LIVE UPDATES
Politike

Krahasimi dhe diferenca/ Ku ndryshon urimi i SHBA-ve për zgjedhjet në Rumani dhe Shqipëri

Mes të gjithash mund të thuhet se ku reagim i Ambasadës Amerikane në Shqipëri, vjen pas më shumë se dy javësh nga zgjedhjet e 11 majit. Por le të bëjmë një krahasim me reagimin e Ambasadës Amerikane, në skajin tjetër të Ballkanit, në Bukuresh për zgjedhjet presidenciale të 18 majit.

28 Maj 2025, 13:26 Nga M.B
Krahasimi dhe diferenca/ Ku ndryshon urimi i SHBA-ve për zgjedhjet në
Edi Rama

TIRANA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë ditën e djeshme (27 maj) reagimin e parë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ku mungoi përshëndetja e përveçme për kryeministrin Edi Rama apo për Partinë Socialiste si fituese. Me anë të një postimi në platformën Facebook në faqen zyrtare, Ambasada deklaron se e uron popullin shqiptar për këto zgjedhje. Ndërkohë që më tej thuhet se ata mezi presin të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë. 

"Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë", shkruhej në urimin e Ambasadës.

Mes të gjithash mund të thuhet se ku reagim i Ambasadës Amerikane në Shqipëri, vjen pas më shumë se dy javësh nga zgjedhjet e 11 majit. Por le të bëjmë një krahasim me reagimin e Ambasadës Amerikane, në skajin tjetër të Ballkanit, në Bukuresh për zgjedhjet presidenciale të 18 majit.

Në ndryshim nga koha e gjatë, prej dy javësh që u desh nga Ambasada për një reagim për zgjedhjet në Shqipëri, Ambasada e SHBA-ve në Bukuresht reagoi vetëm pas dy ditësh, pra më 20 maj teksa zgjedhjet u mbajtën më datë 18.

Ambasada e SHBA-së në Bukuresht njoftoi një ditë pas përfundimit të numërimit zyrtar të votave në zgjedhjet presidenciale rumune, se mezi pret të bashkëpunojë me presidentin e ri, Nicusor Dan, si dhe me qeverinë e re që do të formohet.

Krahasimi dhe diferenca/ Ku ndryshon urimi i SHBA-ve për zgjedhjet në
Nicusor Dan

“Presim me padurim të bashkëpunojmë me Nicușor Dan, si President i Rumanisë, dhe me qeverinë e re, për të promovuar prioritetet tona të përbashkëta, siç janë mbrojtja, energjia dhe partneritetet tregtare”, shkruan Ambasada e SHBA-ve në Rumani.

Përveç se në urimin për zgjedhjet në vendin tonë urohet vetëm populli dhe nuk përmendet askund fituese, në urimin për zgjedhjet në Rumani dalin në pah edhe dy elemente të tjera.

Së pari Ambasada uron në emër të përveçëm fituesin teksa duhet theksuar se kundërshtari i tij në zgjedhje, gëzonte edhe mbështetjen e presidentit amerikan Donald Trump dhe ky i fundit e kishte pritur në Shtëpinë e Bardhë.

Së dyti, në urimin për zgjedhjet në Shqipëri Ambasada mjaftohet duke thënë se presin të vazhdojnë partneritetin tonë të ngushtë, ndërsa në urimin për Rumaninë renditen prioritetet e përbashkëta, siç janë mbrojtja, energjia dhe partneritetet tregtare.

shba zgjedhjet

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen