Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gërvalla shprehu shqetësimin për shtimin e rasteve të ndalimeve të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe, duke bërë thirrje për kujdes.
KOSOVË- Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla deklaroi se institucionet e Kosovës po punojnë për lirimin sa më parë të ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili u ndalua nga autoritetet serbe në 7 qershor në pikën kufitare të Horgoshit. Gërvalla shprehu shqetësimin për shtimin e rasteve të ndalimeve të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe, duke bërë thirrje për kujdes.
“Si zakonisht Ministria e Punëve të Jashtme, respektivisht përfaqësuesi i Republikës së Kosovës në Beograd, është interesuar menjëherë pranë organeve serbe për të konstatuar a janë të vërteta lajmet. Kemi informuar edhe në Kosovë dhe Beograd misionet e huaja diplomatike, kemi kërkuar ndihmën e tyre, qartësi, dhe shpresojmë që çështja mundësisht sot të sqarohet, pra ai mos të mbahet fare për 48 orë.
Por, më lejoni të bëj thirrje për një kujdes të veçantë për të gjithë ata që tani që po afrohet vera kalojnë nga Serbia, për shkak se rastet e ndalesave arbitrare dhe të paarsyeshme janë shtuar gjatë muajve dhe vitit të fundit dhe nevojitet një kujdes i posaçëm, sidomos përfaqësuesit ose ish përfaqësuesit e organeve tona të sigurisë duhet të tregojnë një kujdes të veçantë kur kalojnë nëpër Serbi”, shprehet Gërvalla.
Ndërsa pas dështimit të 29-të për konstituim të plotë të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, Gërvalla ka kritikuar opozitën për bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe ka kërkuar unitet për shtet, jo për pushtet. Gërvalla shprehet se partitë tjera nuk preferojnë as zgjedhjet e reja e as nuk e sfidojnë Kurtin në bërjen e Qeverisë.
“Shkelja çdo 48 orë që e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila thotë se deputetet duhet të marrin pjesë në votim, nuk është në rregull…Në këto ditë kur fjala unitet është e përsëritur, më lejoni t’iu them se ne kemi nevojë për unitet për shtet dhe jo për unitet për pushtet. Uniteti për shtet demonstrohet duhet konstituuar Kuvendin. Jam e bindur që vota e fshehtë është instrumenti më demokratik në shoqëritë demokratike”, ka thënë ajo.
Erion Veliaj TIRANA- Ka nisur në Apelin e Posaçëm seanca për çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj i cili mëso...
Belinda Balluku LLOGARA- Zëvendëskryeministrja dhe një herësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku...
Elvis Roshi TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ditën e...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se personazhet e videos ku tregohet se si blihen votat me para n...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë për shtyp foli edhe për “d...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur për zgjedhjet e 11 majit tha se misioni i tij hist...
Anëtarët e KAS TIRANA- Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave ka vendosur për rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 11 maj...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët u shpreh se Shqipëria &...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët e ka cilësuar Kreun e S...
kuvendi i kosoves KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar edhe të hënën ta konstituojnë p&e...