19 Nëntor 2024, 19:23
Nga ZH.LL
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu pas vendimit të Apelit për të lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg". Në reagimin e tij, Meta nuk shpreh aspak çudi pas një vendimi të tillë teksa ka drejtuar akuza se drejtësia po drejtohet nga narkoshteti.
Meta shprehet se ky vendim vetëm sa konfirmoi edhe një herë se gjykatat janë nën urdhrat e pushtetit, siç ai e quan 'narkoregjim'. Ndër të tjera, Meta njoftoi se nuk do të ndalet lufta e PL-së kundër 'narkoshtetit'.
Reagimi i Ilir Metës:
"Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga drejtësia me regji e Narkoshtetit.
Afërmendsh u rikonfirmua sërish se gjykatat janë thjesht dhe vetëm vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman.
Desorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar.
Asnjë vendim gjykate dhe asnjë veprim i mjerë i Narkoregjimit nuk e ndal dot betejën e Partisë së Lirisë për çmontimin e Narkoshtetit, rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të demokracisë e pluralizmit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona për 4 milion shqiptarë plus."
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
ilir meta arrest me burg gjkko apeli
Politike
19 Nëntor 2024, 19:08
ZH.LL
Flamur Noka
TIRANË- Buxheti për vitin 2025 është diskutuar sërish në Kuvend, në seancën e sotme plenare. Mes pë...
Politike
19 Nëntor 2024, 19:16
I.A
Protesta
TIRANË- Protesta para Kuvendit është mbyllur ditën e sotme, pas më shumë se 2 orësh. Mësohet se qytet...
Politike
19 Nëntor 2024, 18:48
E. D
Asllan Dogjani
TIRANË- Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur edhe për tagjedinë ...
Politike
19 Nëntor 2024, 18:28
I.A
Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-s, Gazment Bardhi është përplasur ditën e sotme në Kuvend me Mi...
Politike
19 Nëntor 2024, 17:56
E. D
Genc Gjokutaj
TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj u shpreh se Gjykatat e Apelit është njësoj si GJKKO dhe në mos më keq. ...
Politike
19 Nëntor 2024, 17:49
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka deklaruar se marrëdhënia e saj bashkësho...
Politike
19 Nëntor 2024, 17:21
E. D
Elisa Spiropali
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend ku po diskutohet për buxhetin 202...
Politike
19 Nëntor 2024, 17:23
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka deklaruar se në seancën e sotme prokurorë...
Politike
19 Nëntor 2024, 17:14
I.A
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi
TIRANË- Gjykata e Apelit në GJKKO nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për kreun e Partisë së...
Politike
19 Nëntor 2024, 17:00
r.ll
keshilltaret bashkiake te opozites
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, përfaqësuesi...