LIVE UPDATES
Politike

Analiza e VOA: Opozita akuzoi qeverinë se bashkëpunoi në fushatë me persona të inkriminuar

Opozita akuzoi qeverinë socialiste se bashkëpunoi në fushatë me persona të inkriminuar, të cilët kërcënuan votuesit dhe manipuluan rezultatet në favor të Partisë Socialiste. Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se opozita pësoi një disfatë të thellë, sepse është shkëputur nga qytetarët, të cilët edhe e braktisën atë.

25 Maj 2023, 21:12 Nga f.i
Analiza e VOA: Opozita akuzoi qeverinë se bashkëpunoi në
Kuvendi

TIRANË- Kuvendi në Tiranë u përfshi sot nga polemikat mbi zgjedhjet vendore dhe ekonominë. Opozita akuzoi qeverinë socialiste se bashkëpunoi në fushatë me persona të inkriminuar, të cilët kërcënuan votuesit dhe manipuluan rezultatet në favor të Partisë Socialiste. Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se opozita pësoi një disfatë të thellë, sepse është shkëputur nga qytetarët, të cilët edhe e braktisën atë.

Socialistët dhe demokratët shkëmbyen sot replika mbi zgjedhjet vendore në Kuvend, 10 ditë pas fitores së thellë të të majtë, ndonëse gjatë fushatës nuk u zhvillua asnjë ballafaqim mes kandidatëve të tyre për kryebashkiakë. Kryeministri Edi Rama tha se fitorja e thellë e Partisë Socialiste, që ai drejton, tregoi se qytetarët braktisën opozitën, e cila nuk ka më të drejtë të flasë në emër të tyre, derisa mori prej tyre një rezultat aq të ulët në zgjedhjet vendore.

“Nuk ka patur ndonjë përgjigje më spektakolare nga shqiptarët se sa zgjedhjet e 14 majit për të gjithë. Për të gjithë. Më shumë se sa fitorja jonë, aty është disfata e politikës, që bartet nga gjithë jut ë opozitës që vini këtu dhe këndoni dokrrat tuaja”, tha Rama.

Kryeministri Rama e ndërtoi gjithë fushatën e Partisë Socialiste mbi refuzimin e kandidatëve opozitarë si përfaqësues të ish-kryeministrit Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA. Por sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratie dhe kryetari i ri i grupit parlamentar të saj, Gazment Bardhi, theksoi që Partia Socialiste e mbështeti gjithë fushatën e vet tek aleati non grata Tom Doshi, i cili drejton PSD dhe në Kuvend është në krah të socialistëve. Në zgjedhjet vendore PSD doli forcë e katërt në shkallë vendi.

“Një këmbë të pushtetit në Durrës ia ka garantuar Vangjush Dako, i damkosur non grata për të cilën Rama nuk flet. Një këmbë tjetër të pushtetit në Shkodër ia ka garantuar Tom Doshi, një tjetër non grata për të cilën Rama nuk flet. Vjen këtu Rama dhe në vend që të japë llogari për masakrën, që bëri më 14 maj, merret me opozitën në 35 nga 36 minuta fjalim”, tha zoti Bardhi.

Gjatë diskutimeve mbi rritjen e pagave të administratës dhe ligjvënësve, socialistët renditën sot një seri shifrash mbi përmirësimin e ekonomisë, eksporteve, turizmit, punësimit. Kryeministri Rama tha se qytetarët votuan për kandidatët e Partisë Socialiste, duke konfirmuar mirëqeverisjen e kësaj partie.

“Ekonomia është rritur, ndryshe nga çfarë është thënë këtu dhe ndryshe nga çfarë parashikonin ata që përgatitin pasqyra të tilla. Papunësia është nën nivelet e para pandemisë. Konsumi është rritur”, tha Rama.

Por opozita shprehu shqetësimin pse qeveria nuk ka sjellë në 10 vite asnjë projekt ligj për rritje pagash, edhe pse çmimet janë dyfishuar, por e solli pikërisht tani një projekt të pastudiuar me rastin e zgjedhjeve vendore dhe e bëri temë të premtimeve elektorale. Zoti Bardhi kujtoi se Partia Socialiste ka hedhur poshtë në këto 11 vite çdo propozim të opozitës për rritje pagash përballë tregjeve të çekuilibruara.

“Edi Rama ndryshe thotë dhe ndryshe bën. A do të ketë ulje të informalitetit? As mos e prisni një gjë të tillë. Tatimet a do të mbledhin më shumë para? Deri tani nuk ka asnjë përmirësim domethënës, që të mbështesë këtë teë, për të mos thënë që mbledhja e të ardhurave është përkeqësuar. A do të ketë më pak kontrabandë në dogana? Larg qoftë që Edi Rama të prekë anijet e kontrabandës së karburanteve së oligarkëve me të cilët ndaj gjithë pasuritë e vendit”, tha Bardhi.

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, Partia Socialiste fitoi 53 nga 61 bashki të vendit, 7 bashki i fitoi koalicioni “Bashkë fitojmë” i Partisë së Lirisë me mbështetësit e ish kryeministrit Berisha, dhe një bashki u fitua në Finiq nga MEGA, Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen. Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, zgjedhjet u mbizotëruan nga polarizimi politik, nga ndarjet e thella në mes opozitës. Ndërsa gjatë fushatës nuk u trajtuan çështje të rëndësishme për komunitetet vendore.

Në raportin paraprak të monitorimit, ata theksuan se mbeteshin shqetësuese keqpërdorimi i burimeve shtetërore për fushatë, si dhe pretendimet për blerje votash dhe presione mbi votuesit dhe administratën. Vëzhguesit ndërkombëtarë theksuan se autoritetet shfrytëzuan burimet shtetërore për të bërë fushatë, aq sa shpesh, nuk kishte ndonjë dallim të qartë ndërmjet veprimtarive shtetërore dhe atyre të fushatës. Ata vërejtën në disa raste se mbështetja e ardhshme e qeverisë për komunat ishte e kushtëzuar me rezultatin zgjedhor. Misioni vëzhgues i ODIHR-it takoi burime vendase, që i pohuan pretendime për frikësim të votuesve dhe blerje votash. 

Marrë nga VOA

kuvendi i shqiperise edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj