All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"Edhe sikur të isha zari i Berishës...", Ahmetaj i përgjigjet gazetarit: Fokusohu te 50 milionëshi, Eko Parku dhe AKSHI dhe jo te azili im

Ahmetaj tha se gazetari nuk duhet të merret me akuza dhe ofendime ndaj tij, por duhet të fokusohet te dosjet korruptive.

3 Shkurt 2025, 21:57 Nga r.ll
"Edhe sikur të isha zari i Berishës...", Ahmetaj i
arben ahmetaj
All - Paragraf - 1

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është lidhur live mbrëmjen e sotme me emisionin "Çim Peka Live" dhe është përgjigjur kritikave dhe akuzave lidhur me denoncimet në intervistën e tij të tretë, ku ka folur për aferat dhe korrupsionin e qeverisë.

Në përgjigjen e tij, Ahmetaj foli edhe për takimin me gazetarin Baton Haxhiu në Zvicër. Ahmetaj tha se gazetari nuk duhet të merret me akuza dhe ofendime ndaj tij, por duhet të fokusohet te dosjet korruptive, të cilat sipas tij janë "50 milionë dollarë te tuneli i Llogarasë, te Eko Parku, apo AKSHI ku një tjetër dosje 100 e ca milionë i ka ardhur si denoncim". Gjatë deklaratës, Ahmetaj tha se duke treguar për korrupsionet e qeverisë, nuk do të thotë se është "zari i Berishës". 

Ai e cilësoi veten si fenomen i "abuzimit të pushtetit, të korrupsionit të medias dhe varësisë së drejtësisë nga një njeri. Kam nxjerrë një dosje që kam arsyet e mia pse nuk i nxjerr".

Deklarata e Ahmetajt: 

Ahmetaj: Unë kam shumë komente në raport me ato që tha Batoni por do t’i lë në pjesën e dytë. Batoni tha që unë do të deshifroja 50 milionshin. Unë e deshifrova 50 milionshin te pjesa e dytë me bilanc financiar të kompanive turke ku tregonte se nuk kishin sjellë asnjë makineri, kishin harxhuar qindarka për menaxhimin e projektit dhe analiza financiare tregonte në raport me atë që ka harxhuar dhe që është faturuar nga Gjoka Sh. A diferenca 50 milionë dollarë. Çfarë është kjo, nuk është deshifrim? Unë nuk jam 007. Unë jam një person që po tregon me gisht me të drejtë jo siç më treguan mua pa të drejtë me gjithë median. Une jam maskara? Se kam marrë çantën dhe fëmijën në kurriz dhe bredh rrugëve të botës se drejtësia e komanduar nxjerr urdhër arresti për 2 muaj?

Për sa i përket asaj që thotë Batoni, nuk do përdor gjuhën e Batonit se kam pasur miqësi, se atëherë nuk kam qënë maskara dhe i keq por gjithsesi tani jam bërë sipas Batonit. Unë edhe sikur të isha ‘zari i Berishës’, por që kam qënë kundërshtar, Batoni në dashamirësi më ka thënë kur u bëra ministër i Rindërtimit më ka thënë mos e merr se do të fusin në burg për këtë. I kam thënë Baton unë kam frikë nga ligji, kam ndërmend të ndihmojë njerëzit dhe të ndihmoj qeverinë dhe kur unë kam bërë ligjin nuk kam pranuar që brenda ministrisë time të mos kishte njesi prokurimesh dhe kam vendosur në ligj që do ta bëjë autoritetet kontraktore, bashkitë e qyteteve dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe të gjitha kalonin nëpër komitetin e rindërtimit të përbërë nga 7-8 ministra dhe të gjitha kalonin me vendim qeveri dhe asgjë nuk kalonte në vullnetin tim personal. Unë nuk kam qënë zari i asnjërit. Do i sygjeroja Batonit që të fokusohej te 50 milionshi, të fokusohet te Eko Parku dhe jo te azili im.

Të lutem Baton, kur më quan maskara po të them miqësisht që nuk kam qënë ndonjëherë maskara, nuk i kam nxjerr miqtë në pritë, nuk i kam ngulur thika dhe për atë 4 orësh që kemi kaluar bashkë nuk dua të them që më ke dhënë apo s’më ke dhënë të drejtë, s’më ke bërë asnjë pyetje që nuk të kam dhënë përgjigje. Po deshe e detajojmë. Të kam thënë që kjo është mes meje dhe teje dhe që ne jemi takuar e ke thënë ti. Të kam shpjeguar të gjithë për 4 orë. I dashur mik unë nuk jam maskara, por po tentoj të hedh dritë mbi atë që i bëhet Shqipërisë dhe asaj që më bëhet mua.

Unë jam fenomen i abuzimit të pushtetit, të korrupsionit të medias dhe varësisë së drejtësisë nga një njeri. Kam nxjerrë një dosje që kam arsyet e mia pse nuk i nxjerr. Dosjet e SPAK me transaksione...Baton ti je gazetar, si mund të thuash që e futi nën karrige, çfarë do të thotë?

Unë nuk ta kuptoj këtë sulm në aspektin profesional dhe njerëzor, ta kuptoj në aspektin politik, je bërë palë dhe ke të drejtën tënde. Por nuk mund të më fyesh se jam maskara, unë nuk jam maskara.

Haxhiu: Po je...

Ahmetaj: Po mirë mo mirë. Merru me Eko Parkun, po atë të AKSHI-t, se ai djali më ka dërguar edhe një dosje tjetër, 100 e ca milionë...

arben ahmetaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj