2 Korrik 2026, 14:40
Nga D.S
Toni Gogu
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka dënuar ashpër episodet e dhunës të regjistruara gjatë protestës së sotme, ku disa efektivë të Policisë së Shtetit u përballën me dhunë fizike.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gogu e cilësoi të papranueshëm përdorimin e forcës, veçanërisht hedhjen e gurëve ndaj punonjësve të rendit, duke theksuar se dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet për të shprehur pakënaqësitë politike.
Ai theksoi se, shteti i së drejtës ndërtohet mbi respektimin e ligjit, të institucioneve dhe të njëri-tjetrit.
Postimi i plotë i Ministrit Gogu:
"Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Aktet e dhunës, përfshirë hedhjen e gurëve ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë protestës së sotme, janë të papranueshme dhe të pajustifikueshme. E drejta për të protestuar është një e drejtë themelore dhe duhet të ushtrohet në respekt të ligjit dhe të institucioneve.
Askush nuk ka të drejtë të cenojë sigurinë e efektivëve të Policisë, të cilët janë në krye të detyrës për të garantuar rendin publik dhe sigurinë e çdo qytetari.
Shteti i së drejtës ndërtohet mbi respektimin e ligjit, të institucioneve dhe të njëri-tjetrit. Dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur bindjet apo pakënaqësitë politike", shkruan Gogu në rrjete sociale./Dosja.al
toni gogu hedhja e gurëve ndaj efektivëve të policisë
Politike
2 Korrik 2026, 14:28
D.S
Niko Peleshi
TIRANË- Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar ashpër ndaj incidenteve të regjistruar...
Politike
2 Korrik 2026, 13:53
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për rrjetet sociale dhe pakënaqësitë që qytetarët shprehin aty për ...
Politike
2 Korrik 2026, 13:49
I.A
Artan Luku
TIRANË- Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Artan Luku i bën thirrje parlamentit dhe kolegëve të tij të mo...
Politike
2 Korrik 2026, 13:34
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se numri i lartë i aplikimeve për mbështetjen e start-up-eve e ka tejkaluar pritshm...
Politike
2 Korrik 2026, 12:38
D.S
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla është shprehur për një protestues se është dënu...
Politike
2 Korrik 2026, 12:16
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka sulmuar protestuaesit në fjalën e tij për mediat pas dalj...
Politike
2 Korrik 2026, 12:33
E.d
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se PS nuk zmbrapset vetëm pse një g...
Politike
2 Korrik 2026, 12:22
D.S
kuvendi
TIRANË- Mazhoranca në parlament ka miratuar sot ndryshimet në ligjin për Shërbimin Informativ Kombëtar me 72 vot...
Politike
2 Korrik 2026, 12:12
E.d
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar ditën e sotme se brenda protestës ka i...
Politike
2 Korrik 2026, 11:57
E.d
Besnik Brahimi
TIRANË- Identiteti i funksionarit poltik, i cili provokoi qytetarët gjatë protestës së ditës së sotme par...