Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Molla kishte kërkuar shfuqizimin e masës së sekuestrimit, por Kushtetuesja vendosi të mos e pranojë kërkesën, duke i dhënë të drejtë SPAK.
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të Bashkisë së Tiranës, Redi Mollës dhe ka lënë në fuqi vendimin e Prokurorisë së Posaçme për sekuestrimin e pasurive të tij, në kuadër të hetimeve të dosjes “5D”. Molla kishte kërkuar shfuqizimin e masës së sekuestrimit, por Kushtetuesja vendosi të mos e pranojë kërkesën, duke i dhënë të drejtë SPAK.
Redi Molla dhe ish-drejtorët e tjerë të Bashkisë Tiranë, u arrestuan në muajin mars të vitit 2024 me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Sipas SPAK, Mariglen Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë.
Cila është Dosja 5D?
SPAK e akuzon Redian Mollën së bashku me zyrtarë të tjerë të bashkisë se favorizuan kompaninë 5D Konstruksion në tendera punësh publike. Kompania është regjistruar në pronësinë e Nestor Muhametllarit, por prokuroria pretendon se ka de fakto zotërues Mollën dhe drejtorin tjetër të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato. Kompania 5D Konstruksion u themelua në vitin 2016 me emrin “Igor Elektrik” dhe e ndryshoi më pas emrin në vitin 2019 në V.A.S.
Konstruksion dhe në vitin 2021 në 5D Konstruksion. Të dhënat e bilanceve të kompanisë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se të ardhurat e saj ishin në masën 2.2 miliardë lekë [rreth 20 milionë euro] për periudhën nga viti 2016 kur u themelua deri në vitin 2022.
Nga të dhënat e prokurimeve publike, kompania ka fituar 29 kontrata me vlerë të përgjithshme prej 1.8 miliardë lekësh. Sipas SPAK hetimet për Mollën dhe personat e tjerë të akuzuar në këtë dosje kanë filluar kryesisht në prill të vitit 2023, ndërsa më pas atyre u është bashkëlidhur edhe një kallëzim penal nga kandidati i opozitës për kryetar i Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar, Belind Këlliçi.
Sipas SPAK, Qato dhe Molla e kishin fshehur pronësinë mbi kompaninë 5D Konstruksion përmes ortakëve fiktivë në aktet e regjistrimit. Molla i ka mohuar akuzat në një qëndrim publik duke pretenduar se nuk kishte lidhje me kompaninë dhe se akuzat ishin sulm politik.
Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera gjatë hetimeve paraprake është provuar fakti se e pandehura Eglantina Zere, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking” institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Rivjola Baxha, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), si dhe me të pandehurin Kristo Zhulati në cilësinë e anëtarit të Njësisë së Prokurimit kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomik fitues “V.A.S Konstruksion sh.p.k” dhe “Rroku Guest” sh.p.k, në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i sheshit të parkimit te Selman Stermasi”, të zhvilluar në datën 01.10.2019./Dosja.al
Kyriakos Mitsotakis, Edi Rama GREQI- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Greqia gjatë datave 21–23...
Albin Kurti KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mart&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se ekspertë të Bashkimit Evropian kanë inspektuar pikat e prodhimit dhe grumbullimit q&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian ka në të njëjtën kohë mund...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se modernizimi i rrjetit të laboratorëve dhe veterinarive është një domosdosh...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se është e faktuar, se Taulant Balla ka por...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama e cilësoi sigurinë ushqimore si sfidën më komplekse të procesit të anëtar&eu...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, karakteri i protestave të opozitës do vijojë t&eum...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, deklaroi se siguria ushqimore mbetet një e mirë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, vizita e Ramës në samitin me Alex Soros, ësht...