LIVE UPDATES
Politike

A është privatizimi i hapësirës publike një...? Rama acarohet me pyetjen e gazetares: Po e bazoni mbi një gënjeshtër! Algoritmi pëlqen skandalet

I pyetur për protestat që po zhvillohen në vend prej 33 ditësh, Rama hodhi poshtë pretendimin se në Shqipëri ka një thyerje besimi ndaj institucioneve.

2 Korrik 2026, 19:15 Nga E. D
A është privatizimi i hapësirës publike një...? Rama
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është acaruar me pyetjen e gazetares së DW, e cila e pyeti nëse privatizimi i hapësirës publike është një çmim që qeveria është e gatshme ta paguajë për transformimin e vendit. Në përgjigje, Rama iu drejtua ashpër gazetares, duke i thënë se pyetjen po e bazon mbi një gënjeshtër, pasi nuk ka privatizim të hapësirës publike. Gjatë intervistës, Rama u ndal edhe te ndikimi i algoritmit, për të cilin tha se algoritmi pëlqen skandalet dhe nuk i pëlqen paqja dhe dashuria.

I pyetur për protestat që po zhvillohen në vend prej 33 ditësh, Rama hodhi poshtë pretendimin se në Shqipëri ka një thyerje besimi ndaj institucioneve. Ai deklaroi gjithashtu se dorëheqja nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë opsion, duke theksuar se mandati i tij është për të përmbyllur procesin e negociatave për Anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Pjesë nga intervista: 

DW: A është privatizimi i hapësirës publike një çmim që jeni të përgatitur ta paguani për këtë transformim?

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë: Kjo është një tjetër gënjeshtër që po thuhet shpesh dhe është bërë fakt, të cilin ju tani po e përdorni për të ngritur një pyetje, sepse nuk ka privatizim të hapësirës publike. E thjeshtë! Nuk ka! Është gënjeshtër.

DW: Ju mund të garantoni që të gjithë do të kenë qasje…

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë: Nuk është se mund ta garantoj. Jetojmë në një qytetërim, i cili që nga koha e romakëve ka marrë një vendim shumë të thjeshtë: Kushdo që bën akuza duhet të japë prova. Ju jeni gazetare, apo jo? Dhe jeni këtu për të informuar audiencën tuaj. Dhe pyetja juaj bazohet në një gënjeshtër. Dhe më pyesni për "garanci", ndërsa duhet të më tregoni se ku është privatizimi dhe ku është ndonjë e dhënë që keni gjetur që ju shqetëson se do të ketë privatizim të tokës publike. Nuk do të ketë! Nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk do të ndodhë.

DW: Në vitin 2024, ligjet e Shqipërisë për mbrojtjen e mjedisit u ndryshuan me qëllim hapjen e rrugës për turizmin e hoteleve luksoze. Dhe kjo është diçka që i ka shqetësuar njerëzit në Shqipëri, së bashku me shqetësimet e tyre për mungesën e konsultimit publik. Cila është përgjigjja juaj ndaj këtyre shqetësimeve?

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë: Unë mendoj se, përsëri, faktet janë shumë të rëndësishme. Por përsëri, faktet lihen mënjanë. Sepse po, ne kemi bërë ndryshime në ligj. Por a e dini çfarë? Ne nuk e ndryshuam thelbin e ligjit dhe ndryshimet tona nuk janë në shkelje të standardeve dhe kritereve europiane, të cilat do të sigurohemi që të verifikohen përmes një procesi që ka të bëjë me negociatat tona. Pra, përsëri, paragjykimet nuk janë argumente dhe insinuatat nuk janë fakte. Dhe faktet janë e vetmja gjë që kam. Nëse keni fakte për të sfiduar faktet e mia, ju lutem m’i sillni. Por nëse keni paragjykime dhe nëse keni beteja ideologjike për të bërë me Trump dhe nëse keni gjëra të tjera në mendje, jeni të lirë t'i keni ato, por unë nuk mund t'ju ndihmoj me përgjigjet e mia.

DW: Në fjalimin tuaj ju folët për zemëratën digjitale. Ju shpikët fjalën "angerithm". Dhe gjithashtu folët për përvojën shumë pozitive të qeverisë suaj me përdorimin e AI-së, duke përfshirë edhe futjen në punë të një ministreje që është edhe vetë një algoritëm i Inteligjencës Artificiale. Nëse jemi në një situatë ku kemi përdorim të mirë algoritmik dhe atë që ju e keni quajtur përdorim të keq algoritmik - ose edhe përdorim të rrezikshëm algoritmik - ku na çon kjo? A na çon kjo në një situatë kontrolli qeveritar të algoritmeve?

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë: Nuk ka një gjë të tillë, pra përdorim të mirë algoritmik, sepse algoritmit nuk i pëlqen e vërteta e mërzitshme. Algoritmit i pëlqejnë gënjeshtrat argëtuese. Algoritmi nuk i pëlqen nuancat. Algoritmit i pëlqen skandali. Algoritmit nuk i pëlqen paqja dhe dashuria. Algoritmit i pëlqen zemërimi dhe frika. Sepse është natyra njerëzore që tërhiqet më shumë nga të gjitha këto. Dhe nuk është puna ime të them se si mund të zgjidhet kjo, në një shoqëri demokratike, si Europa. Por mendoj se Europa dhe bota demokratike po bëjnë një gabim, që një ditë mund të jetë arsyeja e fundit të demokracisë, e cila është pranimi i lirisë së “reach”, si një zgjatim i lirisë së fjalës. Liria e “reach” (shtrirjes) nuk është liri e fjalës. Liria e shtrirjes është ajo që diktaturat kishin si armën e tyre më vdekjeprurëse kundër lirisë. Të hyjnë në tru dhe të mbjellin atje të vërtetën e tyre, duke shtypur çdo të vërtetë tjetër. Algoritmi nuk ka nevojë të shtypë me polici sekrete ose me gjyqtarë të kontrolluar. Algoritmi shtyp përmes mbytjes dhe përmes amplifikimit. Duke amplifikuar gënjeshtrat, duke mbytur të vërtetën. Çdo studim thotë se ajo që shpërblehet në mediat sociale janë gënjeshtrat. Ajo që pranohet më pak, është e vërteta./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Mijëra qytetarë "pushtojnë" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, protestuesit në kor: Lironi çunat

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 34-t ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Protestoj për një Shqipëri të lirë”/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat

Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës

34 ditë revoltë qytetare, emigrantja thirrje Berishës: Sali mos i fut spiunat me përça tubimin

Dita e 34 e protestës për largimin e Ramës, qytetarët një zëri: Shqipëria kërkon Revolucion

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi

Stuhi shiu e breshëri në Elbasan, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

"140 nëpunës të administratës kanë hyrë në një program të IA"/ Rama: Do të shtrihet edhe...

Rama: Shqipëria po punon për modelin e parë të IA për prokurimet publike

Rama: Sistemi për herë të parë në Shqipëri, po lufton me korrupsionin

Rama tregon rastin e të moshuarës: Njerëzit nuk dalin në protestë vetëm për halle...

Rama për protestat: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët

Aksion i IKMT në Jalë, shembet beach bar-i i ndërtuar pa leje

Dita e 33-të e protestës, protestuesi: U bëj thirrje pensionistëve të vijnë në protestë

Reagon protestuesi që u shoqërua në komisariat: Prangat na bënë ta duam më shumë lirinë

"Policia të mos ushtrojë dhunë"/ Ish-oficeri Ahmeti thirrje Hitës: Mbroje popullin tënd me ligj

Aktivisti nga kryeministria: Ata që janë sot në qeli do zëvendësohen me ministrat e qeverisë Rama

Gazetari lexon deklaratën në emër të protestuesve: Agresionit do i përgjigjemi me rezistencë

Protesta e 33-të, protestuesit para kryeministrisë: Edi Rama, o tradhtar, liro çunat sa më parë

Protesta para Parlamentit/ Aktivistja: Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale

Dita e 33-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin 'Skënderbej'

Urbani po kalonte në zonën ku ata po protestonin, protestuesit gjuajnë me vezë autobusin e Tufinës

Aktivisti: Taulant Balla është një bandit, i ka bërë thirrje policisë të ushtrojë dhunë

Protestuesja i gjen deputetët brenda qendrës tregtare: Idiot je vetë, palaço! I fshiheni popullit

Përshkallëzohet situata, protestuesit thyejnë xhamat e makinave të policisë

Përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, nisin arrestimet masive

Momenti kur një protestues godet me gur në kokë efektivin e policisë

Tensione te Kuvendi, protestuesit pengojnë largimin e Peleshit dhe qëllojnë me vezë automjetin e tij

Vijojnë tensionet, protestuesit heqin pjesë të gardhit metalik te Ministria e Brendshme

Adriatik Lapaj i bashkohet revoltës, protestuesit i kërkojnë të largohet

Tensione para parlamentit/ Protestuesit qëllojnë me miell e vezë makinën e Niko Peleshit

Protesta para Parlamentit/ Lëndohen tre efektivë, tre protestues shoqërohen me ambulancë

Spraj lotsjellës ndaj protestuesve, qytetarët pësojnë komplikacione shëndetësore

Protesta para Kuvendit/ Qytetari: Nisi shumë paqësisht, por më pas nisën provokime

Protestuesit heqin kordonin e policisë, efektivët përplasen me qytetarët

Protesta para Kuvendit/ Spiropali: Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten

Protestuesja qëllon me vezë deputetin e PS, Ramion Kurti

Deputeti i PS tenton të shkojë drejt Kuvendit nga qendra tregtare, por gjen dyert e mbyllura

Përshkallëzohet protesta para parlamentit, policia shoqëron pesë qytetarë

Protesta para Kuvendit/ Protestuesit presin deputetët e opozitës me thirrjet: Opozitë e shitur!

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Dita e 32-të e protestës, qytetarët- Ramës: Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha

Dita e 32-të e protestës, studentët: Kemi pafund arsye për të protestuar!

Studentët në ditën e 32-të të protestës: Nuk jemi financuar nga asnjë organizatë

Berisha:Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje të gjeneratës së re

Berisha: Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një zonjë, ja dy kandidaturat

Dita e 32-të e protestës/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve

Berisha: Mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re, e cila nuk ndalet pa e rrëzuar këtë qeveri