LIVE UPDATES
Politike

Analiza e DW: Osmani thirrje për zgjidhen e ngërçit politik

Presidentja Vjosa Osmani kërkon nga partitë politike që ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta konstituojnë Kuvendin. Edhe BE-ja ka shprehur shqetësim për mosformimin e institucioneve të reja.

1 Korrik 2025, 17:09 Nga E. D
Analiza e DW: Osmani thirrje për zgjidhen e ngërçit politik
Vjosa Osmani

KOSOVË- Në Kosovë nuk duket se do të arrihet një kompromis politik për konstituim të Kuvendit, edhe pse Gjykata Kushtetueseqë nxori vendim me datën 26.06, tha se brenda 30 ditëve deputetët kanë për detyrë ta zgjedhin kryetarin dhe kryesinë e organit më të lartë legjislativ.

Partitë politike, Lëvizja Vetëvendosje nga njëra anë që këmbëngul për emrin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare dhe partitë e deritashme opozitare që e kundërshtojnë atë, nuk po lëvizin nga qëndrimet e tyre. Të ndodhur në këtë situatë ngërçi politik, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi nga partitë politike që ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta konstituojnë Kuvendin.

"Presidentja Osmani do t'i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim. Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata. Nëse paraqitet nevoja, Presidentja mbetet e gatshme t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë”, tha Bekim Kupina, këshilltar i Presidentes Vjosa Osmani.

Shoqëria civile thirrje për kompromis politik

Edhe shoqëria civile kërkon përfundimin e bllokadës në Kuvend, duke ngritur shqetësimin se "institucionet nuk mund të mbeten peng i interesave partiake”. Mbi 50 organizata të shoqërisë civile, në një letër të nënshkruar drejtuar partive politike, zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit e kanë quajtur "cvnim të rendit demokratik dhe të funksionalitetit institucional”.

"Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë përfaqësues dhe bazamenti i demokracisë parlamentare. Përmes tij, themelohen institucionet e tjera të vendit dhe garantohen parimet kushtetuese të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve. Prej më shumë se dy muaj e gjysmë, vendi qëndron pa një Kuvend të konstituuar. Ky vakum institucional ka penguar miratimin e ligjeve, mbikëqyrjen demokratike të Qeverisë dhe trajtimin e çështjeve urgjente që prekin jetën e qytetarëve”, thuhet në letër. Shoqëria civile bën thirrje për kompromis politik dhe rikthim të funksionalitetit të Kuvendit, duke i kërkuar të gjitha partive të marrin përgjegjësitë e tyre demokratike në mënyrë që të mundësohet miratimi i ligjeve dhe emërimi i institucioneve të reja.

BE: Ratifikimi është në interesin e Kosovës

Edhe Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për mosformimin e institucioneve të reja, ku si pasojë Kosova aktualisht nuk mund të përfitojë nga Plani i Rritjes, i dedikuar për vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Jemi të shqetësuar që institucionet ende nuk janë formuar, duke e shtyrë më tej ratifikimin e Marrëveshjeve të Kredisë dhe të Instrumenteve Financiare. Kosova mbetet në të drejtën e saj për të përfituar nga financimi paraprak sapo të ratifikohen marrëveshjet përkatëse të lidhura me Programin për Reforma dhe Zhvillim. Megjithatë, Programi për Reforma dhe Zhvillim është një instrument me kohë të kufizuar, i miratuar për periudhën 2024–2027, dhe është në interesin e Kosovës që ratifikimi të ndodhë sa më shpejt, për t'i shfrytëzuar në maksimum të gjitha mundësitë që i ofron Plani i Zhvillimit në të mirë të qytetarëve të saj”, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper.

Në fund të vitit të shkuar, Komisioni Evropian mori vendim për t'i mundësuar pagesat e para për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Plani i Rritjes. Kosova, për frymë popullsie, do të jetë përfituesja më e madhe nga kjo paketë, me më shumë se 820 milionë euro./DW

vjosa osmani kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj