LIVE UPDATES
Politike

"O votën, o kokën", Berisha: Blerja nën dorë e zgjedhjeve me përmasa të jashtëzakonshme, administrata u shndërrua në një makineri terrorizuese

Lideri i opozitës tha se qeveria dhunoi Kodin Zgjedhor dhe shantazhoi qytetarët në këmbim të votës

25 Maj 2023, 21:03 Nga m.s
"O votën, o kokën", Berisha: Blerja nën dorë e
Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i PD, Sali Berisha tha se opozita u luftua me të gjitha mënyrat deri te komisionerët, blerja e votës apo dhe përdorimi i aseteve të shtetit në fushatën elektorale. Në një intervistë në "Çim Peka Live", lideri i opozitës renditi arsyet pse zgjedhjet e 14 Majit nuk janë parë kurrë në këto 32 vite. 

"Nëse në 2021 deklarova se zgjedhjet ishin të atilla sa vota u ekzekutua pa hyrë në kuti, kërkoj mirëkuptimin dhe vëmendjen e atyre që na ndjekin dhe miratimin tuaj, të paraqes disa problematika të këtyre zgjedhjeve të para kurrë më parë në 32 vite. Ku ndryshojnë këto zgjedhje nga ato politike të 2021?

Në këto zgjedhje, për herë të parë në 32 vite, kreu i ekzekutivit shqiptar deklaron se Kodi Zgjedhor për atë ishte një kinezëri e partive. Kjo nënkupton që ai nuk do të respektonte asnjë nen, asnjë parim të atij kodi i cili mishëron standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të drejta.

Së dyti, në prag të fushatës elektorale, për herë të parë në 32 vite një kryeministër fton në banket të gjithë shefat e komisariateve të 61 bashkive për t'u thënë shqiptarëve se këta janë pronë e PS. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Së treti, në këto zgjedhje si kurrë ndonjëherë në 32 vite opozitës i caktohet kryetari nga qeveria dhe nuk e zgjedh vetë.

Kësaj i thonë "hajde në ring të ndeshemi, por të mbyll derën e ringut dhe unë vetëm në ring për të mos u ndeshur". Në këto zgjedhje për herë të parë që nga 31 marsi 1991, opozitës më të madhe të vendit nuk i jepet një qindarkë nga fondet publike për zgjedhje.

Në këto zgjedhje për herë të parë në historinë e pluralizmit në Shqipëri dhe Europë, pasi kodi zgjedhor shpallet kinezëri, dërgohet zarfi me 5 mijë lekë për 683 mijë pensionistë në kundërshtim me çdo lloj parimi akt-blerje e hapur e votës ose ndikim në votim. Bonus për votën. Në këto zgjedhje për herë të parë në 32 vite jo vetëm bëhet fushatë me rritje rrogash, por u rriten rrogat disa kategorive në mes të fushatës elektorale. Nuk ka ndodhur kurrë.

Arrestohet dy ditë para votimit me akuza false kandidati i opozitës në Himarë. Nuk janë arrestuar ndonjëherë në 32 vite. Për herë të parë pas 22 vitesh, në këto zgjedhje përdoret skema e përjashtimit nga votimi të qindra mijëra zgjedhësve nëpërmjet ndryshimit në shkelje flagrante të ligjit pa asnjë njoftim paraprak të qendrës së votimit të 1.3 mln zgjedhësve. Komisionet zgjedhore ishin 6:1 dhe 7:0 në favor të qeverisë.

Të gjitha këto, dy prej tyre të rishfaqura pas 22 vitesh, 7 të tjera të papara kurrë në një fushatë elektorale. Dhunime flagrante të procesit zgjedhor, vendime të hapura për të blerë votën, as në vitin 91 administrata e regjimit të Ramiz Alisë nuk ka patur një agresivitet në këto zgjedhje, si të ishte polici politike.

Në këto zgjedhje, për rrjedhojë u përdor më shumë se kurrë ndonjëherë në maksimunin e tyre të gjitha kapacitetet e shtetit si një makineri elektorale. Administrata u shndërrua në makineri terroriste ndaj zgjedhësve. Aktivistë, patronazhistë, duke kërcënuar me mijëra zgjedhës se do të pësosh këtë e atë, duke kërcënuar me jetë se të bëj copë, o votën o kokën. Nuk kisha dëgjuar ndonjëherë nga administrata një kërcënim të tillë. Një gjobitje masive në funksion të fushatës. Dhjetëra, qindra e mijëra lokale u prenotuan nga aktivitët dhe patronazhistët, të gjitha të paguara me detyrim nga biznesmenët, këtu do derdhësh 20 mijë euro...dhe kur njëri prej tyre do thoshte kam shpenzuar 50 mln, ti ke fituar 150 mln nga ne, mos e përmend këtë histori...", tha Berisha.  

sali berisha edi rama zgjedhjet

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet