9 Qershor 2025, 22:30
Nga r.ll
adriatik lapaj
TIRANË- Kryetari i “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, është akuzuar disa herë se ka përdorur fonde të shumta për mitingje brenda dhe jashtë vendit, një pjesë e të cilave nga vjehrri i tij që ishte kryetar i Gjykatës së Sarandës deri në fund të vitit 2017, kur doli nga sistemi.
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Lapaj u shpreh se që nga dita kur ka filluar punë si avokat në vitin 2014, e deri kur vjehrri u largua nga puna, ai i kishte ndaluar vetes të merrte pjesë në procese gjyqësore në gjykatën e Sarandës. Ai u shpreh më tej se atje ka zhvilluar vetëm dy gjyqe, një me trup gjykues nga Gjirokastra dhe një tjetër që sipas tij ishte çështje e thjeshtë. Ndërsa shtoi se edhe nëse vjehrri i tij kishte shkelur ligjin, Lapaj tha se nuk mban përgjegjësi për të.
“Shko në Gjykatën e Sarandës bëj një kërkesë dhe thuaj: që nga dita që Adriatiku është martuar, deri në ditën që ky zotëria ka qenë gjyqtar, a ka zhvilluar ndonjë proces gjyqësor në atë gjykatë? Dhe sa kohë ka qenë ai gjyqtar? E dini që nga dita kur jam martuar unë ai është larguar nga sistemi. Kanë kaluar vetëm dy muaj. Unë jam martuar në dhjetor të vitit 2017. Që nga dita kur djali është identifikuar si i dashuruar, pra, që në universitet dhe deri në ditën që ai u largua nga sistemi, a ka pasur ndonjë gjyq të zhvilluar nga Adriatik Lapa në Gjykatën e Sarandës? A jeni në gjendje ta verifikoni këtë?
Që nga dita kur kam filluar punë si avokat në vitin 2014, e deri kur ai zotëria u largua nga puna, unë ia kisha ndaluar vetes të merrja pjesë në procese gjyqësore në atë gjykatë. Që nga dita kur kam përfunduar shkollën dhe jam bërë avokat, e deri në ditën që ai doli nga sistemi, unë nuk kam pranuar të bëj gjyqe në atë gjykatë. Kam zhvilluar vetëm dy gjyqe: një me trup gjykues nga Gjirokastra dhe një tjetër që ishte çështje e thjeshtë, pa ndonjë rëndësi dhe pa lidhje. Ai nuk ka qenë fare pjesë e atyre gjyqeve. Jam ruajtur që të mos shkoj fare në atë gjykatë. Aspak.
Pjesa dërrmuese, u rrotulluan nga çdo anë...pasi u morën me Sorosin dhe e panë që s'pinte më ujë, ajo kë ka pas ky me njollë në biografi? Ky që ka i martuar me vajzën e filanit. Çfarë thonë njerëzit? Njerëzit i thonë gjyqtarë, po gjyqtarët njerëz të korruptuar. Ti biem këtij te vjehrri. Po unë jam unë, ore ai, dhe mund ta ketë shkelë ligjin. Unë tani mbaj përgjegjësi për të? Se s'ka dhe logjikë”- tha Lapaj.
adriatik lapaj
Politike
9 Qershor 2025, 21:30
r.ll
adriatik lapaj
TIRANË- Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me zgjedhjet e 11 maji...
Politike
9 Qershor 2025, 21:30
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vendosur t'i rikthehet rubrikës së tij "Sy m'Sy" pas një ndërprerjeje që pak ditë ...
Politike
9 Qershor 2025, 21:21
r.ll
adriatik lapaj
TIRANË- Kryetari i "Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, është shprehur mbrëmjen e sotme se 11 maji kishte potenc...
Politike
9 Qershor 2025, 20:43
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Në Kosovë ka nisur zyrtarisht edicioni i nëntë i Javës së Krenarisë, që sivjet ka moto...
Politike
9 Qershor 2025, 20:27
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
KOSOVË- Një aktivist serb, Stefan Veljkoviç është gjobitur nga Policia e Kosovës në veri t&...
Politike
9 Qershor 2025, 19:57
N.F
Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas refuzimit të propozimit të LDK-së...
Politike
9 Qershor 2025, 18:41
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është thirrur për tu paraqitur ditën e nesërme në...
Politike
9 Qershor 2025, 18:27
r.ll
zhupa, ylli
TIRANË- Një debat është zhvilluar në seancën e sotme të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit...
Politike
9 Qershor 2025, 17:37
r.ll
komisioni per edukimin
TIRANË- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka zhvilluar sot seancën e radhës. Kryetarja ...
Politike
9 Qershor 2025, 17:36
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS nesër do të shqyrtojë kërkesat e PD-së në lidhj...