LIVE UPDATES
Politike

Ambasadori shqiptar në Britani takon Nigel Farage: Po shtrembërohen statistika zyrtare për të nxjerrë pretendime krejtësisht të ndryshme dhe larg realitetit

Sipas ambasadorit Uran Ferizi, Nigel Farage tregoi mirëkuptim kur i dëgjoi këto dhe gatishmëri për t’i rishikuar statistikat.

6 Shtator 2025, 15:17 Nga r.ll
Ambasadori shqiptar në Britani takon Nigel Farage: Po shtrembërohen
farage, ferizi

BRITANI- Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Uran Ferizi ka zhvilluar një takim me Nigel Farage, lidhur me deklaratat e këtij të fundit për emigrantët shqiptarë. Takimi është konfirmuar për Top Channel nga vetë ambasadori Uran Ferizi i cili tha se pati një bisede informale në zyrën e Farage ku i tha se: “Është krejtësisht e pavërtetë, dhe megjithatë po përsëritet në GB News dhe nga politikanët tuaj”.

Ambasadori Ferizi, i cili po merr pjesë në konferencën e Reform UK, është shprehur më tej se "e ndërmora këtë veprim sepse po shtrembërohen statistikat zyrtare, të cilat merren dhe përdoren për të nxjerrë pretendime krejtësisht të ndryshme, që nuk i afrohen realitetit.”

Sipas ambasadorit Uran Ferizi, Nigel Farage tregoi mirëkuptim kur i dëgjoi këto dhe gatishmëri për t’i rishikuar statistikat.

“Gjithashtu, theksova se shqiptarët janë një shembull i shkëlqyer i njerëzve që integrohen mirë në Britani. Ata punojnë shumë, mësojnë gjuhën, zakonet dhe rregullat e vendit. I thashë se ishte thellësisht e padrejtë për një vend që krenohet me ndershmërinë e vet, dhe ai duket se e vlerësoi këtë.” ka thënë ambasadori Ferizi në takimin me babain e Brexit Nigel Farage i cili vijon të ketë një ftesë të hapur prej Edi Ramës për të vizituar Shqipërinë.

Ndërkohë ditën e sotme, Nigel Farage nga partia Reform UK ka zbuluar planet për drekën me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Dreka pritet që të mbahet në vendin tonë, pas disa javësh, sipas fjalimit që Farage mbajti përpara anëtarëve të partisë që drejton. Dreka pritet që të mbahet pas ftesës që Rama i bëri Farage disa muaj më parë. Por gjatë fjalës së tij, Farage ka bërë dhe një provokim, duke thënë se rrugës për të Shqipëri mund të mbush avionin me kriminelë shqiptarë që t'i deportojnë ata këtu.  

“Ne do të deportojmë kriminelë të huaj. Do të shkoj për drekë pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë. Mund të rezervoj një avion shumë të madh dhe të marr një ngarkesë me vete, nuk jam i sigurt ende. Ne do ta ndalojmë atë që është një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare, atë që është një rrezik për vajzat dhe gratë në rrugët tona. Ne do t'i ndalojmë anijet dhe do t'i ndalojmë e deportojmë ata që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, duke bërë atë që bën pothuajse çdo vend normal në të gjithë botën", u shpreh Farage.

Si ndodhën replikat me Ramën?

Pak muaj më parë kryeministri Rama dhe deputeti britanik kanë replikuar në rrjetet sociale, pasi ky i fundit deklaroi se "një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg" dhe bëri thirrje për riatdhesimin e tyre të menjëhershëm. Nigel e quajti udhëheqësin shqiptar "një gjigant burrëror" që e udhëheq Shqipërinë si kryeministri i saj socialist, ndërsa kritikoi politikat e Britanisë për imigracionin. Kritikat e Ramës ndaj Britanisë u shfaqën gjatë një interviste me The Guardian, ku ai paralajmëroi se plani i Sir Keir Starmer për të dërguar azilkërkuesit e dështuar jashtë vendit tregon se Britania pas Brexit është në "një vend shumë të errët".

Kryeministri shqiptar tha se Britania po “kërkonte vende për të lënë emigrantët”, një koncept që ai pretendoi se do të kishte qenë i paimagjinueshëm një dekadë më parë. Ai argumentoi se Brexit-i e kishte ndryshuar rrënjësisht diskursin publik britanik, duke thënë: Tetëdhjetë përqind e gjërave që thuhen, shkruhen ose pranohen si pjesë normale e diskursit në Britaninë e sotme janë gjëra që [para Brexit-it] do të kishin qenë krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake, krejtësisht të turpshme. Nigel akuzoi Ramën për hipokrizi, duke iu referuar negociatave të vetë Shqipërisë për të pranuar emigrantë nga vende të tjera./Dosja.al

uran ferizi nigel farage

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj