Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
I njëjti nënvizon se aktet nënligjore të nxjerra deri në momentin e hyrjes në fuqi të Ligjit Nr. 16/2024, të cilat nuk bien në kundërshtim me këtë të fundit, do të zbatohen deri në nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim të tij.
TIRANA- Ndryshimet e fundit ligjore që u publikuan në Fletoren Zyrtare për ligjin e prokurimeve publike janë sjellë në vëmendje edhe nga Agjencia e Prokurimit Publik e cila u ka bërë një rikujtesë institucioneve mbi atë që duhet të kenë parasysh. Këto ndryshime që marrin fuqi nga data 20 mars duhet të respektohen për çdo procedurë që do të çelet nga kjo datë.
“Ligji hyn në fuqi në datë 20 Mars 2024, me përjashtim të neneve të përcaktuara në pikën 2, të nenit 54 të këtij ligji. Qëllimi i këtij ligji është të përmirësojë kuadrin rregullator të prokurimit publik në Shqipëri, duke synuar përafrimin e mëtejshëm të Ligjit Nr.162/2020 me Direktivat e BE, si dhe adresimin e disa problematikave të dala gjatë zbatimit të këtij ligji në praktikë nga autoritetet kontraktore dhe operatorët ekonomikë, me qëllim lehtësimin e procesit të prokurimit për të gjitha palët e përfshira në të. Ju bëjmë me dije se, procedurat e prokurimit të nisura përpara datës 20 Mars 2024 do të vijojnë të realizohen sipas parashikimeve të ligjit në fuqi në momentin e fillimit/nisjes së tyre. Ndërsa, procedurat e prokurimit, që do të nisin (me nxjerrjen e urdhrit të prokurimit) në datë 20 Mars e në vijim, do t’i nënshtrohen parashikimeve të reja ligjore”, thuhet në njoftimin e APP.
I njëjti nënvizon se aktet nënligjore të nxjerra deri në momentin e hyrjes në fuqi të Ligjit Nr. 16/2024, të cilat nuk bien në kundërshtim me këtë të fundit, do të zbatohen deri në nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim të tij.
Ndryshimet kryesore, që sjell Ligji Nr. 16/2024, dhe që hyjnë në fuqi nga data 20 Mars, janë si më poshtë:
-Parashikimi për herë të parë i konceptit të veprimtarive ndihmëse dhe ofruesit të shërbimit të prokurimit;
-Shfuqizimi i llojit të procedurës së prokurimit “Shërbim Konsulence”, si një procedurë, që nuk përcaktohet nga Direktivat e BE;
-Përcaktimi i konceptit të Urdhrit të Prokurimit në përkufizimet e ligjit, si moment procedurial për nisjen e një procedure prokurimi;
-Rishikimi i nenit të Konfliktit të Interesave, duke parashikuar edhe rastin e marrjes së masave në rast të evidentimit të tij gjatë zbatimit të kontratës;
-Rishikimi i kompetencave të Agjencisë së Prokurimit Publik të parashikuara në nenin 23 të ligjit, lidhur me monitorimin e kontratave, administrimin e bazës së të dhënave, si dhe rasteve të përjashtimit të operatorëve ekonomikë nga e drejta për të fituar kontrata publike;
-Riformulim i dispozitës lidhur me blerjen e përqendruar;
-Rishikim i nenit të Formularit Përmbledhës të Vetdeklarimit;
-Saktësimi i rasteve se, kur një autoritet ose ent kontraktor raporton pranë APP lidhur me tërheqjen e operatorëve ekonomikë;
-Parashikimin si kriter detyrues për skualifikim i rastit kur, operatorët ekonomikë nuk kanë të regjistruar pronarët përfitues në regjistrin e pronarëve përfitues, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi; kur operatori ekonomik nuk përmbush detyrimet që rrjedhin nga legjislacionin për pagat; detyrimin për skualifikimin e një operatori ekonomik edhe kur personi i dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë për shkelje të rëndë profesionale është anëtar i një organi administrimi, drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak, i operatorit ekonomik, ose ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij;
-Në procedurat e prokurimit me vlerë nën kufijtë e lartë monetarë, autoritetet ose entet kontraktore refuzojnë pa kërkuar shpjegime një ofertë, e cila është konstatuar anomalisht e ulët;
-Paraqitja e ankesave dhe e argumenteve nga operatorët ekonomikë bëhet në Sistemin Elektronik të Ankesave;
-Është parashikuar detyrimi për hartimin e planit të zbatimit të kontratës, brenda 10 ditëve nga lidhja e kontratës, vetëm për kontratat, që lidhen në përfundim të procedurave me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlerë të vogël, të cilat kanë kohëzgjatje jo më pak se 6 muaj.
-Rishikim i detyrimeve të autoriteteve ose enteve kontraktore ndaj APP, për raportimin lidhur me zbatimin e kontratave, duke hequr detyrimin për raportim mbi hartimin e planit të zbatimit të kontratës, si dhe raportimet e ndërmjetme për ecurinë e zbatimit të kontratës.
Me ndryshimet ligjore parashikohet një raportim i vetëm në përfundim të kontratës, në të cilin autoritetet kontraktore do të pasqyrojnë të gjitha të dhënat mbi ecurinë e zbatimit të kontratës, modifikimi/et e kryera, problematikat e hasura gjatë zbatimit të kontratës dhe masat e marra për zgjidhjen e tyre (pra, edhe të dhënat që dërgoheshin nga raportimi i ndërmjetëm)./ Monitor
Kuvend TIRANË- Procesi i aplikimeve për investimet strategjike do të jetë i vlefshëm deri më 31 dhjetor 2024, pas votimit n&e...
volodymyr zelensky dhe edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin e djeshëm me raketa ruse në Odessa pak larg vendtak...
ilir beqaj TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kundërshtuar një faturë prej 120 mije lekë të rin...
Lili Sula TIRANË- Drejtuesja e departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula në kuadër të festës së mësuesit ka mb...
enkelejd alibeaj TIRANË- Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një deklaratë për mediat, ku u shpreh se sot n&...
foto nga kuvendi TIRANË- Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend ka zgjatur 33 minuta. Zonjat deputete morën buqeta ...
kuvendi TIRANË- Si në çdo seancë edhe në seancën e sotme, mazhoranca ka votuar e vetme projektligjet në Kuvend. Teksa...
Agron Shehaj TIRANA- Deputeti i opozitës, Agron Shehaj pas përfundimit të seancës plenare, komentoi miratimin për shtyerjen e...
gazment bardhi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardh ka folur për mediat pas përfundimit të seancës....
Elisa Spiropali TIRANA- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka mbajtur fjalë në Kuvend duke urua...