LIVE UPDATES
Politike

Nis "Java e Krenarisë" në Kosovë, Kurti: Mbështesim fuqishëm parimin që secili ka të drejtë të shfaqet ashtu siç është!

Gjatë hapjes zyrtare të Javës së Krenarisë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se disa pjesëtarë të komunitetit LGBTIQ+ kanë pasur përvoja të këqija në Kosovë, sikurse edhe në vende të tjera të botës.

9 Qershor 2025, 20:43 Nga N.F
Nis "Java e Krenarisë" në Kosovë, Kurti:
Foto ilustruese

KOSOVË- Në Kosovë ka nisur zyrtarisht edicioni i nëntë i Javës së Krenarisë, që sivjet ka moton “Asnjë hap mbrapa”. Në ngjarjen për nisjen zyrtare të kësaj jave, përfaqësuesit e komunitetit LGBTIQ+ thanë se të drejtat e tyre shpesh janë vetëm në draft-ligje e plane qeveritare, teksa theksuan se pjesëtarët e këtij komuniteti vazhdojnë të përballen me diskriminim.

Blert Morina, drejtori ekzekutiv i Qendrës për Barazi dhe Liri (CEL), tha se do të dëshironte që në këtë ngjarje të përmendeshin disa suksese, sikurse ndërtimi i një strehimoreje për këtë komunitet, mundësia e martesave mes gjinisë së njëjtë, njohja ligjore e identitetit gjinor, ofrimi i trajtimeve shëndetësore për transgjinorët. Por, ai tha se asnjë nga këto nuk është arritur dhe Kosova ende nuk është afër që t’i realizojë.

“Strehimorja ka dështuar sepse shteti ka dështuar t’i mbrojë qytetarët e vet, sepse martesa mes personave të gjinisë së njëjtë ende është vetëm një kauzë e jona e drejtë, sepse identiteti i njohur ligjërisht është përjashtim e jo rregull, sepse shërbimet për persona transgjinorë janë të paqasshme. E gjuha e urrejtjes jo vetëm që nuk është zbehur, është bërë më institucionale, më e rafinuar, më e ligjshme”, tha Morina.

Sipas Morinës, identiteti gjinor dhe seksual në Kosovë janë ende arsye për të mos ndier siguri, për të mos pasur të ardhme, për të mos ekzistuar ligjërisht ky komunitet. Kosova nuk i lejon martesat mes personave të gjinisë së njëjtë. Çështja ishte paraparë të rregullohej me Projektkodin Civil, por ai nuk ka marrë mbështetjen e deputetëve të legjislaturës së kaluar. Ndërkaq, përbërja e re parlamentare, e dalë nga zgjedhjet e shkurtit, ende nuk është konstituar.

Mospajtimet kanë të bëjnë me nenin e këtij Projektkodi që do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” mes personave me gjini të njëjtë.

Si nga krerët e bashkësive fetare në Kosovë, Projektkodi Civil ishte kundërshtuar edhe nga disa deputetë të legjislaturës së kaluar, të cilët kishin argumentuar se ishin kundër legjislacionit, pasi dëshironin t’i mbronin “vlerat e familjes”.

Gjatë hapjes zyrtare të Javës së Krenarisë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se disa pjesëtarë të komunitetit LGBTIQ+ kanë pasur përvoja të këqija në Kosovë, sikurse edhe në vende të tjera të botës.

“Ndjenjat e turpit dhe të veturrejtjes, mospranimi nga familja dhe diskriminimi në shoqëri janë dukuri të cilat të gjithë ne që besojmë fort në liri dhe barazi duhet t’i luftojmë së bashku, të zotohemi se do të vazhdojmë përpara pa asnjë hap mbrapa. Në këtë drejtim, institucionet shtetërore janë në krye të detyrës, qeveria jonë po punon vazhdimisht për zhvillimin e politikave adekuate për një shoqëri gjithëpërfshirëse, me trajtim të barabartë për të gjithë”, tha Kurti.

Ai tha se ngjarjet sikurse Java e Krenarisë janë të rëndësishme në betejën për liri dhe të drejta të barabarta, pavarësisht orientimit apo identitetit seksual. Kurti tha se Zyra e Kryeministrit është duke përgatitur një plan 2025-2027 për të drejtat e komunitetit LGBTIQ+, i cili, sipas tij, do të miratohet nga ekzekutivi gjatë këtij viti.

“Ky plan veprimi synon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për parandalimin e diskriminimit, si dhe të ndërmarrë veprime konkrete nga institucionet në fushat e arsimit, shëndetësisë si dhe të sigurisë, mes tjerash”, tha ai.

Bashkimi Evropian tha se Kosova po bën hapa në drejtimin e duhur sa i përket mbrojtjes, përfshirjes dhe mosdiskriminimit të komunitetit LGBTIQ+. Në këtë drejtim, ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, përmendi faktin që Parada e Krenarisë është mbajtur çdo vit në Kosovë, pa asnjë incident.

Ai tha se Java e Krenarisë është javë e festës, reflektimit, dukshmërisë dhe përkushtimit ndaj identitetit dhe barazisë njerëzore.

“Kohët në mbarë botën janë shumë të vështira. Ka shumë pasiguri. Por, në emër të Bashkimit Evropian, mund të konfirmoj se jemi të përkushtuar fort ndaj të drejtave të personave LGBTIQ+. Këto nuk janë të drejta të veçanta, këto janë të drejta të njeriut”, tha Orav.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Orav, po ashtu përmendi konfirmimin e një aktakuze për krim të urrejtjes, rrëmbim, lëndim fizik dhe kërcënim ndaj privatësisë personale të një personi të komunitetit LGBTIQ+.

“Ky është një moment i rëndësishëm për drejtësinë në Kosovë”, tha ai.

Në këtë ngjarje të mbajtur në Prishtinë, ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, tha se komuniteti LGBTIQ+ përballet me sfida në mbarë botën, duke theksuar se vetëm vitin e kaluar, sipas të dhënave të disponueshme në internet, më shumë se 350 persona të këtij komuniteti janë vrarë në mbarë botën./ REL

kurti kosove java e krenarise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj