Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Blushi u shpreh se kjo zgjatje e afatit të hetimeve provon se në 32 vite shërbim publik, kurrë nuk do të gjendet një provë dhe fakt penal kundër Metës.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar lidhur me vendimin e SPAK për të zgjatur edhe 6 muaj të tjerë hetimin ndaj presidentit të PL-së, Ilir Metës.
Në një deklaratë për mediat nga selia e PL-së, Blushi u shpreh se kjo zgjatje e afatit të hetimeve provon se në 32 vite shërbim publik, kurrë nuk do të gjendet një provë dhe fakt penal kundër Metës. Ai u shpreh më tej se në 6 vite hetime për kreun e PL-së, hetuesit nuk kanë prodhuar asgjë.
Blushi u shpreh se siç e deklaroi Cakrani, masa e arrestit do të kundërshtohet në Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se ky ankimim, është hap përfundimtar për të ezauruar të gjitha procedurat e brendshme në mënyre që sipas tij kjo çështje të mbërrijë sa më shpejt në Strasburg.
DEKLARATA E BLUSHIT:
Narkodrejtësia e nxori serish fytyren saj si perfaqesuese e denjë e antiligjit dhe shërbëtore e neveritshme e Edi Ramës. Asnjë surprizë dhe asgjë e re nga fronti i drejtësisë me regji, që konfirmoi sot edhe njëherë drejtësinë e qëndrimeve të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili prej kohësh e ka denoncuar me vendosmëri dhe kurajë shndërrimin dhe përmbysjen e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota, si një instrument i pisët politik në shërbim të verbër të Narkoshtetit, për të goditur opozitën dhe për të mbrojtur nga ndëshkimi krimet e përbindshme shtetërore, që për Altin Dumanin konsiderohen si “krime intelektuale të vështira për t’u hetuar”.
Zgjatja sërish e afatit të hetimeve ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, z. Ilir Meta pasi atij i kanë komunikuar akuzën, si dhe mbajtja në izolim ekstrem prej 8 muajsh, provon edhe njëherë se në 32 vite shërbim publik kurrë nuk do të mund të gjendet një provë dhe fakt penal kundër Presidentit Ilir Meta.
Hetimet e nisura prej gjashtë vitesh (prej dhjetorit 2019, një javë pasi Altin Dumani u ul në karrigen e tij në SPAK), në kulmin e betejës së Presidentit Meta për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese, nuk kanë prodhuar asgjë, sepse nuk kurrë nuk do mund të zbulohet një akt, asnjë provë, asnjë dokument, asnjë vendim dhe asnjë veprim të paligjshëm nga ana e tij.
Kanë hetuar 6 vite, por edhe për 600 të tjera, nëse do të hetojnë, kurrë nuk do të gjendet asnjë provë e shkeljes së ligjit dhe Kushtetutës nga Presidenti Meta!
Zgjatja e afatit të hetimeve dhe vijimi i mbajtjes në izolim esktrem pa prova dhe fakte penale, është vijim i terrorit politik, që pasoi rrëmbimin mafioz dhe terrorist në 21 tetor të vitit të kaluar të Presidentit Meta, pa asnjë letër policie e jo më prokurorie, nga banditë të maskuar dhe ende të paidentifikuar zyrtarisht, që me armatim të rëndë dhe pa dokument identifikimi e shoqëruan me dhunë në një automjet privat, pa i komunikuar asnjë vendim gjyqësor, pa ju dhënë e drejta të kontaktonte avokatin dhe pa ju lexuar të drejtat, që i takonin, sipas Kushtetutës.
Per kete akt kriminal te rrembimit banditesk Partia e Lirisë ka bërë kallzim në SPAK, por akoma edhe sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje per hetimin e horrave qe urdheruan dhe ekzektuan ate rrembim mafioz. Padyshim pas atij rrëmbimi kriminal të Presidentit të Partisë së Lirisë veprimi i sotem per zgjatjen e paligjshme te hetimeve ishte nje veprim qe pritej te ndodhte nga ana e narkodrejtesise se kapur.
Javën e ardhshme, siç e bëri me dije edhe avokati Z. Kujtim Cakrani, do të kundërshtohet masa e arrestit në Gjykatën Kushtetuese, e cila edhe ajo është në prag të uzurpimit total nga Narkoshteti, sic edhe i keni ndjekur të gjitha zhvillimet e javëve dhe të fundit.
Ky ankimim ne Gjykaten Kushtetuese eshte nje hap perfundimtar për të shterruar dhe ezauruar të gjitha procedurat e brendshme ne menyre që kjo çështje të mbërrijë sa më shpejt në Strasburg dhe ku drejtësisë së kapur dhe vete Shqipërisë do t’i vendoset njolla më e madhe e zezë e turpit në historinë e një vendi anëtar të Këshillit të Europës, që është edhe një vendi anëtar i NATO-s, për atë rrëmbim mafioz të bërë nga Edi Rama me firmat e prokurorëve të Ramaformës, që urdhëruar rrëmbimin e tij terrorisit dhe vazhdojnë ta mbajnë në izolim ekstrem, pikërisht për të trafikuar mandatet mes njëri-tjetrit për pushtet të përjetshëm, si edhe për të asgjësuar opozitarizmin dhe llogaridhënin në Shqipëri.
Presidenti Meta është në forme te shkelqyer dhe Partia e Lirisë është në mbështetje të plotë të tij për të çmontuar këtë axhendë kriminale, sorosiste dhe mafioze, që nuk ka asnje lidhje, as me Kushtetutën e Shqipërisë dhe as me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut ku bazohet Kushtetuta e Shqipërisë. Partia e Lirisë është e gjitha plotësisht në krah të Presidentit Meta në këtë betejë parimore për liri, demokraci, llogaridhënie, transparencë, drejtësi të vërtetë dhe shtet ligjor në Shqipëri.
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovws, Albin Kurti ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Komunën e Mitrovicës së Jugut, ...
konferenca TIRANË- Debate janë regjistruar në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve. Partia Socialiste ka k&eum...
erion veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në burg. Apeli i Gjykatës ...
Cakrani TIRANË- Avokati Kujtim Cakrani në një deklaratë para mediave ka bërë me dije se SPAK ka zgjatur hetimet për...
foto ilustruese KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar 12 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta l...
Donika Gervalla KOSOVË- Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla deklaroi se institucionet e Kosovës po punojnë për lir...
Erion Veliaj TIRANA- Ka nisur në Apelin e Posaçëm seanca për çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj i cili mëso...
Belinda Balluku LLOGARA- Zëvendëskryeministrja dhe një herësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku...
Elvis Roshi TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ditën e...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se personazhet e videos ku tregohet se si blihen votat me para n...