Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Alimehmeti sqaron në kërkesë se, duke u bazuar në këqyrjet, rezulton sipas tij një parregullsi në masën rreth 5% të votave të numëruara.
TIRANA- Kandidati i Partisë Demokratike-ASHM në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës. Alimehmeti sqaron në kërkesë se, duke u bazuar në këqyrjet, rezulton sipas tij një parregullsi në masën rreth 5% të votave të numëruara.
Konkretisht ai kërkon rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e të gjitha Qendrave të Votimit të Qarkut Tiranë si dhe ndryshimin e Tabelës Përmbledhëse sipas rinumërimit dhe/ose rivlerësimit të votave.
"Gjatë procesit të verifikimit të filmimeve të kamerave nga ana jonë, për një numër të kufizuar të cilat na janë vënë në dispozicion nga administrata e KQZ-së, janë vërejtur disa parregullsi që mund të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit në mënyrë të ndjeshme. Në këto kushte, po paraqes këtë ankim pranë KAS, bazuar edhe në dispozitat e Kodit Zgjedhor", thuhet në kërkesën e tij.
KëRKESA E ALIMEHMETIT:
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me vendimin nr. 1326, datë 24.05.2025, ka miratuar tabelat përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë. Bashkëngjitur këtij vendimi, në tabelën përmbledhëse të rezultatit për subjektin tonë zgjedhor, rezulton se unë, Ilir Alimehmeti, kam marrë 18,128 vota si kandidat i listës së hapur, duke u renditur i dyti nga kandidatët e listës së hapur. Referuar numrit të përgjithshëm të votave të subjekteve sipas këtyre tabelave, nga listat e subjektit tonë zgjedhor mund të zgjidhet vetëm 1 deputet nga listat e hapura, që referuar parashikimeve të Kodit Zgjedhor me ndryshimet e bëra së fundmi, është kandidati më i votuar.
Gjatë procesit të verifikimit të filmimeve të kamerave nga ana jonë, për një numër të kufizuar të cilat na janë vënë në dispozicion nga administrata e KQZ-së, janë vërejtur disa parregullsi që mund të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit në mënyrë të ndjeshme. Në këto kushte, po paraqes këtë ankim pranë KAS, bazuar edhe në dispozitat e Kodit Zgjedhor.
Duke pasur parasysh faktin që subjekti ynë ‘PD-ASHM’ ka marrë 164,316 vota, rezultati për kandidatët mund të ndryshojë, në kushtet kur diferenca midis meje dhe kandidatit të renditur përpara në listë është tejet e ngushtë, ose rreth 1.2% e numrit total të të gjitha votave të subjektit. Vetëm në QV 1834/00, rezulton se 27 vota preferenciale për Ilir Alimehmeti i janë kaluar një tjetër kandidati, duke u shënuar në tabelën përmbledhëse 0 vota.
Qendrat e votimit të mësipërme krijojnë bindjen se numërimi ka pasur problematika në të gjithë Qarkun e Tiranës, duke krijuar shkak për rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e të gjitha Qendrave të Votimit.
Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme, përfundimisht:
KËRKOJ:
Rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e të gjitha Qendrave të Votimit të Qarkut Tiranë;
Ndryshimin e Tabelës Përmbledhëse sipas rinumërimit dhe/ose rivlerësimit të votave.
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha e cilësoi kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, si vegël të Edi Ramës. I ft...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar së fundmi deklaratat e Myslym Murrizit, i cili u shpreh se priten...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, theksoi se nuk do t’i njohë këto zgjedhje. I pyetur nëse do të...
marta szpala TIRANË- Marta Szpala, analiste në Qendrën Polake për Studime Lindore ka shkruar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamen...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të ketë fatin e ish-diktato...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar denoncimet për zgjedhjet e 11 majit teksa theksoi emrat e bandave t&...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme edhe lidhur me operacionin "Ura" ku u lëshuan 52 urdh&eum...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar denoncimet për zgjedhjet e 11 majit teksa theksoi se portin e Durrës...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me procesin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit...
jorida tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka folur sonte lidhur me zgjedhjet e 11 majit. Ajo ka theksuar se opozita ...