LIVE UPDATES
Politike

Akuzat për zgjedhje në FRPD/ Xhaferri: Përbaltje ndaj djersës time, etiketimi si kandidat i Këlliçit më dëmtoi imazhin

Referuar kandidatëve të tjerë, ai shtoi se ata vepruan gabim, pasi mund të kishin konkurruar në të njëjtën platformë nëse donin ta mundnin.

4 Tetor 2022, 21:58 Nga F.M
Akuzat për zgjedhje në FRPD/ Xhaferri: Përbaltje ndaj
Besart Xhaferri

TIRANË- Kryetari i sapo zgjedhur i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri tha se akuzat e hedhura ndaj tij për manipulim zgjedhjesh dhe ndërhyrje politike i kanë dëmtuar imazhin. Në një lidhje me Skype në ‘ABC’, Xhaferri tha se në FRPD fitoi platforma e tij. Referuar kandidatëve të tjerë, ai shtoi se ata vepruan gabim, pasi mund të kishin konkurruar në të njëjtën platformë nëse donin ta mundnin.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Edhe në këtë garë mes të rinjve pati akuza për manipulimin e votave. Nuk dua të ndalem shumë gjatë në akuzat për manipulim të zgjedhjeve të Forumit rinor, dua të flas për të ardhëm për aksionin politike. Besart u akuzat për manipulim të votave, ndërhyrje, mbështetje nga deputeti Belind Këliçi, çfarë ndodhi realisht?

Xhaferri: Këto janë akuza të porositura. Një akuzë ishte se është garë e paracaktuar. Më shumë se një garë e paracaktuar kam ndjerë një kontestim të paracaktuar. Patjetër që çdo garë ka kontestime, ka debat. Lajmi i mirë për shqiptarët është se vetëm për PD ka gara kur në fund kontestohet. Që të qartësojmë publikun është një garë ku unë kam fituar 55% të votave. Avantazhi im është se unë kisha përballë 5 kandidatë të cilët nëse do ishin në një front mund të më kishin rrezikuar. Por është dhe një përbaltje ndaj garës time, djersës time, por dhe ekipit tim në të gjithë Shqipërinë. Megjithatë unë u shtrij dorën konkurrentëve të mi për të ardhmen.

Xhokaxhi: Më bëri përshtypje ajo që ju thatë se forcat e tjera politike nuk kanë garë të brendshme, ne kmei. Por akuzat nuk vijnë nga forcat e tjera politike, por nga brenda PD?

Xhaferri: Ne jemi të gatshëm t’iua afrojmë këtë ushqim. U them se në çdo proces do të ketë kontenstime, por pas kësaj PD do të dalë e bashkuar, e vetmja çarje ka ardhur në 9 shtator, pasi nuk kishte garë, por ishte ndarje rrugës për demokratët, ku disa shkuan pas fasadës se non-grata do na çojë në katastrofë, disa të tjerë ndoqën rrugën se me

Xhokaxhi: A ke patur gjatë garës së FRPD-së mbështetje apo investim nga zyrtarë të lartë të PD, emri i përmendur është Belind Këlliçi?

Xhaferri: Sulmi ndaj Këlliçit ka filluar pa dalë ende emri im në garë. Pastaj mua kjo vetëm më ka dëmtuar, nuk më ka ndihmuar. Etiketimi që unë jam kandidat i zotit Këlliçi më ka dëmtuar, pasi ka ulur imazhin tim apo kontributin tim në FRPD. Unë jam prej 7 vitesh anëtar i kryesisë së FRPD. Kam kontributet e mia të cilat i kam kryer në mënyrë fanatike dhe vetëmohuese. Unë jam nga ata personazhe që nuk kërkoj vëmendje, por kam kërkuar që të jem pjesë e garës. Nëse ka një lobim në këtë garë ka qenë kundër jo pro meje.

Xhokaxhi: Si qëndron e vërteta për çregjistrimet apo regjistrimet e rja në FRPD?

Xhaferri: Është një vjedhje e database të forumit rinor kur u bastis zyra e kryetarit. Nëse ndodh kjo brenda partisë ne patjetër duhet të bëjmë riantarësime. Këto janë thjeshtë aludime që hidhen tani. Nëse kandidatët do të kishin patur probleme me këto, nuk duhet të kishin hyrë në garë.

Xhokaxhi: Ky proces i riantarësimit pati si pasojë mospjesëmarrjen në votim, ose pengimin e ish-anëtarëve për të votuar?

Xhaferri: Aspak, rregulli ishte se në 15 shtator mbyllet riantarësimet, pastaj duhet të dorëzonim 1500.

Xhokaxhi: Kush ka tentuar të sabotojë procesin?

Xhaferri: Unë personalisht kam qenë i shigjetuar tërë kohës nga disa rryma brenda PD-së. Unë kam patur një sulm nga disa faktorë brenda partisë dhe jashtë saj, të cilën kandidatë e tjerë e kanë faktorizuar. Nëse unë dal fitues nuk është një garë e paracaktuar, por kontestim i paracaktuar.

Zgjedhjet në Forumin Rinor demokrat u mbajtën me 1 tetor dhe në garë për numrin një të të rinjve demokratë ishin 6 kandidatë, konkretisht, Maringlend Doçi, Barbara Doda, Besart Xhaferri, Artion Bajramaj, Alesia Balliu dhe Arnold Karriçi. Fitues me një diferencë të madhe u shpall Besart Xhaferri i cili mori besimin e 5256 të rinjve demokratë. Ky proces është shoqëruar me polemika të shumta dhe me një debat të ashpër mes akuzave për blerje votash dhe manipulim procesi. Mes zhurmës së madhe të krijuar vetë kreu i zgjedhur i të rinjve demokratë është shprehur se nuk ka manipuluan askënd dhe asgjë dhe se është i gatshëm të punojë me të gjithë për të bashkuar Forumin Rinor të Partisë Demokratike.

besart xhaferri zgjedhje ne frpd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj