LIVE UPDATES
Politike

Apeli i GJKKO la në burg Metën/ Blushi: Vendim politik, sulm ndaj pluralizmit dhe demokracisë

Gjithashtu Blushi thekson se ky vendim u morr nga vegla qorre, Gjykata e Posaçme e Sorosifikuar e Apelit, të diktuar afërmendsh nga SPAK dhe personalisht nga Edi Rama

19 Nëntor 2024, 20:33 Nga E. D
Apeli i GJKKO la në burg Metën/ Blushi: Vendim politik, sulm ndaj
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me vendimin e Apelit të GJKKO-së që la në fuqi masat e sigurisë ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, përkatësisht “arrest me burg” dhe “detyrim paraqitje”. Blushi duke folur në emër të PL-së, tha se dënon me ashpërsinë më të madhe, atë që e konsideron si vendimin e neveritshëm politik, për të izoluar me masë ekstreme Presidentin, Ilir Meta.

Gjithashtu Blushi thekson se ky vendim u morr nga vegla qorre, Gjykata e Posaçme e Sorosifikuar e Apelit, të diktuar afërmendsh nga SPAK dhe personalisht nga Edi Rama. Sipas tij, desorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar.

“Partia e Lirisë e kundërshton me te gjithë forcën dhe në mënyrë të palëkundur këtë vendim mafioz totalisht të pabazuar në ligj, në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, krehtësisht të pambështetur në asnjë dokument, fakt dhe prove, në dhunim të plotë parimit të prezumimit të pafajësisë, të një procesi të rregullt ligjor dhe me parimet e shtetit të së drejtës në tërësi. Për Partinë e Lirisë ky vendim drejtësisë si pushkë qorre në duart e narkoshtetit është plotësisht i mbushur me barutin e një porosie politike për të asgjësuar opozitën e vërtetë, pluralizimin dhe demokracinë, në funksion vetëm të axhendave mafioze personale, politike dhe elektorale të Edi Ramës, në shërbim të mafias ndërkombëtare, që ka ndihmuar për sorosifikimin e sistemit të drejtësisë me qëllim për të ndihmuar instalimin e plotë të Narkoregjimit në Shqipëri.

Ky vendim kryekëput politik, që e thellon sulmin barbar ndaj pluralizmit dhe demokracisë, duke e shndërruar Shqipërinë ndër të paktat vende në botë me të burgosur politikë, është i absolutisht i papranueshëm dhe do të ankimohet pa në të gjitha shkallët e drejtësisë brenda vendit dhe jashtë vendit. ky vendim kryekëput politik i sponsorizuar nga Qeveria dhe McGongigalët sorosianë kundër Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta është vijim i hetimit skandaloz ndaj tij të bazuar vetëm në mashtrime, manipulime dhe njëanshmëri ekstreme, që u konkludua me rrëmbimin banditesk, siç e panë të gjithë shqiptarët, nga banditë me maska, që hynë dhunshëm në makinë me armatim të rëndë, që nuk u identifikuan, që nuk dhanë asnjë shkresë apo akt zyrtar, që nuk lejuan kontaktin me avokatin, që nuk e njohin me të drejtat e tij dhe që dhunshëm e futën Presidentin Meta në një makinë private për ta çuar në Drejtorinë e Policisë, ku vetëm pas dy orësh shkuan oficerët e Policisë Gjyqësore.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është sot i burgosur politik vetëm për shkak të qëndrimeve të tij shumë të drejta institucionale, politike, patriotike dhe qytetare në mbrojtje të interesit kombëtar dhe sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, të çështjes së Detit dhe të mbrojtjes së pakompromis të kufijve të Kosovës, të kundërshtimit të “Ballkanit të Hapur”, si dhe për shkak të denoncimit të pakompromis të inkriminimit dhe korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, Narkoshtetit dhe Drejtësisë së sorosifikuar nga koka tek këmbët. Sorosifikimi total i sistemit të drejtësisë nga Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare, që ka pjellë vetëm Dumanë dhe Dvoranë, që i ka shndërruar prokurorët dhe gjyqtarët në një instrument paramilitar të shumicës socialiste për vrarë opozitën, pluralizimin politik dhe demokracinë në vend, duke izoluar kundërshtarët politikë të Edi Ramës është sot një alarm kombëtar dhe armiku më i egër i lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor për çdo shqiptarë”, tha Blushi.

 

tedi blushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj