Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kalaja shprehet se nëpërmjet kallëzimit penal, është evidentuar se shembja e pallatit përveçse është bërë përmes falsifikimit të akteve të ekspertimit, por sipas saj është ndërhyrë edhe tek IMT, ku drejtues asokohe ka qenë Mariglen Qato.
TIRANË - Kryetarja e Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK 31 zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, lidhur me shembjen e pallatit në rrugën "Myslym Keta" në Kombinat.
Në një deklaratë për mediat Kalaja shprehet se veprimet e bëra nga IMT janë bërë nëpërmjet falsifikimit të akteve të ekspertimit.
Kalaja shprehet se nëpërmjet kallëzimit penal, është evidentuar se shembja e pallatit përveçse është bërë përmes falsifikimit të akteve të ekspertimit, por sipas saj është ndërhyrë edhe tek IMT, ku drejtues asokohe ka qenë Mariglen Qato.
Kalaja shton se PD e ka denoncuar rastin me prova që në prill të vitit 2023, por sipsaj saj kjo dosje është injoruar dhe fshehur nga SPAK.
Deklara e plotë e Adriana Kalasë:
Në pallatet e ndodhura në rrugën ‘Myslym Keta’ në Kombinat, nga ana e kryetarit të bashkisë, bashkë me gjithë personat e kallëzuar prej nesh dhe janë 31 zyrtarë të lartë përfshirë dhe 3 drejtorët të cilët sot ndodhen në ‘Arrest me burg’, Taulant Tushe, Mariglen Qato dhe Redi Molla, të cilët në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë shembur jashtë çdo standardi ligjor, pallatin që pretendohet se ishte dëmtuar nga tërmeti. Ndërkohë që, kjo shembje ka ndodhur në vitin 2022, kur ne të gjithë e dimë që tërmeti ka rënë në nëntor të vitit 2019. Nga ana tjetër, përveçse kemi konstatuar që edhe nëse është e vërtetë se shembja e pallateve të ishte për shkak të dëmtimeve, kjo nuk duhej lënë me kaq vonesë. Pra, me gati 2 vite e gjysmë nga rënia e tërmetit. Dhe nga ana tjetër, kemi evidentuar nëpërmjet kallëzimit tonë penal, sepse e gjithë kjo përveçse është bërë përmes falsifikimit aktet e ekspertimit, por mbi të gjitha duke ndërhyrë tek IMT, ku drejtues këto kohë ka qenë Mariglen Qato, i cili drejtonte gjithë situatën e shembjeve në këtë zonë, duke i prerë dhe ujin dhe dritat në mes të natës. Dhe nga ana tjetër automjetet e demolimit të këtyre pallateve, ishin ata që i përkisnin shoqërisë ‘5D’. Ne këtë e kemi denoncuar me fakte dhe me prova që në prill të vitit 2023 dhe për interesin tuaj dhe të publikut, unë po paraqes qoftë kallëzimin penal...
Një muaj pas kallëzimit tonë, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani e ka lënë këtë dosje për kompetencë në prokurorinë e Tiranës , ndërkohë pothuaj pas një viti kur kishte shpërthyer dosja ‘5D’, prokuroria e Tiranës nëpërmjet kësaj shprese, në korrik të 2024-ës, e rikthen këtë dosje në SPAK duke konstatuar se për shkak të bashkimit të dosjeve, për shkak të objektit të kallëzimit dhe subjekteve të kallëzuara nga ne, kjo është kompetencë e SPAK. Sipas informacioneve të brendshme që ne kemi, është konstatuar nga ana jonë, se me qëllim nga ana e Dumanit dhe prokurorit të çështjes, kjo dosje është injoruar dhe fshehur, ndërkohë që me prova dhe fakte kjo dosje duhej bashkuar me dosjen ‘5D’, dhe personi kryesor që duhej thirrur në cilësinë e të pandehurit ishte Erion Veliaj. Pas një viti, vetë organi i hetimit ka vërtetuar ato që ne kemi denoncuar, atë që lidhet me skemën ‘5D’. Pra, për ta bërë të qartë, ndërkohë që zyrtari Mariglen Qato drejtonte IMT të Tiranës, shembjet dhe demolimin e këtyre pallateve i bënte shoqëria ‘5D’, e cila ishte në pronësi të drejtorëve më të lartë të Bashkisë Tiranë.
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën ku u diskutua për një skemë të re mb&e...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama është shprehur se sektori i bujqësisë është më i ekspozuari ndaj risqeve. G...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se Shqipëria është zgjedhur të organizojë të organizoj&...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se objektivi i qeverisë është që eksportet bujqësore do ...
Foto ilustruese KOSOVA- Gjashtëmbëdhjetë kandidatë për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Ko...
Brikena Baxhaku TIRANË - Nëndrejtoresha e gjimnazit profesional "Harry Fulz" është thirrur mesditën e kësaj të enjt...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama foli sot live në rrjetet sociale ku iu përgjigj komentuesve. Ndër të tjera Rama u...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur live në rrjetet sociale edhe për idenë e krijimit të shtetit Bektashi teksa i përg...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy m’sy’, u është përgjigjur komentuesve që ankohen p&eu...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot live në rrjetet sociale se nuk ka ndërmend të largohet nga pushteti. Rama shtoi se posti...