LIVE UPDATES
Politike

"Javë vendimtare në Kosovë"/ DW: President apo zgjedhje të reja?

. Dy partitë më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me të cilat kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi bisedime për çështjen e presidentit, thonë se tashmë kjo çështje është e mbyllur, s'ka marrëveshje me liderin e partisë fituese, Vetëvendosja, Albin Kurti.

21 Prill 2026, 17:33 Nga E.d
"Javë vendimtare në Kosovë"/ DW: President apo zgjedhje
Albin Kurti

Një javë para përfundimit të afatit kur parlamenti duhet ta zgjedhë presidentin e vendit, Kosova duket se po shkon drejt zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme. Dy partitë më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me të cilat kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi bisedime për çështjen e presidentit, thonë se tashmë kjo çështje është e mbyllur, s'ka marrëveshje me liderin e partisë fituese, Vetëvendosja, Albin Kurti.

Kryeministri të hënën, më 20.04, pas dështimit të një ujdie me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se kreu i LDK-së ka refuzuar të gjitha ofertat që ia ka bërë, duke shpalosur kështu për herë të parë publikisht se çka i ka ofruar LDK-së.

Oferta për LDK-në

"Ne ofruam që LDK-ja në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe partnerët tjerë ta ketë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera. Kam preferuar që zëvendëskryeministër i imi të bëhet Abdixhiku dhe të fillojmë një kapitull të ri”, deklaroi Kurti, duke shtuar se LDK-së i ofroi edhe postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, por ata refuzuan.

Pas refuzimit nga ana e LDK-së, sipas Kurtit, Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, të cilat ai i ka quajtur të panevojshme.

"Në këtë mënyrë Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja, të panevojshme, që i humbin kohë shtetit dhe buxhetit të Kosovës mjete. Së paku 10 milionë euro kushtojnë zgjedhjet e reja dhe nuk do të sjellin zgjidhje sepse nuk do ta kemi numrin prej 80 deputetëve për ta bërë kuorumin. Është dashur të përpiqemi më shumë dhe nuk është dashur të refuzohet oferta jonë për qeverisje”, deklaroi Kurti.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nga ana e tij tha se ai nuk i ka pranuar ofertat e Kurtit pasi konsideron që presidenti nuk duhet të jetë, siç shprehet, "zgjatim i qeverisë”, sikundër që një parti, "duke iu referuar Vetëvendosjes”, nuk mund t'i udhëheqë tri institucionet kryesore në vend, Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën.

"Nuk kemi kërkuar asnjë pozicion për LDK-në e as për mua dhe me kaq në këto rrethana LDK nuk mund të bëjë më shumë. LDK-ja e lë të hapur diskutimin me partitë tjera. Nuk kemi dëgjuar asnjë propozim tjetër përveç që presidenti të jetë i Vetëvendosjes. LDK-ja e konsideron këtë çështje të mbyllur që nga ky moment. Do të bëhemi gati për skenarin më të keq, më të rëndë e më të pakuptueshëm të zgjedhjeve të reja dhe të jashtëzakonshme”, tha Abdixhiku.

Mesazh për PDK-në

Pas dështimit që të arrijë marrëveshje me LDK-në, Kurti tha se i ka dërguar mesazh edhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, për të parë nëse edhe me këtë parti mund të arrijë një marrëveshje për çështjen e presidentit, duke mos shpalosur ofertën e tij. PDK, në orët e pasdites, mblodhi Këshillin Drejtues të Partisë dhe për më shumë se pesë orë diskutimesh, kjo parti tha se "e konsideron të përmbyllur kontributin e saj për zgjedhjen e presidentit”.

"PDK ka dëshmuar gatishmëri të plotë për të kontribuar në zgjedhjen e Presidentit të ri dhe në zhbllokimin e situatës, duke mbështetur mundësinë e një kandidati konsensual, pa asnjë kushtëzim apo kërkesë për përfshirje në bashkëqeverisje. Për PDK-në, stabiliteti institucional ka qenë çështje parimore dhe e interesit shtetëror, e jo objekt i negocimit politik. Përkundër kësaj qasjeje konstruktive, mungesa e vullnetit politik dhe seriozitetit institucional nga ana e pushtetit aktual po e pamundëson përsëri zgjedhjen e Presidentit të ri. Rrjedhimisht, PDK e konsideron të përmbyllur kontributin e saj në këtë proces”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e PDK-së.

Më tej thuhet se kjo parti vlerëson se "Kosova po përballet me kriza të njëpasnjëshme politike dhe institucionale, të shkaktuara drejtpërdrejt nga shumica parlamentare, e cila përmes bllokadave të vazhdueshme dhe mungesës së përgjegjësisë shtetërore po e paralizon funksionimin normal të institucioneve, po i politizon ato dhe po e dëmton interesin qytetar e shtetëror”.

Kriza të njëpasnjëshme politike

Më datë 28 prill, përfundon afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese për ta zgjedhur presidentin e Kosovës dhe pas përfundimit të këtij afati, automatikisht shpërbëhet parlamenti dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen brenda 45 ditëve. Presidenti i Kosovës, në bazë të Kushtetutës, zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë të pranishëm në sallë që seanca të mund të mbahet.

Lëvizja Vetëvendosje, me partnerët në qeverisje, pakicat jo serbe, ka vetëm 66 ulëse në kuvend, nga 120 vende sa i ka parlamenti i Kosovës. Pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanitsi presidente dhe dështimit të kuvendit që ta zgjedhë presidenten/in e ri, më 4 prill, sipas Kushtetutës, ushtruese e detyrës së presidentes u emërua kryetarja e kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila nuk mund ta ushtrojë këtë post më shumë se gjashtë muaj. Vetë Haxhiu, e cila vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, disa herë u ka bërë thirrje partive politike për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme./DW

pdk ldk kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj