitje transformimin e proceseve të prodhimit duke mbështetur blerjen e makinerive të industrisë 4.0 nëpërmjet rritjes së indeksit të amortizimit nga 20% deri në 40%” dhe “Paga mesatare bruto në rang vendi do të shkojë në 85 mijë lekë bruto”.

Sektori i Mjedisit dhe Turizmit, nga 5 programe rezulton të jetë përmbushur 1 program “Reduktim me synim zhdukjen të ambalazhit plastik njëpërdorimësh” . Ndërsa, 2 programe janë në progres zhvillimi apo kanë filluar të zbatohen. Ndërkohë, 2 programe nuk kanë filluar ende apo nuk ka info për zbatim të tyre “Agroturizmi do të mbështetet jo vetëm financiarisht, por edhe me harta, rrugë, infrastrukturë lokale, promovim unik” dhe “Paketë unike kombëtare për promovimin ndërkombëtar të destinacioneve, paketë në të cilën shteti shqiptar do të investojë 10 milionë Euro çdo vit”.

Sektori i Bujqësisë, nga 6 programe është përmbushur vetëm 1 program. Janë në progres 3 programe dhe për 2 programe nuk kanë filluar ende nga zbatimi apo nuk ka info për to. Programi i përmbushur është “Lehtësi fiskale për sektorin bujqësor”, i cili ishte i miratuar përpara se programi qeverisës të miratohej.

Sektori i Politikës së Jashtme, nga 3 programe konstatohen se të 3 janë në progres zbatimi.
Sektori i Energjisë, nga 5 programe janë në progres 2 programe dhe 3 prej tyre nuk kanë filluar ende, ose nuk ka info për zhvillime. Por, 1 program, “Bursa Shqiptare e Energjisë do të bëhet krejtësisht operacionale në Shkurt të vitit 2022”, konsiderohet i papërmbushur për shkak të mbarimit të afatit të vendosur në programin qeverisës duke e konsideruar si një mundësi e munguar për efektivizimin e tregut dhe ekonomisë.

Sektori i Infrastrukturës, nga 8 programe rezulton të jetë përmbushur 2 programe “Nisim brenda vitit punimet për HekurudhënTiranë-Rinas-Durrës” dhe “Ndërtimi i rrugës “Kardhiq-Delvinë”. Ndërsa, 5 programe janë në progres dhe 1 program konstatohet se nuk kanë filluar ende “28 kantiere të reja të infrastrukturës publike do të kenë përfunduar deri në pranverën e vitit 2022“.

Sektori Fiskal, nga 7 programe është përmbushur 1 program “Do të hiqet taksa mbi pagën aktuale deri në 40 mijë lekë”. Ndërsa, 4 programe janë në progres dhe 2 programe nuk kanë filluar fare, ose nuk ka info për to.

Sektori i politikave, nga 2 programe nuk ka të përmbushura asnjë prej tyre “Paketa e inovacionit dhe IT. Kostot do të rimbursohen 50% direkt dhe 50% si dyfish i tatimit të zbritshëm” dhe “Biznesi i vogël nuk do ketë më inspektor te dera, nuk do ketë më kontrolle fare sepse gjithçka do jetë dixhitale”

Sektori i Politikave sociale, nga 11 programe nuk kanë filluar/mospërmbushur 2 programe “Familjeve të reja do t’u ofrojmë 1 milion lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë” dhe “Subvencionimin me pagesë me çerdhet dhe kopshtet private, për subvencionimin e pagesës“.

Janë në progress 9 programe.

Sektori i Kulturës, dhe digjitalizimi, nga 8 programe, po 8 programe janë në progres zhvillimi në faza të ndryshme, ku bonusi i rijetëzimit është nga programet më spikatëse për Kulturën, por edhe vetë qeverinë. Po kështu edhe programet për dixhitalizimin janë veçoria e zhvillimeve me tendencë pozitive, por ende të papërmbushura në aspektin e plotësimit të nevojave dhe adresimit të problematikave ende të dukshme.
Nëse analizojmë nivelin e përmbushjes së programeve për çdo ministri/institucion qendror kryesor shihet se

(a) në nivele performance më të mirë janë:

ministritë që kanë fushë veprimi arsimin, gruan, rininë me 25% programe të përmbushura dhe 75% të programeve në proces zhvillimi duke mos rezultuar me asnjë program të pafilluar ende;
ministritë që janë të angazhuara me çështjet sociale dhe gruan dhe fëmijët me 18% programe të përmbushura dhe 82% programe në proces zbatimi duke mos rezultuar me asnjë program të pafilluar ende;
ministria për politikën e jashtme dhe ministria e Kulturës, Ministria e Drejtësisë dhe institucionet për pronësinë dhe legalizimet dhe digjitalizimin janë gjithashtu ndër institucionet që kanë një performancë zbatimi në faza të ndryshme për 100% të programeve të tyre, edhe pse ka ende vend për cilësinë e shërbimeve të paplotësuara dhe me problematika në pritje për tu zgjidhur dhe përfunduar.

(b) në nivele performance të vonuar apo me probleme ende moszbatimi janë:

Ministria që ka fushë veprimi sektorin e energjisë me një nivel performsance 40% të programeve në procese zbatimi dhe 60% të tyre të pazbatuara apo të pafilluara duke rezultuar një ndër më problematiket në qeverinë Rama 3

Ministritë që kanë fushë veprimi ekonominë dhe sipërmarrjen me një nivel proces zbatimi të programeve me 57% dhe 43% të programeve ende të pafilluara apo në performim problematik.
ministria që ka fushë veprimi mjedisin dhe turizmin është me një nivel performance pozitive të programeve në 20% të tyre dhe me problematika në 40% të tyre duke patur edhe një nivel performance po 40% për programe  në zbatim.

Ministria dhe institucionet që kanë fushë veprimi infrastrukturën kanë një nivel performance pozitive për ¼ e programeve dhe problematika për 13% të tyre. Ku niveli i zbatimit të programeve në proces është 63% duke reflektuar tendencë për përmirësim të performancës në vitet në vijim.
Ministria dhe institucionet që mbulojnë bujqësinë dhe nëndegët e saj kanë një nivel përmbushje me 17% të programeve të tyre dhe33% mospërmbushje apo fillim të vonuar. Por tashmë 50% e programeve janë në proces zbatimi dhe me një performancë që mundet të kapë ritmin drejt përmbushjes së tyre.

Ministria e financave, që mbulon edhe politikat fiskale ka një nivel performance me vetëm 14% përmbushje të programeve dhe 29% mosfillim apo mospërmbushje ende të programeve që duhet të kishin filluatr të funksiononin. Ndërkohë, 57% e programeve janë në faza të ndryshme zbatimi dhe mbetet ende sfidë performimi i tyre. Në tërësi, kjo ministri duhet të performojë në nivele më të larta, për të qenë në institucionet që kanë nivel të lartë përmbushje, si promotor i shumë politikave të tjera sektoriale qendrore dhe vendore.

Ministria e shëndetësisë me programet siduese për infrastrukturën e shërbimit shëndetësor, por edhe reformimin financiar të sektorit ka një nivel përmbushje të 11% të programeve të saj, por që 67% e programeve janë tashmë në faza të evoluara të performimit dhe ka tendencën dhe treguesit për të përmbushur programet për vitet në vijim edhe pse 22% e programeve janë ende të pafilluara apo me mungesë informimi për ecuri që mund të kenë ndodhur në muajin e fundit.\

Marrë nga Polifakt.al

qeveria rama

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!