LIVE UPDATES
Politike

Ambasadorët e vendeve të BE-së i bëjnë thirrje Kosovës të shfrytëzojë “mundësinë e re” në përpjekje për t’u anëtarësuar në Bashkimi Evropian

Ambasadori gjerman Rohde tha se tani që BE-ja ka një përbërje të re – me Kaja Kallas si kryediplomate e bllokut, dhe Antonio Costa kryetar i Këshillit Evropian – Kosova duhet të punojë për t’i përmbushur kushtet për anëtarësim.

28 Maj 2025, 16:53 Nga N.F
Ambasadorët e vendeve të BE-së i bëjnë thirrje
Foto ilustruese

KOSOVË- Ambasadorë të vendeve të Bashkimit Evropianë në Prishtinë i kanë bërë thirrje Kosovës t’i “bëjë detyrat” dhe ta shfrytëzojë “mundësinë e re” në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në bllokun evropian.

Ndër detyrat kryesore për të mbesin dialogu me shtetin fqinj Serbinë, e në veçanti Asociacioni i komunave me shumicë serbe, sipas tyre. Duke folur në konferencë në Prishtinë, e titulluar “Kosova drejt Bashkimit Evropian: Rruga drejt një zgjidhjeje”, shefi i zyrës së BE-së, Aivo Orav, ambasadori gjerman Jorn Rohde dhe ai francez Olivier Guerot thanë se Kosova tani ka një “dritare të hapur” në rrugën e saj drejt BE-së.

Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar ende, dhe si rrjedhojë ajo është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat.

“Tani, ajo që presim shumë nga Kosova është, së pari, të kemi një partner. Po, kemi një partnere, presidenten – por na nevojitet edhe pushteti ekzekutiv”, theksoi Orav në konferencën e organizuar nga Lëvizja FOL dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike.

Ai shtoi se BE-ja ka “nevojë për një partner me të cilin të flasim për hapat e ardhshëm, si të lëvizim më afër Bashkimit Evropian. Shpresojmë shumë që qeveria të formohet sa më shpejt të jetë e mundur”.

Kosova po dështon t’i formojë institucionet e reja, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, pasi asnjë parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.

Ambasadori gjerman Rohde tha se tani që BE-ja ka një përbërje të re – me Kaja Kallas si kryediplomate e bllokut, dhe Antonio Costa kryetar i Këshillit Evropian – Kosova duhet të punojë për t’i përmbushur kushtet për anëtarësim.

“Kemi një përbërje të re në BE tani, shfrytëzojeni rastin e keni një dritare të hapur. Lutja ime përsëri është bëjeni detyrat dhe shfrytëzojeni këtë rast dhe këtë e filloni duke formuar institucionet e reja”, tha Rohde.

Rohde tha se Kosova nuk duhet të shikojë gjithmonë çfarë bën fqinji i saj, por duhet t’i “bëjë detyrat” e veta.

“Mendoj se kemi nevojë edhe për mendësi ndryshe. Dje fola me një anëtar të qeverisë në detyrë, dhe i thashë se ka shumë çështje në lidhje me anëtarësimin në BE, ndër to dhe çështja e përftimit [të politikave] për vizat. Ai më tha se Serbia nuk e bën, nuk e bëjmë as ne” tha Rohde, duke shtuar se “kjo nuk është serioze”.

Ambasadori francez Guerot u bëri jehonë komenteve të Rohdes, duke thënë se Kosova ka tani një mundësi të re për anëtarësim në BE.

“Në të kaluarën ka pasur këso mundësi që nuk u shfrytëzuan dhe tani është edhe një tjetër e cila nuk do të vijë më. Nevojitet vullnet politikë nga të gjithë në Kosovë, nga qeveria në largim, apo në detyrë apo në ardhje, dhe nga opozita. Për të mos e humbur këtë mundësi duhet dialogu i Brukselit me Serbinë dhe reformat”, tha Guerot. Ai theksoi se Kosova nuk është e izoluar, “përveç nëse e izolon veten”.

“Si e izolon veten? Duke mos i dëgjuar miqtë , duke kultivuar qëndrime se vetëm unë kam të drejtë, duke gjetur të gjitha arsyet për mos t’i respektuar zotimet. Lutja ime është dëgjojeni miqtë tuaj, Kallas dhe Costa ishin këtu, ndërsa në Tiranë u takuan [presidentja e Kosovës Vjosa] Osmani dhe [presidenti francez Emmanuel] Macron”, tha ai.

Ambasadorët i bënë thirrje Kosovës sërish ta themelojë Asociacionin, si një nga detyrat kryesore të saj në rrugën drejt BE-së.

“Një temë për të cilën të gjithë flasin - por të cilën politikanët këtu në Kosovë nuk pëlqejnë ta përmendin - është Asociacioni. Duhet të bëhet dhe është më mirë të bëhet më herët sesa më vonë, për të ecur përpara. Mesazhi im është se ne në BE jemi të gatshëm të ecim përpara dhe shpresojmë shumë që edhe Kosova do të bëjë të njëjtën gjë”, tha Orav.

Në tetor të vitit 2023, të dërguarit e atëhershëm të BE-së, SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, ia ofruan Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por Kosova nuk ka pranuar ta themelojë atë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar ta dërgojë këtë draft-statut për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës - veprim që do të shënonte hapin e parë drejt krijimit të tij.

Presidentja Osmani tha në mars se draft-statuti i Asociacionit i hartuar nga BE-ja nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe se këtë ia ka thënë edhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Peter Sorensen, gjatë vizitës së tij në Prishtinë. Guerot tha se Kosovë nuk duhet “pyes veten se çfarë do të ndodhë nëse nuk bëhet Asociacioni, por çfarë ndodh nëse ai nuk bëhet. Përgjigjen besoj e dini”.

Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar asnjë rund të dialogut politik që nga shtatori i vitit 2023, për shkak të krizave në veriun e Kosovës, që rritën tensionet mes dy vendeve. Prej atëherë janë mbajtur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve.

Bashkimi Evropian ua ka bërë me dije vazhdimisht Kosovës dhe Serbisë së normalizimi i marrëdhënieve fqinjësore është kusht për secilën në rrugën e tyre drejt integrimit.Ato arritën marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve në vitin 2023 – nën ndërmjetësimin e BE-së – por nuk e kanë zbatuar atë deri më sot./ REL

kosove be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj